Aktvendim për papranueshmëri

Radio Zëri i Sharrit kundër Vendimit A. nr. 2194/07 të Gjykatës Supreme të Kosovës, i datës 12 shkurt 2009

Nr. të lëndës KI 38/09

Parashtruesit: Radio Zëri i Sharrit

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë në Gjykatë me të cilën kërkon vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme e cila kishte shpallur të papranueshme ankesën e tij kundër aktgjykimit të Gjykatës Komunale të Kaçanikut, Në të dy instancat, parashtruesi kishte kërkuar që t’i kthehen pajisjet për radio transmetim që iu ishin konfiskuar nga Komisioni i Pavarur për Media për shkak të shkeljes së licencës, dhe të dy Gjykatat kishin hedhur poshtë këto kërkesa, Ai pretendon që vendimi i Gjykatës Supreme të Kosovës përbën shkelje të drejtave dhe lirive themelore, të drejtave të njeriut, të drejtës për të qenë i informuar, lirisë së shprehjes, të drejtës së punës dhe ushtrimit të profesionit, dhe të drejtës së zhvillimit dhe promovimit, Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzojë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme me arsyetimin se kërkesa e parashtruesit është dorëzuar pas afatit kohor prej katër muajsh nga dita e dorëzimit të aktgjykimit, të paraparë me Ligjin mbi Gjykatën Kushtetuese

Parashtruesit:

Radio Zëri i Sharrit

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile