Publikohet Rregullorja e re e punës së Gjykatës Kushtetuese

22.06.2018

Në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese është publikuar Rregullorja e punës së Gjykatës me plotësim-ndryshimet e fundit, të cilën mund ta gjeni duke vizituar seksionin “Gjykata Kushtetuese/Baza Ligjore” në ueb-faqe apo duke klikuar drejtpërdrejt në linkun: http://gjk-ks.org/gjykata-kushtetuese/baza-ligjore/rregullorja-e-punes/.

Rregullorja e re e punës përmban disa ndryshime, të aprovuara nga Gjykata, ku me rëndësi të veçantë për palët parashtruese në të ardhmen janë ndryshimet e bëra te rregulli përkitazi me kriteret e pranueshmërisë së kërkesave të parashtruara.

Për dallim nga Rregullorja paraprake e punës, ku “Kriteret e pranueshmërisë” ishin vendosur nën rregullin 36 të Rregullores, në Rregulloren e re të punës “Kriteret e pranueshmërisë” tani figurojnë nën rregullin 39.

Përveç kësaj, dispozitat e veçanta përkitazi me procedurat në lidhje me kërkesat e parashtruara sipas nenit 113 të Kushtetutës së Kosovës, tani janë të reflektuara në Kapitullin VII të Rregullores së punës.

Rregullorja e punës së Gjykatës do të publikohet edhe në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.