Njoftim për medie

24.09.2012

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës njofton opinionin se, në vijim të respektimit dhe zbatimit të vendimeve të GJKK-së nga autoritetet publike, përfshirë në veçanti gjyqësorin e rregullt, më 24 shtator 2012, Gjykata e Qarkut në Gjilan ka informuar Gjykatën Kushtetuese përkitazi me zbatimin e Aktgjykimit Nr. KI 51/11 të GJKK-së, me të cilin kërkohet rishqyrtimi i Vendimit Ac. nr. 359/10 të Gjykatës së Qarkut në Gjilan, duke vendosur për rastin në mënyrë meritore sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.