Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit, Ac. nr. 3208/18, të 12 nëntorit 2018

Nr. të lëndës KI 192/18

Shkarko:
Përmbledhje

KI192/18, Parashtrues: Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji,  KEDS sh.a.; vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit, Ac. nr. 3208/18, të 12 nëntorit 2018

KI192/18 Aktvendim për papranueshmëri, i 23 korrikut 2019, publikuar më 27 gusht 2019

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, procedurë përmbarimore, e drejta për gjykim të drejtë,  kërkesë qartazi e pabazuar, kërkesë e papranueshme

Parashtruesja e kërkesës (KEDS sh.a.) kontestoi në Gjykatë kushtetutshmërinë e Aktvendimit Ac. nr. 3208/18 të Gjykatës së Apelit, të 12 nëntorit 2018, me te cilin pretendonte shkeljen e të drejtave të saj të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Parashtruesja e kërkesës, për me tepër, pretendonte se: “Gjykata Themelore në Prishtinë me vendimin që më tej është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit në Prishtinë, kanë vendosur në kapërcimin të kompetencës së tyre, duke i dhënë ekzekutim të detyruar vendimit të kundërligjshëm të Inspektoratit të Punës, përkatësisht Trupës Ekzekutive të Inspektoratit të Punës me të cilin detyron KEDS-in që të shfuqizojë vendimet për ndërprerjen e marrëdhënies së punës me disa punonjës.”

Si rezultat, Gjykata, pasi vlerësoi kërkesën në tërësi, konsideroi se parashtruesja e kërkesës nuk i kishte mbështetur pretendimet e saj, se procedurat përkatëse në ndonjë mënyrë ishin të padrejta apo arbitrare dhe se me aktvendimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë dhe me KEDNJ (shih, mutatis mutandis, Shub kundër Lituanisë, nr. 17064/06, GJEDNJ, Vendimi i 30 qershorit 2009). Si përfundim, në pajtim me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe, rrjedhimisht, e papranueshme.

Parashtruesit:

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji, KEDS sh.a.

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Tjetër