Vendim

Vlerësim i kërkesës së parashtruesit për tërheqjen e kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktvendimit [C.nr. 204/2015] të 27 prillit 2017 të Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Nr. të lëndës KI 64/19

Shkarko:
Përmbledhje

KI64/19, Parashtrues i kërkesës: Ejup Koci, Vlerësim i kërkesës së parashtruesit për tërheqjen e kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, C. nr. 204/2015 të 27 prillit 2017

KI64/19, Vendim për tërheqje të kërkesës, i miratuar më 25 shtator 2019, i publikuar më 31 tetor 2019

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, vendim për tërheqje të kërkesës 

Parashtruesi i kërkesës pretendoi shkelje të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme], nenin 22 [Zbatimi i drejtpërdrejt i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], nenin 24 [Barazia para Ligjit], nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], neni 46 [Mbrojtja e Pronës], nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës dhe nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të KEDNJ-së, për shkak se Gjykata Themelore ndërpreu procedurën kontestimore për arsye procedurale. Ndërkohë, gjatë fazës së shqyrtimit të kërkesës, parashtruesi njoftoi Gjykatën se dëshiron të tërheqë kërkesën e tij.

Pas shqyrtimit të kërkesës së parashtruesit, Gjykata vlerësoi se nuk ka ndonjë arsye bindëse për vazhdimin e shqyrtimit të kushtetutshmërisë së vendimit të kontestuar dhe e miratoi kërkesën e parashtruesit për tërheqje të kërkesës, në pajtim me nenin 23 të Ligjit dhe me rregullin 35 të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Ejup Koci

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për tërheqjen e palës nga kërkesa

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile