Aktvendim për mosmbarim

Qemajl Kurtishi kundër Kuvendit Komunal të Prizrenit

Nr. të lëndës KO 01/09

Parashtruesit: Qemajl Kurtishi

Parashtruesi, Zëvendës Kryesues i Kuvendit Komunal për Komunitete në Komunën e Prizrenit, ka parashtruar kërkesë me të cilën atakon nenin 7 të Statutit të Komunës mbi emblemën e Komunës, e cila përmban shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, vitin 1878 dhe mbishkrim “Prizren”, duke pretenduar se procedurat e parapara me ligj nuk janë respektuar, se nuk janë marrë parasysh kërkesat dhe vërejtjet e komuniteteve në lidhje me emblemën dhe se kjo emblemë nuk reflekton shumëetnicitetin e kësaj Komune, Ai pretendon se komuniteteve të tjera joshumicë në këtë Komunë i janë shkelur të drejtat e kushtetuese për barazinë para ligjit, për ruajtjen, mbrojtjen dhe zhvillimin e identitetit të tyre, se është shkelur Ligji për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligji për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve, Gjykata Kushtetuese vendosi se kur Komuna ka vendosur të shpallë emblemën në të cilën shtëpia e Lidhjes së Prizrenit shoqërohet me vitin 1878, ata kanë promovuar trashëgiminë dhe traditën shqiptare pa vëmendje ndaj komuniteteve tjera duke shkelur të drejtat e komuniteteve joshumicë në Prizren për të ruajtur, mirëmbajtur dhe promovuar identitetin e tyre, Më tej, Gjykata vendosi se neni 7 i Statutit të kësaj komune nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe urdhëroi Komunën e Prizrenit që ta ndryshojë atë në mënyrë që ai të përputhet me Kushtetutën

Parashtruesit:

Qemajl Kurtishi

Lloji i kërkesës:

KO - Kërkesë nga organet shtetërore

Lloji i aktit:

Aktvendim për mosmbarim

Shkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 3 - Barazia para Ligjit, Neni 7 – Vlerat, Neni 58 – Përgjegjësitë e Shtetit, Neni 59 – Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative