Zgjedhet Zëvendëskryetari i Gjykatës

14.09.2021

Në seancën administrative mbajtur të martën, më 14 shtator 2021, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës kanë rizgjedhur në postin e zëvendëskryetarit të Gjykatës, gjyqtarin Bajram Ljatifi.

Bajram Ljatifi u dekretua gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës më 9 gusht të vitit 2018, ndërkaq më 17 shtator 2018 u zgjodh në mandatin e tij të parë si zëvendëskryetar i Gjykatës.

Mandati i ri i zëvendëskryetarit Ljatifi fillon më 18 shtator 2021 dhe zgjat 3 vjet.