Publikohet përmbledhja me prezantimet dhe fjalimet në Ceremoninë solemne dhe Konferencën ndërkombëtare të Vitit XIV Gjyqësor

02.08.2024

Në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese është publikuar përmbledhja me fjalimet dhe prezantimet në Ceremoninë solemne të Vitit XIV Gjyqësor dhe Konferencën ndërkombëtare me temë: “Kontributi i Gjykatave Kushtetuese në mbrojtjen dhe forcimin e vlerave themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, të organizuara në Prishtinë më 23 dhe 24 tetor 2023.

Tekstet e publikuara në këtë botim janë punime autoriale të kryetarëve dhe gjyqtarëve të gjykatave kushtetuese dhe supreme nga Evropa dhe SHBA-të, si dhe të juristëve me renome ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut dhe të gjyqësisë kushtetuese, që ishin pjesëmarrës në ceremoninë e shënimit të përvjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese.

Të gjitha fjalimet dhe prezantimet janë publikuar me lejen e autorëve përkatës dhe qëndrimet e paraqitura në to nuk reflektojnë qëndrimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Përgatitja dhe botimi i përmbledhjes është mundësuar dhe realizuar me mbështetjen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë.

Për të lexuar përmbledhjen e prezantimeve dhe fjalimeve, klikoni këtu