Organizohet ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese

17.12.2024

Ceremonia solemne e pranim-dorëzimit të detyrës së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës do të mbahet të mërkurën, më 18 dhjetor 2024, në “Hotel Emerald” në Prishtinë, me fillim në ora 18:00.

Në ceremoni pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, të sistemit gjyqësor e prokurorial, përfaqësues të misioneve diplomatike në vend, organizatave vendore dhe të huaja, të akademisë dhe shoqërisë civile.

Mysafirëve pjesëmarrës në ceremoni, me një fjalë rasti do t’ju drejtohen znj. Gresa Caka – Nimani, Kryetare në largim e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, dhe z. Nexhmi Rexhepi, Kryetar i zgjedhur i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.