Njoftim për vendimet nga seanca shqyrtuese e mbajtur më 5 maj 2021

05.05.2021

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 5 maj 2021, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi kërkesat: 1. KI 195/19; 2. KI 91/20; 3. KI 109/20; 4. KI 120/20; 5. KI 131/20; 6. KI 181/20; 7. KI 193/20; 8. KI 03/21; 9. KI 18/21; 10. KI 22/21; 11. KI 29/21; 12. KI 31/21; 13. KI 34/21; 14. KI 43/21 dhe 15. KI 49/21. Më poshtë mund t’i lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve (tekstet e plota të vendimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):

1. Lënda: KI 195/19
Parashtrues: Banka për Biznes

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ae.nr.287/18], të datës 27 maj 2019 dhe aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Ekonomike [I.EK.nr. 330/2019], të datës 1 gusht 2019. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me vendimet e kontestuara i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij, të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenet 20, 21 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, dhe me rregullin 59 (1)(a) të Rregullores së punës,

VENDOS

I. TË DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;

II. TË KONSTATOJË se ka pasur shkelje të nenit 31 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;

III. TË KONSTATOJË se Aktgjykimi [VIII.C.Nr.207/06] i 23 nëntorit 2006 i Gjykatës Ekonomike të Qarkut, është përfundimtar dhe i detyrueshëm, dhe si i tillë res judicata;

IV. TË KONSTATOJË se Aktvendimi [Ae.nr.287/18] i 27 majit 2019 i Gjykatës së Apelit dhe Aktvendimi [I.EK.nr.330/19] i 1 gushtit 2019 i Gjykatës Themelore në Prishtinë janë të pavlefshëm;

V. TË URDHËROJË gjykatat e rregullta që të ndërprejnë të gjitha procedurat në këtë çështje kontestimore në pajtim me këtë Aktgjykim;

VI. TË URDHËROJË Gjykatën e Apelit që ta njoftojë Gjykatën, në pajtim me rregullin 66 (5) të Rregullores së punës, deri më datën 5 gusht 2021, për masat e ndërmarra për zbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës;

VII. TË MBETET e përkushtuar në këtë çështje në pajtim me këtë urdhër;

2. Lënda: KI 91/20
Parashtrues: Qerim Berisha, Fadil Gashi, Tahir Morina, Selim Berisha, Naim Berisha, Burim Berisha, Z. B.

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Pejë, Dega në Deçan [C.nr. 131/2017], të datës 24 mars 2020, me të cilin parashtruesit e kërkesës pretendonin se u janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tyre, të garantuara me nenet: 3 [Barazia para Ligjit], 7 [Vlerat], 23 [Dinjiteti i Njeriut], 24 [Barazia para Ligjit], 35 [Liria e Lëvizjes] dhe 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullat 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] e 35 [Tërheqja, hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 35 (4), 35 (5) dhe 59 (3) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

3. Lënda: KI 109/20
Parashtrues: Hamzi dhe Daim Kaloshi

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 122/2018], të datës 28 tetor 2019, me të cilin parashtruesit e kërkesës pretendonin se u janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tyre, të garantuara me nenet 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

4. Lënda: KI 120/20
Parashtrues: N.T.SH. “Virtuo”

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [E. Rev.nr. 23/2020], të datës 27 prill 2020, me të cilin pala parashtruese pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet 24 [Barazia para Ligjit] dhe 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E Drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

5. Lënda: KI 131/20
Parashtrues: Arjana Syla

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev.351/2019], të datës 25 qershor 2020, me të cilin parashtruesja e kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të saj, të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 47 [Kërkesat individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullat 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] dhe 59 [Llojet e vendimeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

6. Lënda: KI 181/20
Parashtrues: Ndërmarrja private „Betoni“

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [E. Rev. nr. 225/20], të datës 27 korrik 2020, me të cilin pala parashtruese pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet: 21, 22, 23, 24, 27, 28, 31, 46, 49, 53, 54, 55 dhe 119 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me nenin 10 të Deklaratës Universale për të Drejta të Njeriut, me nenet 182, 183 dhe 184 të Ligjit për Procedurën Kontestimore, si dhe me nenet 375, 585 dhe 595 të Ligjit për Marrëdhëniet Detyrimore. Parashtruesi i kërkesës kërkoi edhe vendosjen e masës së përkohshme, me të cilën do të pezullohej përmbarimi i aktgjykimit të formës së prerë të Gjykatës Themelore në Rahovec [C. nr. 199/2011], të datës 21 qershor 2012.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet: 22 [Procedimi i kërkesës], 27 [Masat e përkohshme] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullat 32 [Parashtrimi i Kërkesave dhe Përgjigjeve], 39 [Kriteret e pranueshmërisë] dhe 56 [Kërkesa për masë të përkohshme] të Rregullores së punës së Gjykatës.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, dhe me rregullat 39 (2), 57 (1) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

7. Lënda: KI 193/20
Parashtrues: Bujar Hoti

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Gllogoc [C. nr. 257/2019], të datës 17 dhjetor 2020, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i është shkelur e drejta për trajtim të barabartë para ligjit dhe e drejta për punë, që garantohen me nenet 24 dhe 49 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe i përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (1)(b) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

8. Lënda: KI 03/21
Parashtrues: Rrahim Ramadani

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës [AC-I-15-0211-A0001], të datës 3 shtator 2020. Parashtruesi i kërkesës nuk ka specifikuar se cilat të drejta dhe liri të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës pretendon se i janë shkelur me vendimin e kontestuar.
Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 35 (5) dhe 59 (3) të Rregullores së punës, kërkesa të refuzohet.

9. Lënda: KI 18/21
Parashtrues: Ruzhdi Latifi

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme [AC-I-19-0090-A0001], të datës 10 dhjetor 2020, në lidhje me aktvendimin e Kolegjit të Specializuar të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit [C-IV-14-0515], të datës 23 maj 2019. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me vendimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 35 (5) dhe 59 (3) të Rregullores së punës, kërkesa të refuzohet.

10. Lënda: KI 22/21
Parashtrues: Hasime Daka

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [AA.nr. 5/2021], të datës 29 janar 2021, me të cilin parashtruesja e kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të saj, të garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit] dhe me nenin 45 [Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 (Parashtrimi i Kërkesave dhe Përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 35 (5) dhe 59 (3) të Rregullores së punës, kërkesa të refuzohet.

11. Lënda: KI 29/21
Parashtrues: “Vëllezërit Kryeziu” sh.p.k.

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [AC.nr.4601/2020], të datës 2 dhjetor 2020, në lidhje me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë [PPP.nr.55/20], të datës 26 gusht 2019. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me aktvendimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 6 (E Drejta për një proces të rregullt), nenin 13 (E Drejta në Mjete Efektive Juridike) dhe nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 35 (5) dhe 59 (3) të Rregullores së punës, kërkesa të refuzohet.

12. Lënda: KI 31/21
Parashtrues: Albert Krasniqi

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [PML. nr. 224/2020], të datës 17 shtator 2020, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij, të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2), 42 dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

13. Lënda: KI 34/21
Parashtrues: Skender Murseli

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik. Parashtruesi nuk ka qartësuar në kërkesën e tij saktësisht se, cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës pretendon se i janë cenuar nëpërmjet ndonjë akti të një autoriteti publik.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr.03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 35 (5) dhe 59 (3) të Rregullores së punës, kërkesa të refuzohet.

14. Lënda: KI 43/21
Parashtrues: N.T. P. “Arta- Impex”

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [E. Rev. Nr. 7/2019], të datës 2 prill 2019, me të cilin pala parashtruese pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 dhe paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i Kërkesave dhe Përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me nenin 116.1 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 35 (5) dhe 59 (3) të Rregullores së punës, kërkesa të refuzohet.

15. Lënda: KI 49/21
Parashtrues: Fitim Berisha

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik. Parashtruesi nuk ka qartësuar në kërkesën e tij saktësisht se, cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës pretendon se i janë cenuar nëpërmjet ndonjë akti të një autoriteti publik.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 35 (5) dhe 59 (3) të Rregullores së punës, kërkesa të refuzohet.