Njoftim për vendimet nga seanca shqyrtuese e mbajtur më 20 janar 2021

20.01.2021

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 20 janar 2021, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi kërkesat: 1. KI 128/19; 2. KI 141/19; 3. KI 204/19; 4. KI 229/19; 5. KI 40/20; 6. KI 50/20; 7. KI 58/20; 8. KI 122/20; 9. KI 124/20; 10. KI 132/20; 11. KI 147/20, KI 148/20, KI 149/20, KI 150/20, KI 151/20 e KI 152/20 dhe 12. KI 164/2. Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve (tekstet e plota të vendimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):

1. Lënda: KI 128/19
Parashtrues: Artan Mala

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Pml. nr. 44/2019], të datës 4 mars 2019, me të cilin ishte refuzuar kërkesa e tij për mbrojtje të ligjshmërisë kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [PA. 1. nr. 800/18], të datës 18 tetor 2018. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me aktgjykimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij, të garantuara me nenet: 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 30 [Të Drejtat e të Akuzuarit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe të drejtat e garantuara me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

2. Lënda: KI 141/19
Parashtrues: Beqir Shaqiri

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [PML. nr.17/2019], të datës 19 shkurt 2019, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

3. Lënda: KI 204/19
Parashtrues: Zejnepe Buzhala

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 175/2019], të datës 12 qershor 2019, me të cilin, sipas pretendimeve të parashtrueses së kërkesës, i janë shkelur të drejtat dhe liritë e saj të garantuara me nenin 31 [E drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe nenin 5 (E drejta për liri dhe siguri) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe me nenin 14 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

4. Lënda: KI 229/19
Parashtrues: Organizata Joqeveritare “Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim AKEA”

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [ARJ-UZVP.nr. 109/2019], të datës 7 tetor 2019, si dhe të aktvendimeve të Ministrisë së Administratës Publike: [nr.02/2014], të datës 23 tetor 2014, [nr.05/2015], të datës 16 dhjetor 2015, [nr.06/470-3/2016], të datës 8 nëntor 2016 dhe [Ref.KSHA-OJQ/4-2018], të datës 25 shtator 2018. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me vendimet e kontestuara i janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me nenet: 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për një Gjykim të Drejtë], 44 [Liria e Asociimit], 46 [Mbrojtja e Pronës] dhe 54 [Mbrojta Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenet: 6 (E drejta për një proces të rregullt), 11 (Liria e tubimit dhe organizimit), 14 (Ndalimi i diskriminimit) dhe nenin 1 të Protokollit nr. 1 (Mbrojtja e Pronës) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 dhe paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullat 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] dhe 56 [Kërkesa për masë të përkohshme] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (1) (b) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

5. Lënda: KI 40/20
Parashtrues: Sadik Gashi

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë [Ac. nr. 1449/2011], të datës 30 janar 2012 dhe aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 333/2019], të datës 6 nëntor 2019, me të cilat, sipas pretendimeve të parashtruesit, i janë shkelur drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenin 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20, 47, 48 dhe 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (1)(b), 39 (1)(c), 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

6. Lënda: KI 50/20
Parashtrues: Abdullah Bajra

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Pml.nr.366/2019], të datës 10 janar 2020, me cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte t’i jenë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenet 30 [Të Drejtat e të Akuzuarit] dhe 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt gjyqësor] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesat individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2), 57 (4) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

7. Lënda: KI 58/20
Parashtrues: Alush Kastrati

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit [AC-I-15-0052], të datës 5 dhjetor 2019, në lidhje me aktgjykimin e Kolegjit të Specializuar të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit [C-II-14-0074], të datës 29 janar 2015. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se, me aktgjykimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet: 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 22 [Procedimi i kërkesës] dhe nenin 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe i përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (1)(b) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

8. Lënda: KI 122/20
Parashtrues: Rijad Jusufi

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së Udhëzimit Administrativ Nr.01/2016, të datës 15 mars 2016, për zbatimin e Ligjit Nr.05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i Kërkesave dhe Përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (1)(a) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

9. Lënda: KI 124/20
Parashtrues: MuhamedAli Ceyşülmedine

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [UZVP. ARJ. nr. 139/2019], të datës 18 nëntor 2019, në lidhje me aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës [A.A.nr.534/2018], të datës 8 maj 2019 dhe me aktvendimin e Departamentit për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore në Prishtinë [A.nr. 435/13], të datës 5 qershor 2018. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se, me vendimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenet: 3 [Barazia para Ligjit], 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr.03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese dhe në rregullin 32 (Parashtrimi i Kërkesave dhe Përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

10. Lënda: KI 132/20
Parashtrues: Qamile Murtezi – Salihu

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik, me të cilin pretendohej se parashtrueses së kërkesës i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të saj të garantuara me nenet: 7 [Vlerat], 21 [Parimet e Përgjithshme], 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 35 (5) e 59 (3) të Rregullores së punës, kërkesa të refuzohet.

11. Lënda: KI 147/20, KI 148/20, KI 149/20, KI 150/20, KI 151/20 dhe KI 152/20
Parashtrues: Nezir Neziri dhe 5 të tjerë

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së 6 aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, të nxjerra ndërmjet 10 dhjetorit 2019 dhe 13 korrikut 2020, me të cilat pretendohej se janë shkelur të drejtat e parashtruesve të kërkesës të garantuara me nenin 21 [Parimet e Përgjithshme], paragrafin 2 të nenit 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] dhe nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe me nenin 15 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesat bazoheshin në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës], 47 [Kërkesa individuale] dhe 50 [Kthimi në gjendje të mëparshme] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, të aprovohet kërkesa e parashtruesit të kërkesës KI147/20 për kthim në gjendje të mëparshme, për sa i përket afatit për paraqitje të kërkesës në Gjykatën Kushtetuese, dhe që kërkesa të shpallet e papranueshme në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20, 47, 48 dhe 50 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës.

12. Lënda: KI 164/20
Parashtrues: Rafet Haxhaj

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së vendimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës [KGJ nr.229/2020] dhe [KGJ.nr.230/2020], të datës 29 shtator 2020, në lidhje me procesin e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me vendimet e kontestuara i janë shkelur të drejtat dhe liritë e tij të garantuara me nenet: 23 [Dinjiteti i Njeriut], 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike ], 54 [ Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe 108 (4) [Këshilli Gjyqësor i Kosovës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Parashtruesi i kërkesës kërkoi gjithashtu nga Gjykata Kushtetuese, që të caktojë masën e përkohshme me të cilën do të vendoste pezullimin e vendimeve të lartcekura të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Kërkesa bazohej në nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesat individuale] të Ligjit nr. 03 / L-121 për Gjykatën Kushtetuese dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (1)(b), 57 (5) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, të refuzohet kërkesa për masë të përkohshme dhe që kërkesa të shpallet e papranueshme.