Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Gresa Caka – Nimani priti në takim shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Lars – Gunnar Wigemark.
Pasi që e njoftoi z. Wigemark me punën e deritanishme të institucionit që udhëheq, me angazhimet për rritjen e efikasitetit në trajtimin e lëndëve dhe përmirësimin e komunikimit me publikun, kryetarja Caka – Nimani shprehu falënderimin e saj për mbështetjen që misioni i EULEX-it i ka ofruar Gjykatës Kushtetuese gjatë dekadës së parë të funksionimit, nëpërmjet përkrahjes financiare të gjyqtarëve dhe këshilltarëve ndërkombëtarë të saj.
Nga ana e tij, z. Wigemark konfirmoi se mbështetja e misionit të EULEX-it për Gjykatën Kushtetuese dhe rrjedhimisht për sundimin e ligjit në Kosovë nuk do të mungojë as në të ardhmen.