Kryetarja Caka – Nimani priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

18.07.2024

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Gresa Caka – Nimani, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves.

Pasi që i shprehu mirëseardhjen, kryetarja Caka – Nimani e njoftoi ambasadorin Hargreaves me punën e deritanishme të Gjykatës, me sfidat në punë dhe angazhimin për tejkalimin e tyre, si dhe për raportet e mira të bashkëpunimit me gjykatat homologe në rajon dhe më gjerë.

Ajo shprehu falënderimin e saj për ndihmën e vazhdueshme që Qeveria britanike i ka ofruar Gjykatës Kushtetuese, por edhe institucioneve të tjera në vend, për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe infrastrukturore.

Ambasadori Hargreaves, pasi që falënderoi Kryetaren Caka – Nimani për pritjen, theksoi se misioni diplomatik i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë mbetet i përkushtuar për fuqizimin e sektorit të drejtësisë dhe mbrojtjen e pavarësisë së sistemit gjyqësor në vend.