Gjykata Kushtetuese ka publikuar Raportin Vjetor të punës për vitin 2023, në përputhje me nenin 115, paragrafi 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Raporti përmban, ndër të tjera, të dhëna të përmbledhura përkitazi me numrin e lëndëve të trajtuara dhe kërkesat e parashtruara, tipologjinë e shkeljeve dhe afatin e zgjidhjes së kërkesave, shpenzimet buxhetore dhe investimet në infrastrukturë, aktivitetet e prokurimit dhe auditimet e brendshme, vizitat e realizuara në vend dhe jashtë vendit, konferencat dhe punëtoritë e organizuara, si dhe numrin e përgjithshëm të të punësuarve dhe strukturën gjinore.
Për të lexuar Raportin Vjetor të punës për vitin 2023 klikoni këtu