Gjykata Kushtetuese hap faqen në rrjetin social “Facebook”

19.10.2023

Me qëllim të përmirësimit të komunikimit me publikun dhe qasjen më të lehtë të qytetarëve dhe mediave në informatat më të fundit përkitazi me punën dhe veprimtarinë e saj, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka hapur faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

Nëpërmjet faqes në “Facebook”, Gjykata synon të hap një dritare të re komunikimi me publikun e gjerë, pas hapjes së llogarisë zyrtare në rrjetin social “X” (https://twitter.com/Const_CourtRKS) këtë fillimvit.

Për t’u informuar më për së afërmi rreth vizitave, aktiviteteve zyrtare dhe vendimeve më me rëndësi të Gjykatës Kushtetuese, të gjithë të interesuarit tani e tutje do ta kenë mundësinë që këtë ta bëjnë duke ndjekur faqen zyrtare të Gjykatës në “Facebook”: https://www.facebook.com/GjykataKushtetuese