Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Përfundimit të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-P-170, të 22 korrikut 2013

Nr. të lëndës KO 115/13

Parashtruesit: Ardian Gjini dhe 11 deputetë të tjerë

Shkarko:

Parashtruesit e kërkesës ne kërkesën e parashtruar me 29 korrik 2013, kërkojnë vlerësimin e kushtetutshmërisë së përfundimit të Kryesisë së Kuvendit, Parashtruesit pohojnë se përfundimi i kontestuar nuk është në pajtueshmëri me nenin 67 të Kushtetutës, Gjykata konstaton që parashtruesi i kërkesës nuk ka ngritur një çështje kushtetuese brenda kornizës juridike të paraparë me nenin 113,7, andaj, në përputhje me nenin 36, par, 3 (f), kërkesa deklarohet e papranueshme për shkak të papajtueshmërisë ratione materiae me Kushtetutën

Parashtruesit:

Ardian Gjini dhe 11 deputetë të tjerë

Lloji i kërkesës:

KO - Kërkesë nga organet shtetërore

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është ratione materiae jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative