Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Ligjit për pensionet

Nr. të lëndës KI 92/12

Parashtruesit: Sali Hajdari

Parashtruesi paraqiti kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të komentojë Ligjin për pensionet dhe mënyrën e llogaritjes së përvojës së punës, Parashtruesi i kërkesës nuk ka ofruar prova që do të ishin domethënëse për vendimin e Gjykatës, edhe pse Gjykata nëpërmjet një shkrese ka kërkuar nga parashtruesi i kërkesës që të plotësojë kërkesën e tij në mënyrën e paraparë me ligj, Në rastin konkret, parashtruesi i kërkesës ka kërkuar “koment për Ligjin për pensionet”, i cili ende nuk aplikohet te parashtruesi i kërkesës, duke mos cekur se cilat të drejta të garantuara me Kushtetutë i janë shkelur, Duke vendosur për kërkesën e parashtruesit Sali Hajdari, Gjykata konsideron se parashtruesi i kërkesës nuk është palë e autorizuar për të kontestuar kushtetutshmërinë e Ligjit për pensionet në abstrakt dhe për këtë arsye kjo kërkesë duhet shpallur e papranueshme, sepse kërkesën e ka paraqitur pala e paautorizuar

Parashtruesit:

Sali Hajdari

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile