Parashtruesi ka parashtruar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës së Kosovës, duke pretenduar që të drejtat e tij sipas nenit 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] janë cenuar me Aktgjykimin e Gjykatës Supreme, e cila kishte vendosur që Departamenti i Administratës së Pensionit kishte marrë vendim më 22 mars 2011, derisa Parashtruesi ka kontestuar vendimin më 16 shtator 2011. Në këtë kuptim, Gjykata Supreme kishte theksuar që Komiteti për Ankesa, duke hedhur poshtë ankesën e Parashtruesit, kishte zbatuar të drejtën kur kishte vendosur që ankesa ishte parashtruar pas afatit të përcaktuar kohor. Parashtruesi më tutje kishte kërkuar nga Gjykata të mos zbulohej identiteti i tij.
Gjykata theksoi që Kërkesa ishte e papranueshme sepse Parashtruesi nuk kishte arritur të prezantonte prova që procedurat përkatëse kanë qenë të padrejta apo të njollosura me arbitraritet në çfarëdo mënyre. Kështu, Gjykata theksoi që Kërkesa ishte qartazi e pabazuar, në bazë të Rregullit 36 (1.c) të Rregullores së Punës. Sa i përket kërkesës së Parashtruesit për të mos zbuluar identitetin e tij, Gjykata e hodhi poshtë këtë kërkesë si të pabazuar, sepse nuk ishin prezantuar dokumente apo informata përcjellëse për arsyet e Parashtruesit për të mos zbuluar identitetin e tij.
Gazmend Tahiraj
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
Civile