Parashtruesi i kërkesës, z. Fatmir Pireci, e dorëzoi kërkesën bazuar në nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës, duke e kontestuar vendimin e Gjykatës së Qarkut në Prizren, Ac. nr. 518/2010, me pretendimin se ishte marrë në kundërshtim me të drejtat e tij të garantuara nga neni 21 [Parimet e Përgjithshme ] dhe neni 49 [E drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] të Kushtetutës, pasi që Gjykata e Qarkut e refuzoi propozimin e parashtruesit për ekzekutimin e vendimit të Bordit të Pavarur Mbikëqyrës. Vendimi i KPM-së ishte një vendim i marrë nga një organ administrativ i cili kishte asgjë të bëjë me një pretendim monetar siç është paraparë me Ligjin për Procedurën Përmbarimore. Prandaj, vendimi i KPM-së nuk ishte një titull për ekzekutim të cilin Gjykata e Qarkut duhet ekzekutuar, por ajo ishte brenda kompetencave të KPM-së, në bazë të Rregullores së UNMIK-ut 2008/12, për të ekzekutuar vendimet e veta.
Lidhur me pranueshmërinë e kërkesës, Gjykata vendosi që, bazuar në gjuhën e thjeshtë të nenit 113.7, kjo kërkesë ishte e pranueshme sepse në kërkesën e tanishme z. Fatmir Pireci e konteston kushtetutshmërinë e Vendimit Ac. nr. 518/2010 të Gjykatës së Qarkut në Prizren, të 26 nëntorit 2010. Prandaj, parashtruesi i kërkesës duhet të konsiderohet palë e autorizuar, me të drejtën e adresimit të kësaj çështjeje në Gjykatë dhe se i ka shteruar të gjitha mjetet juridike, siç parashikohen me ligj, sipas nenit 113.7 të Kushtetutës. Sa i përket kërkesës së nenit 49 të Ligjit se parashtruesi është dashur ta dorëzojë kërkesën brenda një periudhe prej katër (4) muajsh Gjykata përcaktoi se nga parashtresat e parashtruesit, parashtruesit i ishte dorëzuar vendimi i lartpërmendur i Gjykatës së Qarkut më 17 dhjetor 2010, përderisa parashtruesi e kishte dorëzuar kërkesën në Gjykatë më 22 prill 2011, dmth. brenda afatit katër mujor, siç parashihet me nenin 49 të Ligjit. Pastaj, parashtruesi i përcaktoi saktë cilat të drejta sipas Kushtetutës dhe KEDNJ pretendohen të jenë shkelur dhe nga cili autoritet publik. Prandaj, Gjykata gjithashtu gjen se parashtruesi e ka plotësuar kushtin e nenit 48 të Ligjit.
Për meritat e kërkesës, Gjykata vendosi se, pasi që KPM-ja kishte gjetur shkelje të së drejtës së parashtruesit për punë, vendimi i të cilit ishte bërë përfundimtar dhe i ekzekutueshëm, parashtruesi kishte të drejtë për mjet efektiv juridik, pasi që Komuna e Prizrenit refuzoi ta ekzekutonte vendimin e KPM-së. Megjithatë, siç u përmend më lart, në vend të ekzekutimit të vendimit të KPM-së, siç ishte detyra e tyre ligjore, të dyja, Gjykata Komunale dhe ajo e Qarkut refuzuan ta bëjnë këtë. Duke mos e zbatuar vendimin e KPM-së të 25 qershorit 2008, autoritetet përkatëse i kanë privuar dispozitat e nenit 54 të Kushtetutës dhe nenin 13 të KEDNJ nga të gjitha efektet e dobishme Në këto rrethana, Gjykata konsideron se e drejta për gjykim të drejtë dhe efektiv, siç garantohet me nenet e Kushtetutës dhe KEDNJ-së, është shkelur dhe se vendimi përfundimtar dhe i ekzekutueshëm i KPM-së i Nr. 49/08 i 25 qershorit 2008, duhet të ekzekutohet. Në arritjen e vendimit të saj, Gjykata gjithashtu u mbështet në vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, që adresojnë çështjen e njëjtë ose të ngjashme. Gjykata e shpalli të pavlefshëm vendimin e Gjykatës së Qarkut dhe e ktheu vendimin në Gjykatën e Qarkut për rivendosje, në pajtim me aktgjykimin e kësaj gjykate
Fatmir Pireci
KI - Kërkesë individuale
Aktgjykim
Shkelje e të drejtave kushtetuese
Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm , Neni 54 - Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave
Civile