Vlerësim i kushtetutshmërisë të aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës
P. z. D. 96/2011 të 23 dhjetorit 2011
Nr. të lëndës KI 44/12
Parashtruesit: Bali Dellova
Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur parashtresën në pajtim me nenin 113.7. të Kushtetutës së Kosovës, duke kontestuar aktvendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës P. z. D. 96/2011 i 23 dhjetorit 2011 me të cilin gjykata e ka refuzuar si të pabazuar mjetin e jashtëzakonshëm juridik – kërkesën për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit.
Parashtruesi i kërkesës ka theksuar se me vendimin dhe aktgjykimin e kontestuar janë shkelur të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të parashikuara me nenin 31. (E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm), sepse gjatë gjykimit nuk u arrit të provohet me asnjë provë që parashtruesi i kërkesës ka kryer veprën me të cilën ngarkohet, detyrim, për të cilën u shpall fajtor dhe për të cilën ai u dënua me burgim prej 2 (dy) vjet dhe 6 (gjashtë) muaj për veprën penale të detyrimit nga neni 267, paragrafi 2 të KPPK.
Parashtruesi i kërkesës ka konsideruar që është shkelur neni 31 (E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm) të Kushtetueses, si dhe neni 6 i KEDNJ (E drejta për një proces të rregullt).
Duke vendosur në lidhje me kërkesën e parashtruesit Bali Dellova, Gjykata Kushtetuese, pas shqyrtimit të procesit, nuk ka konfirmuar se proceset relevante para gjykatave të rregullta në asnjë mënyrë janë të padrejta dhe arbitrare. Prandaj, Gjykata ka konstatuar së kërkesa është qartazi e pabazuar, ngase faktet e prezantuara në asnjë mënyrë nuk e arsyetojnë pretendimin dhe shkeljen e së drejtës kushtetuese.
Bali Dellova
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Penale