Vlerësim i kushtetutshmërisë të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Pkl. nr. 1/2010, të 3 dhjetorit 2010
Nr. të lëndës KI 24/12
Parashtruesit: Alban Kastrati
Parashtruesi paraqiti kërkesën bazuar në nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës, duke pohuar se të drejtat e tij sipas neneve 3 [Barazia para Ligjit], 21 [Parimet e Përgjithshme], 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 24 [Barazia para Ligjit], 30 [Të Drejtat e Akuzuarit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës dhe si Neni 6 [E drejta për gjykim të drejtë] i KEDNJ është shkelur nga Aktgjykimi i Gjykatës Supreme,i cili kishte refuzuar kërkesën e parashtruesit për mbrojtjen e ligjshmërisë si të pabazë dhe rrjedhimisht vendimi i Gjykatës së Qarkut, ku parashtruesi u shpall fajtor për kryerjen e një vepre penale.
Gjykata vendosi se kërkesa ishte e papranueshme, sepse parashtruesi dështoi të paraqesë prova se procedurat përkatëse ishin në ndonjë mënyrë të padrejta apo arbitrare. Prandaj, Gjykata vendosi se kërkesa ishte haptazi e pabazuar sipas rregullit 36 (1.c) të Rregullores së Punës. Më tej, Gjykata u shpreh se kërkesa e parashtruesit ishte jashtë afatit kohor sipas nenit 49 të Ligjit, sepse Aktgjykimi i Gjykatës Supreme, Pkl. nr. 1/2010, është marrë më 3 dhjetor 2010 dhe i është dorëzuar parashtruesit më 29 dhjetor 2010, ndërsa parashtruesi paraqiti kërkesën në Gjykatë më 7 mars 2012, dmth. më shumë se 4 muaj nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi i Gjykatës Supreme
Alban Kastrati
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është paraqitur pas afatit
Penale