Vlerësim i kushtetutshmërisë të Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, P.nr. 211/06 të 1 nëntor 2007, të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Ap.nr. 48/2008, të datës 14 maj 2008 dhe të Akgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës Pzd. nr. 118/2010
Nr. të lëndës KI 13/11
Parashtruesit: Jeton Salihu dhe Mentor Salihu
Parashtruesit paraqitën kërkesën bazuar në Nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se të drejtat dhe liritë e tyre kushtetuese janë cenuar me aktgjykimin e Gjykatës Supreme, me ç’rast u vërtetua aktgjykimi dënues i Gjykatës së Qarkut lidhur me akuzat ndaj parashtruesve për vrasje dhe dëmtime trupore, Parashtruesit pohuan se Gjykata e Qarkut dhe Gjykata Supreme kanë cenuar të drejtat dhe liritë e tyre të garantuara me nenet 24, 30 dhe 31 të Kushtetutës së Kosovës dhe nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Liritë e Njeriut, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesve ishte e papranueshme bazuar në Rregullin 56,2 të Rregullores së Punës për shkak se parashtruesit nuk i kanë mbështetur pretendimet e tyre ashtu siç kërkohet me Ligj dhe me Rregullore, Gjykata arsyetoi vendimin e saj duke theksuar se Gjykata Supreme kishte konstatuar se provat e ekspertëve mbështesnin dëshmitë e dëshmitarëve, Duke cituar praktikën e saj gjyqësore në rastin nr, Kl 06/09, parashtruesi X kundër Aktgjykimit nr, 215/2006 të Gjykatës Supreme, Aktgjykimit nr, 741/2005 të Gjykatës së Qarkut, Aktgjykimit nr, 217/2004 të Gjykatës Komunale, Gjykata më tutje arsyetoi se fakti se parashtruesit janë të pakënaqur me rezultatin e rastit nuk mund t’u shërbejë atyre si e drejtë të ngrenë një kërkesë të argumentueshme për shkelje të të drejtave dhe lirive kushtetuese, Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesve si të papranueshme
Jeton Salihu dhe Mentor Salihu
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Penale