Parashtruesi e ka dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke e kontestuar vendimin e Policisë së Kosovës për përfundimin e marrëdhënies së tij të punës me arsyetimin se ai shkel të drejtën e tij të punës sipas Nenit 49 të Kushtetutës. Parashtruesi i Kërkesës argumentoi se ai kishte të drejtë të kthehej në vendin e punës pasi që i kishte ofruar dëshmi punëdhënësit se e plotësonte kushtin e arsimimit. Parashtruesi i kërkesës kërkoi nga Gjykata ta rikthej atë në pozitën e mëparshme të Policit të Kosovës, të caktojë kompensimin e dëmeve dhe të mos e zbulojë identitetin e tij, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme ratione temporis, sipas Rregullës 36.3(h) të Rregullores së Punës, pasi që shkelja e pretenduar e Kushtetutës kishte ndodhur para zbatimit të Kushtetutës, duke cituar rastin e GJEDNJ-së Blečič kundër Kroacisë për të treguar se juridiksioni i kufizuar kohor përfshinë shqyrtimin e materialeve faktike të ankesës dhe fushëveprimin e të drejtës kushtetuese për të cilën është fjala
Eduard Thaqi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Neni 49 - E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit
Kërkesa është ratione temporis jashtë juridiksionit të Gjykatës
Civile