Parashtruesi i kërkesës nuk ka përcaktuar saktësisht se cila e drejtë e garantuar me kushtetutë i është cenuar por ka theksuar se me vendimet e sfiduara asaj i janë cenuar të drejtat “sipas ligjeve në fuqi, Kushtetutës dhe Konventave ndërkombëtare”.
Gjykata konsideron se në kërkesë nuk ka asgjë që tregon se Gjykatës, dhe në këtë rast edhe komisioneve të MPMS-së gjatë ekzaminimit të rastit, i mungonte paanshmëria ose që procedura ishte e padrejtë. Fakti i thjeshtë se parashtruesit janë të pakënaqur me rezultatin e rastit, nuk mund t’u shërbejë atyre si e drejtë që të ngrenë një kërkesë të argumentueshme për shkelje të Nenit 31 të Kushtetutës.
Gjykata konstaton që kërkesa është e papranueshme dhe qartazi e pabazuar.
Isma Bunjaku
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
administrative