Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë se Aktgjykimit te Gjykatës Supreme, Rev. nr. 5/2004, te 10 shkurtit 2004

Nr. të lëndës KI 69/10

Parashtruesit: Vehbi Halili

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke pretenduar se e drejta e tij kushtetuese për të punuar [Neni 49] ishte shkelur nga Gjykata Supreme kur ajo kishte konfirmuar vendimin e Gjykatës së Qarkut të Mitrovicës të vitit 2003, për hedhjen poshtë të pretendimit se më 1990 ishte përjashtuar nga pozita e tij si Sekretar i Komisionit të Kuvendit për shkak të prejardhjes së tij shqiptare, duke anuluar kështu urdhrin e Gjykatës Komunale të Vushtrrisë për rikthimin e tij në pozitën e mëparshme ose në ndonjë vend tjetër të punës që përputhet me përvojën dhe kualifikimin e tij profesional, Gjykata vendosi sipas Rregullës 36.3(h) të Rregullores së Punës se Kërkesa ishte e papranueshme pasi ishte në mospërputhje ratione temporis me Kushtetutën, duke cituar rastin e GJEDNJ-së Blečić kundër Kroacisë për të sugjeruar se juridiksioni kohor përfshinë edhe marrjen parasysh të aspekteve faktike të ankesës dhe fushës që mbulon e drejta Kushtetuese në fjalë

Parashtruesit:

Vehbi Halili

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është ratione temporis jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile