Vlerësim i kushtetutshmërisë se Aktgjykimit te Gjykatës se Qarkut ne Gjilan P.Nr.142/04, te 19 majit 2005 dhe aktgjykimeve te Gjykatës Supreme, Ap.Kz.Nr.179/2007, te 23 qershorit 2009 dhe Nr PKL-KZZ 131/09, te 5 qershorit 2010
Nr. të lëndës KI 10/11
Parashtruesit: Nexhat Ramadani
Parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesën në pajtim me nenet 113.7 dhe 21.4 të Kushtetutës, nenet 20, 22.7 dhe 22.8 të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës të 15 janarit 2009, Më 5 dhjetor 2010, parashtruesi i kërkesës i dorëzoi një letër Gjykatës Kushtetuese (në tekstin e mëtejmë: Gjykata) duke pretenduar shkeljet e të drejtave individuale te njeriut, Me 14 shkurt 2011, Kryetari emëroi gjyqtaren Snezhana Botusharova për Gjyqtare raportuese dhe Kolegjin shqyrtues në përbërje të gjyqtarëve Robert Carolan (kryesues), Almiro Rodrigues dhe Gjyljeta Mushkolaj.
Më 19 maj 2005, Gjykata e Qarkut ne Gjilan me Aktgjykimin e vet te datës 19 maj 2005, dënoi parashtruesin e kërkesës me 16 vjet burgim për vepër penale vrasje e rëndë, sipas neneve 146 dhe 147 pika 5 në lidhje me nenin 25 të Kodit të Përkohshëm Penal te Kosovës (UNMIK/REG/2003/25, në tekstin e mëtejmë: KPPK) si dhe për pjesëmarrjen në kryerjen e veprës penale në grup, të paraparë me nenin 200 paragrafi 1 të KPPK-së.
Parashtruesi i kërkesës u ankua ne Gjykatën Supreme të Kosovës kundër Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Gjilan, duke pohuar shkelje te procedurave esenciale penale, Me 23 qershor 2009, Gjykata Supreme e Kosovës me Aktgjykimin e vet Ap.Kz Nr 179/2007, aprovoi pjesërisht ankesën e parashtruesit te kërkesës lidhur me kundërvajtjen për ndihmë në vrasjen e rëndë. Gjykata Supreme konstatoi se ligji i vjetër (neni 30 paragrafi 2 pika 5 LPK) është ligj i aplikueshëm sepse ligji i ri (nenet 146 dhe 147 pika 5 në lidhje me nenin 25 KPPK) nuk ishte më i favorshëm për të pandehurit.
Me 25 nëntor 2009, qe të dy, parashtruesi i kërkesës dhe avokati i tij mbrojtës, paraqiten kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë kundër Aktgjykimit të Gjykatës se Qarkut.
Me 15 qershor 2010, Gjykata Supreme e Kosovës nxori Aktgjykimin Nr PKL-KZZ 131/09 dhe refuzoi që të dy kërkesat, atë te parashtruesit të kërkesës dhe të avokatit të tij mbrojtës për mbrojtje te ligjshmërisë, si të pabazuara,
Parashtruesi i kërkesës pohon shkeljen e nenit 23 [Dinjiteti i njeriut], nenit 24 [Barazia para ligjit] dhe nenit 31 [E drejta për gjykim të ndershëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (ne tekstin e mëtejmë: Kushtetuta),
Parashtruesi i kërkesës nuk ka ofruar ndonjë prima facie dëshmi që do të tregonte shkelje të të drejtave të tij kushtetuese (shih Vanek kundër Republikës së Sllovakisë, Vendimi i GJEDNJ për pranueshmerinë e kërkesës, Nr 53363/99, i 31 majit 2005), Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e kësaj kërkese, Gjykata Kushtetuese e Kosovës në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenin 46, 47 dhe 48 të Ligjit dhe rregullave 36. (1a) dhe 36. (3c) të Rregullores së Punës, në seancën e mbajtur më 17 janar 2012, njëzëri vendosi ta hedhë poshtë kërkesën si të papranueshme.
Nexhat Ramadani
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Penale