Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit ASC-11-0069 të Kolegjit të Ankesave të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, të 22 prillit 2013, dhe të Aktgjykimit SCEL-09-0001 të Trupit gjykues të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, të 10 qershorit 2011

Nr. të lëndës KI 73/13, KI 102/13, KI 105/13, KI 106/13, KI 113/13, KI 117/13, KI 130/13

Parashtruesit: Hamdi Ademi dhe 6 të tjerë

Shkarko:

Parashtruesit paraqitën kërkesat bazuar në Nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se të drejtat e tyre kushtetuese janë cenuar me vendimet e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, që shqyrtoi dhe nxori vendime përkitazi me listën e punëtorëve të publikuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, Lista e publikuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit përcaktonte se cilët ish punëtorë të NSH “Ramiz Sadiku” në Prishtinë gëzonin të drejtat për një pjesë të të ardhurave nga privatizimi i NSH-së në fjalë, Parashtruesit e kërkesës u ankuan para Gjykatës Kushtetuese duke pohuar se edhe ata do duhej të ishin në listën e publikuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, përkatësit të përfitonin një pjesë të të ardhurave nga privatizimi i NSH “Ramiz Sadiku” në Prishtinë, Parashtruesit nuk iu referuan ndonjë dispozite kushtetuese në veçanti por pohuan të drejtat e tyre për përfitim të një pjese të të ardhurave të fituara nga privatizimi i NSH “Ramiz Sadiku” në Prishtinë, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesve ishte e papranueshme bazuar në Rregullin 36 (1) c) të Rregullores së punës për shkak se parashtruesit nuk kishin paraqitur fakte që në ndonjë mënyrë arsyetonin pohimet për shkeljet e pretenduara të të drejtave kushtetuese, Gjykata vendimin e saj e arsyetoi duke përsëritur se nuk është detyrë e saj, sipas Kushtetutës, të veprojë si gjykatë e apelit, apo gjykatë e shkallës së katërt, përkitazi me vendimet e nxjerra nga gjykatat e rregullta, Gjykata më tutje arsyetoi se parashtruesit as nuk kanë treguar se Dhoma e Posaçme ka vepruar në mënyrë arbitrare ose të padrejtë dhe as nuk kanë qartësuar saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendojnë t’u jenë shkelur nga Dhoma e Posaçme, Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesve si të papranueshme

Parashtruesit:

Hamdi Ademi dhe 6 të tjerë

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile