Parashtruesi konsideron inter alia se Ligji për Shëndetësinë përmban dispozita që punëtorët shëndetësorë i vënë në pozita të pabarabarta me të punësuarit në institucione të tjera publike dhe, rrjedhimisht, edhe në pozitë të mos jenë të barabartë para ligjit me punonjësit e tjerë të institucioneve publike,Parashtruesi kërkon vlerësimin e pajtueshmërisë me Kushtetutën e Kosovës të neneve 18, 19, 41 dhe 60 të Ligjit të kontestuar, Më tej, parashtruesi ka kërkuar aplikimin e masës së përkohshme të pezullimit të zbatimit të Ligjit, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës përkitazi me këtë kërkesë, Me qëllim të evitimit të cenimit të mundshëm të interesit publik dhe të së drejtës së garantuar me Kushtetutë për mbrojtje shëndetësore, Gjykata konsideron se ka arsye për aplikimin e masës së përkohshme për kohë të caktuar,Për të evituar mundësinë e cenimit edhe të kësaj të drejte të garantuar me Kushtetutë, Gjykata rithekson nevojën për aplikimin e masës së përkohshme për kohë të caktuar, Prandaj, pa paragjykuar rezultatin përfundimtar të kërkesës, miratohet kërkesa e parashtruesit për masë të përkohshme dhe njëzëri lejojë masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 31 janar 2013, prej ditës së miratimit të këtij Vendimi dhe pezulloi zbatimin e neneve 18, 19, 41 dhe 60 të Ligjit për Shëndetësi, Nr, 04/L-125, të 13 dhjetor 2012, në kohëzgjatje të njëjtë
Dr. Shaip Muja dhe 11 deputetë
KO - Kërkesë nga organet shtetërore
Vendim
Neni 49 - E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit
Array
administrative