Parashtruesi i kërkesës pretendon se, me moszbatimin e vendimeve gjyqësore nga institucioni i punësimit, Komuna e Junikut, i janë shkelur të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe me konventa ndërkombëtare: Nenit 31 i Kushtetutës [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]; dhe nenit 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut [E Drejta për Proces të Rregullt Gjyqësor], Gjykatë konstaton se moszbatimi i vendimeve gjyqësore nga ana e organeve kompetente të Republikës së Kosovës dhe dështimi për të siguruar mekanizma efikas për zbatimin e vendimeve përkatëse të organeve dhe të gjykatave përbën shkelje të nenit 31 të Kushtetutës dhe të nenit 6, në lidhje me nenin 13 të KEDNJ-së
Sali Pepshi
KI - Kërkesë individuale
Aktgjykim
Shkelje e të drejtave kushtetuese
Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm , Neni 32 - E Drejta për Mjete Juridike
Civile