Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Ligjit Nr. 04/L-201 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-165 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2013

Nr. të lëndës KO 118/13

Parashtruesit: Albana Fetoshi dhe 12 deputetë të tjerë

Parashtruesit konsiderojnë se shkel Kushtetutën neni 2 i Ligjit të ndryshuar për Buxhetin, i cili thotë: “Të gjitha paratë publike të mbledhura prej mallrave të importuara nga bizneset e regjistruara në Veri të Mitrovicës, Zubin Potok, Leposaviq apo Zveçan, të cilat janë të destinuara për konsum në këto komuna në momentin e hyrjes në Kosovë përmes pikave doganore në Jarinjë (pika 1) ose Bërnjakë (pika 3) duhet të dërgohen në Fondin e Kosovës duke u identifikuar dhe regjistruar veçanërisht në SIMFK dhe të ndahen për Fondin Zhvillimor të Mirëbesimit që do të krijohet nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë në një Banke Komerciale”, Ata pretendojnë se neni i lartpërmendur shkel nenin 119,4 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës, që thotë: “Republika e Kosovës promovon mirëqenie për të gjithë qytetarët e saj duke inkurajuar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik”, Sipas këndvështrimit të parashtruesve, “[…] termi promovon mirëqenie për të gjithë qytetarët dhe shpreh frymën e barazisë dhe jodiskriminimit të të gjithë qytetarëve para ligjit dhe angazhimit të organeve shtetërore pa ndonjë dallim për cilëndo përkatësi të qytetarëve, Pra, promovimi i mirëqenies për çdo qytetar shpreh angazhimin e barabartë pa asnjë dallim nga ana e organeve shtetërore, në aspektin e marrëdhënieve ekonomike, që përfshin këtu të gjitha aspektet ekonomike, nisur nga faktorët makroekonomikë e deri në krijimin e kushteve në mikroekonomi”, Parashtruesit pretendojnë gjithashtu se neni 2 i Ligjit të ndryshuar për Buxhetin shkel nenin 120,1 [Financat Publike] të Kushtetutës, Neni 120,1 thotë: “Shpenzimet publike dhe mbledhja e të hyrave publike duhet të bazohen në parimet e llogaridhënies, efektshmërisë, efikasitetit dhe transparencës”, Sa i përket pretendimit të parashtruesve se ligji i kontestuar cenon dispozitat e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, Nr, 03/L-048, Gjykata përsërit pikëpamjen e vet se, në bazë të nenit 112 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës, ajo është kompetente për të vlerësuar vetëm kushtetutshmërinë e ligjit të kontestuar, por jo ligjshmërinë e tij, Rrjedhimisht, kjo pjesë e kërkesës, sipas nenit 112 të Kushtetutës, është jashtë juridiksionit të Gjykatës dhe, si e tillë, nuk është ratione materiae në pajtim me Kushtetutën, Ndërsa, sipas pretendimeve të parashtruesve se ligji i kontestuar cenon paragrafin 1 e paragrafin 2 të nenit 3 [Barazia para Ligjit], paragrafin 4 të nenit 19 [Parimet e Përgjithshme], dhe paragrafin 1 të nenit 120 [Financat Publike] të Kushtetutës, Gjykata i referohet paragrafit 1,3 të nenit 42 [Saktësimi i Kërkesës] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, që parasheh se duhet të parashtrohen, inter alia, informatat në vijim: “paraqitje e provave mbi të cilat mbështetet kontesti”, Në rastin konkret, Gjykata vëren se parashtruesit vetëm kanë argumentuar në abstrakt jokushtetutshmërinë e pretenduar të ligjit të kontestuar, por nuk kanë provuar në mënyrë bindëse se ligji i kontestuar do të shkelte secilin prej neneve të Kushtetutës, në të cilat thirren ata, dhe nuk kanë paraqitur prova në mbështetje të pretendimeve të tyre, Ndërsa, sa i përket shkeljes së pretenduar të nenit 120 të Kushtetutës, që përcakton: “Shpenzimet publike dhe mbledhja e të hyrave publike duhet të bazohen në parimet e llogaridhënies, efektshmërisë, efikasitetit dhe transparencës”, parashtruesit kanë theksuar atë se çka duhet të përfshijë llogaridhënia në këtë rast dhe si mund të japë llogari një autoritet shtetëror për veprimet e veta pa ekzistuar obligimi për të vepruar në një mënyrë të caktuar, Sa i përket kësaj ankese, Gjykata është e mendimit se parashtruesit as nuk kanë ndërtuar rast për një shkelje të të drejtave në të cilat thirren ata, as nuk kanë paraqitur prova prima facie për shkelje të tilla (Shih, Vanek kundër Republikës Sllovake, Kërkesa nr, 53363/99, GJEDNJ, Vendimi përkitazi me pranueshmërinë, i 31 majit 2005, dhe shih Rastin Nr, KI70/11, parashtrues Faik Hima, Magbule Hima dhe Bestar Hima, Aktvendimi për papranueshmëri i 13 dhjetorit 2011), Rrjedhimisht, kjo pjesë e kërkesës është qartazi e pabazuar, sipas rregullit 36,1 (c) të Rregullores së punës, që përcakton: “Gjykata mund të shqyrtojë kërkesat vetëm nëse: c) kërkesa është qartazi e bazuar”, Duke trajtuar ankesën e parashtruesve si tërësi, Gjykata konstaton se kërkesa duhet të refuzohet si qartazi e pabazuar, në pajtim me rregullin 36,1(c) të Rregullores së punës

Parashtruesit:

Albana Fetoshi dhe 12 deputetë të tjerë

Lloji i kërkesës:

KO - Kërkesë nga organet shtetërore

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative