Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se, si pasoje e moszbatimit të Vendimit nr.123/02 të KPMSHCK dhe refuzimit të vendosjes se çështjes se tij në baza meritore, të gjitha instancat gjyqësorë, kanë bërë shkeljen e të drejtave kushtetuese të garantuara me: Nenin 22.1 [Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut], Nenin 31.1 [ E Drejta për Gjykim të Drejte dhe të Paanshëm], Nenin 32 [ E Drejta për Mjete Juridike], Nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] si dhe Nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Gjykata në këtë rast kishte konstatuar se parashtruesi i kërkesës i kishte përfushur kriteret procedurale te kërkuara me nenin 113.7 të Kushtetutës ligj dhe rregullore te punës dhe ishte leshtuar ne meritat e kërkesës.
Ne këtë rast, Gjykata i eshte referuar nenit 54 të Kushtetutës që nënvizon faktin se:“Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes gjyqësore në rast të shkeljes ose mohimit të ndonjë të drejte të garantuar me këtë Kushtetutë ose me ligj, si dhe të drejtën në mjete efektive ligjore nëse konstatohet se një e drejtë e tillë është shkelur”. Duke qene se parashtruesi kishte kërkuar si nga autoritetet e Komunës se Kamenicës, po ashtu edhe nga autoritetet gjyqësore zgjidhje të çështjes së tij, mirëpo edhe përkundër përpjekjeve të tij veprimet e tij ishin injoruar dhe si pasoje i njëjti nuk kishte realizuar të drejtën e fituar me një vendim administrativ të lëshuar nga KPMSHCK.
Gjykata kishte vërejtur se në këtë rast nuk qëndronte asnjë arsye e fortë dhe e qëndrueshme e autoriteteve të KK të Kamenicës për zvarritjen e procedurës lidhur me zbatimin e vendimit të KPMSHCK. Autoritetet e KK të Kamenicës, duke mos i venë në lëvizje mekanizmat për zbatimin e vendimit në fjalë, kishin dështuar të provojnë se janë të gatshme t’i respektojnë vendimet e një organi të pavarur dhe kompetent për vendosjen e kësaj çështjeje, aq me tepër kur të gjitha instancat gjyqësore e kishin adresuar zgjidhjen e saj tek ky organ (KPMSHCK).
Gjykata Kushtetuese kishte vlerësuar që, Gjykata Supreme, duke e hedhur përgjegjësin për zgjidhjen e çështjes, tek KK në Kamenicës dhe KPMSHCK, kishte bërë që parashtruesi të mbetej pa ndonjë rezultat konkret nga Gjykata Supreme, sepse parashtruesi nuk ka realizuar të drejtën e tij, nga shkaku se ati nuk i është ofruar “mbrojte gjyqësore e të drejtave” siç parashihet me kërkesat e nenit 54 të Kushtetutës. Ndërsa, bartja e përgjegjësisë nga kjo instancë dhe adresimi i zgjidhjes së rastit në KPMSHCK, nuk mund të konsiderohej si arsyetim për refuzimin e shqyrtimit të ankesës së parashtruesit, pasi qe ky organ i pavarur kishte nxjerr vendim konform procedurave administrative, siç kishte konstatuar më pas edhe vete Gjykata Supreme me Aktvendimin Rev. nr.188/2009 të 7 dhjetorit 2011. Por që ky vendim i KPMSHCK nuk është zbatuar asnjëherë nga KK i Kamenicës. Dukej qartë se parashtruesit i është pamundësuar, shfrytëzimi i mjeteve efektive juridike, prandaj, Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se, mos marrja parasysh e këtyre fakteve të rëndësishme ka qenë në kundërshtim të plotë me kërkesat e Nenit 32 të Kushtetutës.
Për ta bërë edhe me të qartë, konstatim e saj, Gjykata, i është referuar Nenit 13 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, qe përcakton se: “ Çdo personi, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e njohura nga kjo Konventë, ka të drejtë të paraqesë një ankim efektiv përpara një instance kombëtare dhe kur kjo shkelje është kryer nga persona që veprojnë brenda funksioneve të tyre zyrtare.” GJEDNj ka nënvizuar se, Neni 13 i Konventës garanton disponueshmërinë e një mjeti ligjor, në nivelin kombëtar, për të zbatuar thelbin e të drejtave dhe lirive të Konventës në çdo lloj forme që mund të jetë parashikuar në rendin e tyre të brendshëm juridik. Efekti i Nenit 13 në këtë mënyrë kërkon ofrimin e mjeteve të brendshme juridike për të trajtuar përmbajtjen e një “ankimi të argumentueshëm” sipas Konventës dhe për të dhënë kompensimin e duhur (shih Kudła k. Polonisë [GC], nr. 30210/96, § 157, ECHR 2000 XI). gjithsesi, mjeti juridik i Nenit 13 duhet të jetë “efektiv” si në praktikë dhe në ligj (shih, për shembull, İlhan k. Turqisë [GC], nr. 22277/93, § 97, ECHR 2000-VII). më lart, § 158).
Si përfundim, Gjykata Kushtetuese, kishte konstatuar se, moszbatimi i vendimit nr. 123/2008 të KPMSHCK dhe zvarritja e paarsyeshme e zgjidhjes së kësaj çështjeje juridike, nga autoritetet e KK të Kamenicës përbënte shkelje të Nenit 31 në lidhje me nenin 32 të Kushtetutës, si dhe Nenit 6 në lidhje me Nenin 13 të Konventës. Ndërsa, dështimi i autoriteteve gjyqësore dhe pamundësia e krijimit të rrethanave për “mjete efektive juridike” dhe “mbrojtje gjyqësore të të drejtave” ka bërë që gjykatat të lëshojnë vendime me shkelje të Nenit 32 në lidhje me Nenin 54 të Kushtetutës, Nenit 6 në lidhje me Nenin 13 të Konventës.
Islam Thaçi
KI - Kërkesë individuale
Aktgjykim
Shkelje e të drejtave kushtetuese
Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm , Neni 32 - E Drejta për Mjete Juridike , Neni 54 - Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave
Civile