Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Komunale për Kundërvajtje, Nr. reg. 46854/2012, të 19 tetorit 2012

Nr. të lëndës KI 122/12

Parashtruesit: Edison Rinxhi

Kërkesa është e bazuar në nenin 113,7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr, 03/L-121, të 15 janarit 2009 (në tekstin e mëtejmë: Ligji), dhe në rregullin 56 të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës), Parashtruesi i kërkesës, më 4 dhjetor 2012, e dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, me ç’rast kërkoi nga Gjykata vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës për Kundërvajtje në Prishtinë, Parashtruesi i kërkesës pretendon se gjatë procedurës në Gjykatën për Kundërvajtje ka pasur shkelje të dispozitave të procedurës kundërvajtëse, konstatim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe shkelje të ligjit, Me Vendimin e Kryetarit, nr, GJR,122/12, të 10 janarit 2013, u caktua gjyqtarja Arta Rama Hajrizi si Gjyqtare raportuese, Të njëjtën ditë, me Vendimin e Kryetarit, nr, KSH,KI 122/12, u caktua Kolegji shqyrtues, i përbërë nga gjyqtarët: Almiro Rodrigues (kryesues), Ivan Čukalović dhe Prof, dr, Enver Hasani, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës nuk ka cekur se cilat të drejta kushtetuese i janë shkelur me aktvendimin e Gjykatës për Kundërvajtje, edhe pse neni 48 i Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës thotë, “Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësojë saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestojë”, Rrjedhimisht, parashtruesi i kërkesës nuk i ka mbështetur pretendimet e tij dhe nuk ka ofruar prova se i janë shkelur të drejtat dhe liritë nga ana e gjykatave të rregullta, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në seancën e mbajtur më 13 maj 2013, e hedh poshtë kërkesën si qartazi të pabazuar

Parashtruesit:

Edison Rinxhi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative