Parashtruesi i kërkesës pretendon që Gjykata Supreme ka shkelur nenin 21, paragrafin 1 (Parimet e Përgjithshme); nenin 31, paragrafët 2 dhe 3 (E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm); nenin 49, paragrafin 1 (E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit); nenin 102, paragrafin 2 (Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor); dhe nenin 104, paragrafin 1 (Emërimi dhe Shkarkimi i Gjyqtarëve), të Kushtetutës, Parashtruesi i kërkesës gjithashtu pretendon që Gjykata Supreme e ka shkelur nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (E drejta për një proces të rregullt), Parashtruesi kërkon që Gjykata Kushtetuese ta caktojë masën e përkohshme, Pasi parashtruesi i kërkesës vetëm konteston nëse Gjykata Supreme e zbatoi ligjin e duhur dhe nxori konkluzion të duhur faktik, duket që parashtruesi i kërkesës thjesht kërkon që kjo Gjykatë ta anulojë vendimin ligjor të Gjykatës Supreme, Prandaj, kjo kërkesë është qartazi e pabazuar në lidhje me shkeljen e të drejtave të tij kushtetuese apo të drejtave të njeriut dhe, si rrjedhojë, është e papranueshme, Parashtruesi i kërkesës nuk ka arritur të dëshmojë për shkelje kushtetuese nga e cila do të pësonte dëme të pariparueshme, si shpërblimi monetar nga punëdhënësi i tij i mëparshëm për shkëputje të paligjshme të kontratës, nuk ekziston asnjë bazë e vlefshme për caktimin e masës së përkohshme, Parashtruesi nuk ka ofruar prova apo argumente për ta bazuar caktimin e masës së përkohshme
Izet Zejnullahu
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile