Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme në Prishtinë, Rev. nr. 157/2011, të 4 prillit 2013

Nr. të lëndës KI 86/13

Parashtruesit: Malush Krusha

Shkarko:

Kërkesa është e bazuar në nenin 113,7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr, 03/L-121, të 15 janarit 2009 (në tekstin e mëtejmë: Ligji), dhe në rregullin 56 të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës), Parashtruesi i kërkesës, më 17 qershor 2013, e dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, me ç’rast kërkoi nga Gjykata vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Parashtruesi i kërkesës pretendon se gjatë procedurës pranë gjykatave i është shkelur parimi themelor i trajtimit të barabartë të palëve në procedurë, Me Vendimin e Kryetarit, nr, GJR, KI 86/13, të 20 qershorit 2013, u caktua gjyqtari Altay Suroy si Gjyqtar raportues, Të njëjtën ditë, me Vendimin e Kryetarit, nr, KSH, KI86/13, u caktua Kolegji shqyrtues, i përbërë nga gjyqtarët: Robert Carolan (kryesues), Ivan Čukalović dhe Enver Hasani, Gjatë shqyrtimit të rastit, Gjykata përfundoi se edhe pse parashtruesi i kërkesës ka theksuar se me vendimet e gjykatave të rregullta i janë cenuar të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe me ligjet e Republikës së Kosovës, i njëjti nuk ka paraqitur asnjë provë apo fakt relevant që do të tregonte se organet gjyqësore ia kanë shkelur të drejtat e garantuara me Kushtetutë, Rrjedhimisht, parashtruesi i kërkesës nuk ka dëshmuar se pse dhe si i janë cenuar të drejtat e garantuara me Kushtetutë, Vetëm deklarimi se është shkelur Kushtetuta nuk mund të konsiderohet ankesë kushtetuese, Prandaj, Gjykata Kushtetuese, në seancën e mbajtur më 13 shtator 2013, e shpalli kërkesën si të qartazi të pabazuar

Parashtruesit:

Malush Krusha

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile