Parashtruesi pretendonte se gjykatat e rregullta, me vendimet e tyre, ia kishin shkelur atij të drejtat e garantuara me Kushtetutë, Parashtruesi nuk kishte specifikuar në kërkesë se cilat të drejta kushtetuese i ishin shkelur nga autoritetet publike, përkatësisht nga gjykatat e rregullta, Ai vetëm kishte përmendur se gjykatat e rregullta, gjegjësisht Gjykata e Qarkut në Prizren aplikoi gabimisht dispozitat e ligjit për procedurën kontestimore dhe dispozitat e ligjit për ndërrimin dhe për plotësimin e ligjit për qarkullimin e patundshmërive, Në këtë rast, parashtruesi nuk i kishte mbështetur pretendimet e tij në baza kushtetuese, Ai nuk kishte argumentuar pse dhe si Gjykata e Supreme ia kishte shkelur atij të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe me Konventën Evropiane, Në këtë rast, Gjykata gjeti se, kërkesa nuk i përmbushte kriteret e nenit 48 të Ligjit dhe të rregullit 36 (2) b) dhe d) të Rregullores së punës, prandaj dhe kërkesa u deklarua e papranueshme
Halil Mazreku
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile