Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Ligjit për Pyje (nr. 08/L-137), i publikuar më 3 prill 2023 në Gazetën Zyrtare
Nr. të lëndës KI67/24
Parashtruesit: Nail Kryeziu, Neze Shalaj, Samir Krasniqi, Gjylbear Hyseni, Xhavit Mala, Besim Kolgeci, Bajram Kafexholli, Hasim Kryeziu, Fitor Hoxha, Faridin Hasanagic, Bekim Bytyqi, Zafir Azizovic, Rafit Kurtisi, Iljaz Nesho dhe Nehat Purova
KI67/24, Parashtrues, Nail Kryeziu, Neze Shalaj, Samir Krasniqi, Gjylbear Hyseni, Xhavit Mala, Besim Kolgeci, Bajram Kafexholli, Hasim Kryeziu, Fitor Hoxha, Faridin Hasanagic, Bekim Bytyqi, Zafir Azizovic, Rafit Kurtisi, Iljaz Nesho dhe Nehat Purova, Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Ligjit për Pyje (nr. 08/L-137), të publikuar më 3 prill 2023 në Gazetën Zyrtare;
KI67/24, Aktvendim për papranueshmëri i 16 korrikut 2024, publikuar më 20 gusht 2024;
Fjalët kyçe: “actio popularis”; mjedisi; kontroll abstrakt;
Parashtruesit e kërkesës janë të punësuar në Drejtorinë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”, në Prizren. Këta të fundit ngritën pretendime se, Ligji për Pyje nr. 08/L-137 ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës (nenin 122, paragrafi 2) dhe legjislacionin në fuqi në fushën e mjedisit. Për këto pretendime, ata iu drejtuan institucioneve kryesore të shtetit: Presidencës, Kuvendit, Kryeministrit, Gjykatës Supreme, Kryesuesit të KGJK-së dhe grupeve parlamentare. Disa nga parashtruesit e kërkesës kishin parashtruar kërkesë në DAPK “Sharri”, me të cilën kërkuan që të shfrytëzonin pyjet e tyre private që gjendeshin në territorin e Parkut Kombëtar Sharri, për nevoja familjare dhe furnizimin e komunitetit për dru zjarri. Kërkesa e tyre u refuzua, me arsyetimin se Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës mori vendim për mos lejimin e shfrytëzimit të pyjeve për furnizim me dru zjarri.
Parashtruesit e kërkesës pretenduan në Gjykatë se Ligji për Pyje nr. 08/L-137, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 9 mars 2023, është në kundërshtim me nenet: 7, 21, 22, 24, 46, 49, 52, 80, 81, 121 dhe 122 të Kushtetutës.
Gjykata ritheksoi se, Kushtetuta nuk parasheh mundësinë që individët të kërkojnë vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjeve, por ata mund të kontestojnë vetëm aktet e autoritete publike të cilat i cenojnë të drejtat e tyre kushtetuese. Parashtruesit duhet të dëshmojnë që ligji i cenon në mënyrë të drejtpërdrejtë interesat e tyre juridike dhe ekzistojnë vendime zbatuese të mbështetura në atë ligj. Në rastin konkret, DAPK “Sharri” refuzoi kërkesën e parashtruesve të kërkesës për shfrytëzimin e pyjeve; pra kishte një akt, vendim apo masë zbatuese të mbështetura në ligjin e kontestuar, e që parashtruesit e kërkesës kanë mundur të përdornin mjetet juridike pranë gjykatave të rregullta kundër atij vendimi. Gjykata konstatoi që parashtruesit e kërkesës nuk janë palë të autorizuara për të kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjeve.
Nail Kryeziu, Neze Shalaj, Samir Krasniqi, Gjylbear Hyseni, Xhavit Mala, Besim Kolgeci, Bajram Kafexholli, Hasim Kryeziu, Fitor Hoxha, Faridin Hasanagic, Bekim Bytyqi, Zafir Azizovic, Rafit Kurtisi, Iljaz Nesho dhe Nehat Purova
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar
Civile