Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, AA.nr.396/2019, të 22 tetorit 2019

Nr. të lëndës KI 212/19

Parashtruesit: Shaban Gashi

Shkarko:

KI212/19, Parashtruesi i kërkesës: Shaban Gashi, Vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, AA.nr.396/2019, të 22 tetorit 2019

KI212/19, Aktvendim për papranueshmëri, i miratuar më 12 mars 2020, i publikuar më 10 prill 2020

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, procedurë administrative, kërkesë qartazi e pabazuar, kërkesë e papranueshme

Parashtruesi i kërkesës pretendon se Gjykata e Apelit, duke refuzuar ankesën e tij si të pabazuar dhe duke mos i dhënë këshillën juridike, i ka shkelur të drejtat e tij të mbrojtura me nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike] të Kushtetutës.

Parashtruesi i kërkesës e konteston, rrjedhimisht, Aktgjykimin e lartcekur duke pretenduar në esencë shkelje të të drejtës në gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Parashtruesi i kërkesës në esencë thekson se atij i është bërë e padrejtë nga ana e MPMS-së për arsye se nuk i ishte njohur stazhi i punës.

Në vlerësimin e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, Gjykata theksoi se, në rrethanat e rastit konkret në mënyrë që edhe më konkretisht të elaborohen parimet e përgjithshme të gjykimit kushtetues, Gjykata vëren se Gjykata e Apelit e kishte refuzuar kërkesën e parashtruesit si të pa bazuar dhe kishte vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore, duke u bazuar në nenin 8 të Ligjit 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, për arsye se parashtruesi i kërkesës nuk kishte ofruar dëshmi bindëse të përvojës së punës prej pesëmbëdhjetë (15) vitesh, ashtu siç kërkohet me dispozitën e nenit të lartpërmendur.

Si rezultat, Gjykata konsideroi se parashtruesi i kërkesës nuk i ka mbështetur pretendimet se procedurat përkatëse në ndonjë mënyrë ishin të padrejta apo arbitrare dhe që me vendimin e kontestuar janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë dhe me KEDNJ.

Si përfundim, në pajtim rregullin 39 (2) të Rregullores së punës, Gjykata shpalli kërkesën si qartazi të pabazuar në baza kushtetuese dhe, rrjedhimisht, e papranueshme.

Parashtruesit:

Shaban Gashi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative