KI27/18, Parashtrues të kërkesës: Sinan Thaqi dhe Hasan Thaqi, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 76/2017, të 3 majit 2017
KI27/18, Aktvendim për papranueshmëri, i miratuar më 22 nëntor 2018, i publikuar më 27.12.2018
Fjalët kyç: kërkesë individuale, afati ligjor, procedurë civile, kërkesë e papranueshme
Parashtruesit e kërkesës pretenduan se me vendimet e gjykatave të zakonshme atyre u janë shkelur të drejtat e tyre të garantuara me nenet 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës
Pas shqyrtimit të përmbajtjes së kërkesës, Gjykata vërejti se nuk mund t’i shqyrtojë pretendimet për proces të rregullt gjyqësor dhe mbrojtje të pronës të ngritura nga parashtruesit e kërkesës, për shkak të mospërmbushjes së afatit 4 (katër) mujor të paraparë me nenin 49 të Ligjit. Rrjedhimisht, kërkesa e parashtruesve u shpall e papranueshme për shkak se ishte dorëzuar jashtë afatit ligjor katër (4) mujor.
Sinan Thaqi dhe Hasan Thaqi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është paraqitur pas afatit
Civile