Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit, P. nr. 375/2013, të 5 qershorit 2013, Aktvendimit të Gjykatës Komunale në Prizren, C. nr. 47/2000, të 25 shtatorit 2012 dhe Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 46/2005, të 28 dhjetorit 2006

Nr. të lëndës KI 134/18

Parashtruesit: Bajram Santuri

Shkarko:

KI134/18, Parashtrues: Bajram Santuri, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit, P. nr. 375/2013, të 5 qershorit 2013, Aktvendimit të Gjykatës Komunale në Prizren, C. nr. 47/2000, të 25 shtatorit 2012 dhe Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. 46/2005, të 28 dhjetorit 2006

KI134/18, Vendim për refuzim të kërkesës, i 16 janarit 2019, publikuar më 14 shkurt 2019

Fjalët kyç: kërkesë individuale, përsëritje e kërkesave të mëparshme të vendosura nga Gjykata, kërkesë e paqartë dhe e paplotë

Parashtruesi, në formularët e kërkesave, ka specifikuar se konteston: (i) Aktgjykimin e Gjykatës Supreme, Rev. 46/2005, të 28 dhjetorit 2006 dhe Aktvendimin e Gjykatës Komunale në Prizren, C. nr. 47/2000, të 25 shtatorit 2012, të cilat i kishte kontestuar edhe në kërkesat e tij të mëhershme në Gjykatë, respektivisht kërkesat KI65/14 dhe KI63/09; dhe (ii) Aktvendimin e Gjykatës së Apelit, P. nr. 375/2013, të 5 qershorit 2013, duke mos saktësuar se cilat të drejta të mbrojtura me Kushtetutë i janë shkelur dhe po ashtu nuk kishte plotësuar dhe qartësuar kërkesën e tij me informata konkrete përkitazi me procedurat gjyqësore.

Gjykata, në pajtim me rregullin 35 (5) të Rregullores së punës, vendosi që kërkesën e parashtruesit të kërkesës ta refuzojë me procedurë të shkurtër, për arsye se: (i) Përkitazi me Aktvendimin e Gjykatës Komunale në Prizren, C. nr. 47/2000, të 25 shtatorit 2012 dhe Aktgjykimin e Gjykatës Supreme, Rev. 46/2005, të 28 dhjetorit 2006, kërkesa është përsëritje e kërkesave të mëparshme të vendosura nga Gjykata; dhe (ii) Përkitazi me aktvendimin e kontestuar të Gjykatës së Apelit, P. nr. 375/2013, të 5 qershorit 2013, kërkesa është e paplotë dhe e paqartë.

Parashtruesit:

Bajram Santuri

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile