KI60/19 Parashtrues: Srđan Stolić, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për Çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit AC-I.-18-0366-A0001 të 24 janarit 2019
KI60/19, aktvendim për papranueshmëri i 1 korrikut 2020, publikuar më 29 korrik 2020. godine
Fjalë kyç: kërkesë individuale, vlerësim i kushtetutshmërisë së aktvendimit të kontestuar të Kolegjit të Apelit të Gjykatës Supreme, qartazi i pabazuar
Kërkesa u bazua në nenin 113.7 të Kushtetutës, nenet 22 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 dhe rregullin 32 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
Në vitin 2014, ndërmarrja NSH “Agro Morava” Viti, kishte hyrë në procesin e likuidimit, parashtruesi i kërkesës në cilësi të ish punonjësit të NSH-së të përmendur, parashtroi kërkesë pranë Autoritetit të Likuidimit për pagesën e të ardhurave personale të papaguara për periudhën prej korrikut 1999 deri në nëntor 2005.
Kjo procedurë gjyqësore përfundoi me aktvendim të formës së prerë të Kolegjit të Apelit të Gjykatës Supreme, me të cilin ankesa e parashtruesit u konsiderua e tërhequr për shkak të mospagesës së taksave gjyqësore edhe pse kjo u kërkua nga parashtruesi i kërkesës, si dhe parashtruesi i kërkesës nuk justifikoi arsyen e mospagesës së taksave gjyqësore me dokumentacion përcjellës.
Kundër këtij aktvendimi, parashtruesi i kërkesës parashtroi parashtresë në Kolegjin e Apelit duke kërkuar rishqyrtimin e vendimit. Kolegji i Apelit e hodhi poshtë si të papranueshme këtë parashtresë të parashtruesit të kërkesës për rishqyrtim të vendimit përfundimtar me arsyetimin se kërkesa ishte parashtruar jashtë afatit të paraparë me ligj.
Sa i përket kësaj parashtrese të parashtruesit të kërkesës dhe përgjigjes së Kolegjit të Apelit, Gjykata nuk do të lëshohet në vlerësim të mëtejshëm të kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit. Rrjedhimisht, Gjykata konsideron se “vendimi i fundit” (mjeti i fundit efektiv juridik), në pajtim me rregullin 39 (1) (c) dhe praktikës gjyqësore të Gjykatës, për rastin e parashtruesit të kërkesës ishte Aktvendimi i Kolegjit të Apelit.
Sa i përket aktvendimit të parë të Kolegjit të Apelit, Kolegji i Apelit i shpjegoi parashtruesit të kërkesës se çfarë nënkuptohet me fjalën “parashtresë” dhe se përcaktimi i taksave gjyqësore që duhet të paguhen në kohën e paraqitjes së parashtresës bëhet në bazë të vlerës së kontestit. Për më tepër, Kolegji i Apelit i sqaroi parashtruesit të kërkesës se, në bazë të LPK-së, paditësi është i obliguar t’i bashkëngjisë kërkesës një vërtetim të taksës gjyqësore që është paguar, dhe se nëse taksa nuk është paguar, atëherë padia konsiderohet e tërhequr, përkatësisht nuk do të shqyrtohet.
Gjykata konstaton se të gjitha çështjet, të cilat ishin të rëndësishme për të vendosur në lidhje me mospagimin e taksës gjyqësore nga parashtruesi i kërkesës, ishin shqyrtuar si duhet nga Kolegji i Apelit. Të gjitha arsyet materiale dhe ligjore të lidhura me vendimin e kontestuar ishin analizuar mjaftueshëm. Prandaj, Gjykata konkludon që Kolegji i Apelit nuk është marrë me përmbajtjen e padisë së parashtruesit të kërkesës sepse nuk ishin përmbushur kushtet për shqyrtimin e saj, ashtu siç theksohet në arsyetim.
Gjykata konstaton se të gjitha çështjet, të cilat ishin të rëndësishme për të vendosur në lidhje me mospagimin e taksës gjyqësore nga parashtruesi i kërkesës, ishin shqyrtuar si duhet nga Kolegji i Apelit. Të gjitha arsyet materiale dhe ligjore të lidhura me vendimin e kontestuar ishin analizuar mjaftueshëm. Prandaj, Gjykata konkludon që Kolegji i Apelit nuk është marrë me përmbajtjen e padisë së parashtruesit të kërkesës sepse nuk ishin përmbushur kushtet për shqyrtimin e saj, ashtu siç theksohet në arsyetim.
Srđan Stolić
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile