Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Kml. nr. 2/2021, të 24 shkurtit 2021

Nr. të lëndës KI149/22

Parashtruesit: Fejzi Hajdari

Shkarko:

Prishtinë, më​​ 13​​ shkurt​​ 2023

Nr. ref.:RK​​ 2126/23

 

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

 

rastin nr. KI149/22

 

Parashtrues

 

Fejzi Hajdari

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ Aktvendimit

​​ Gjykatës Supreme të Kosovës, Kml.​​ nr.​​ 2/2021, të​​ 24 shkurtit​​ 2021

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare​​ 

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar​​ 

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare​​ 

Safet Hoxha, gjyqtar​​ 

Radomir Laban, gjyqtar​​ 

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar dhe

Enver Peci, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa është dorëzuar nga Fejzi Hajdari, nga Komuna e Gjakovës​​ (​​ tekstin e mëtejmë: parashtruesi i​​ kërkesës), i përfaqësuar nga Yll Xhiha,​​ avokat nga Komuna ​​ e Gjakovës.​​ 

 

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës e konteston​​ Aktvendimin​​ [Kml.​​ nr. 2/2021] të​​ 24 shkurtit 2021,​​ ​​ Gjykatës Supreme të​​ Republikës së​​ Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Supreme),​​ në​​ ndërlidhje​​ me​​ Aktgjykimin​​ [Ka.​​ nr.​​ 491/2020] të 2 dhjetorit 2020, të​​ Gjykatës së Apelit të​​ Republikës së​​ Kosovës​​ (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit) dhe​​ Aktgjykimin​​ [K.​​ nr. 887/2019]​​ të​​ 1 tetorit 2020,​​ ​​ Gjykatës Themelore në Gjakovë​​ (në tekstin​​ e mëtejmë: Gjykata Themelore).

 

  • Parashtruesi i kërkesës aktvendimin e kontestuar e ka pranuar më​​ 4 mars 2021.

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes së​​ kërkesës është shqyrtimi i​​ kushtetutshmërisë​​ së Aktgjykimit të kontestuar të Gjykatës Supreme, me të cilin pretendohet të je​​ shkelur të drejtat e parashtruesit të kërkesës, të garantuara me nenet​​ 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta) në​​ lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt)​​ të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).​​ 

 

Baza juridike

 

  • Kërkesa​​ bazohet​​ në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e​​ Autorizuara] të Kushtetutës,​​ në​​ nenet 22 [Procedimi i kërkesës]​​ dhe​​ 47​​ [Kërkesa individuale]​​ të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve]​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më 3 tetor 2022,​​ parashtruesi i kërkesës dorëzoi​​ kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata).

 

  • Më 5 tetor 2022, parashtruesi i kërkesës dorëzoi​​ Aktgjykimin e Gjykatës Themelore si dokument shtesë.​​  ​​​​ 

 

  • ​​ 10 tetor​​ 2022,​​ Kryetarja e Gjykatës​​ përmes Vendimit [Nr.​​ KSH.​​ KI149/22] e caktoi gjyqtarin Radomir Laban gjyqtar​​ raportues dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët: Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, (kryesues), Safet Hoxha dhe Nexhmi Rexhepi​​ (anëtarë).

 

  • Më 13​​ tetor 2022,​​ Gjykata e njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin e kërkesës dhe kërkoi që të​​ specifikojë​​ aktin konkret të cilin e konteston,​​ dhe t’i dorëzojë​​ kopjet e të gjitha vendimeve të​​ gjykatave të rregullta si dhe​​ përgjigjen e​​ Prokurorit të​​ Shtetit.

 

  • Më 19​​ tetor 2022,​​ parashtruesi i kërkesës​​ dorëzoi​​ Aktvendimin e Gjykatës Supreme si dokument shtesë.

 

  • Më 5 dhjetor 2022, Gjykata​​ kërkoi nga Gjykata Themelore që të dorëzojë fletëkthesën që​​ dëshmon kohën kur parashtruesi​​ i​​ kërkesës e ka pranuar​​ aktvendimin​​ e kontestuar.

 

  • Më 6 dhjetor​​ 2022, Gjykata e njoftoi Gjykatën Supreme për regjistrimin e kërkesës.​​ 

 

  • Më 16 dhjetor 2022, gjyqtari Enver Peci dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’​​ rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • Më 30 dhjetor 2022, Gjykata Themelore​​ dorëzoi​​ në Gjykatë fletëkthesën e kërkuar.​​ 

 

  • ​​ 25 janar 2023, Kolegji shqyrtues​​ e shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues​​ dhe njëzëri​​ ​​ i rekomandoi Gjykatës papranueshmërinë e kërkesës.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Më 14 nëntor 2019,​​ parashtruesi i kërkesës​​ ishte i përfshirë​​ në shkaktim të​​ një aksidenti ku​​ kishte mbetur​​ i lënduar personi R.​​ K. (në tekstin e mëtejmë: i dëmtuari).​​ 

 

  • Më 1 tetor 2020, Gjykata Themelore – Divizioni për Kundërvajtje​​ nxori​​ Aktgjykimin [K.​​ nr.​​ 887/2019]​​ përmes të cilit parashtruesi i kërkesës​​ ishte shpallur​​ përgjegjës nga paragrafi 1​​ dhe 6 i nenit 19 dhe paragrafi 2 i nenit 255 të Ligjit nr. 05/l-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor,​​ si dhe nga neni 35 i​​ Ligjit​​ nr. 05/l-087 për​​ Kundërvajtje​​ duke shqiptuar dënimin me gjobë prej 200 euro​​ dhe kishte​​ udhëzuar të​​ dëmtuarin​​ ​​ kontest civil për realizim të kërkesës pasurore juridike.​​ 

 

  • Më 5 tetor 2020, parashtruesi i kërkesës paraqiti​​ ankesën​​ kundër Aktgjykimit të​​ Gjykatës​​ Themelore​​ në Gjykatën e Apelit për​​ shkak​​ të shkeljeve esenciale të procedurës së​​ kundërvajtjes, vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të​​ gjendjes faktike, aplikim të​​ gabuar të​​ ligjit material dhe vendimit mbi dënimin,​​ me arsyetimin se fajtor për shkaktimin e aksidentit nuk​​ është​​ vetëm parashtruesi i kërkesës, me propozimin se vendimi të anulohet dhe rasti të kthehet në rigjykim.​​ 

 

  • Në një datë të​​ paspecifikuar,​​ parashtruesi i kërkesës kishte​​ paraqitur ankesë plotësuese para Gjykatës se Apelit,​​ duke​​ kërkuar që​​ ​​ vendosë​​ para së​​ gjithash​​ se nuk është zgjeruar procedura kundërvajtëse, veprime këto duke i dhënë kompetenca plotësues vetes së​​ saj dhe është amnistuar padrejtësisht i pandehuri​​ tjetër Rinor Kurtaj përkundër faktit se i njëjti është shpallur bashkëfajtor deri tek aksidenti”.

 

  • ​​ 2 dhjetor 2020, Gjykata e Apelit​​ përmes Aktgjykimit​​ [Ka.​​ nr.​​ 491/2020] refuzoi​​ ​​ ankesën​​ e parashtruesit si të​​ pabazuar,​​ me arsyetimin se​​ nuk ka shkelje të dispozitave të procedurës​​ ​​ kundërvajtjes apo aplikim të gabuar të​​ ​​ drejtës materiale.

 

  • Më 12 shkurt 2021, parashtruesi i kërkesës​​ paraqiti kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë​​ kundër Aktgjykimit të Gjykatës së​​ Apelit në Gjykatën Supreme,​​ duke iu referuar neneve​​ 384 dhe 432 të Kodit të​​ Procedurës Penale​​ ​​ pretendonte​​ shkelje​​ të ligjit penal,​​ shkelje​​ esenciale të ligjit të​​ procedurës​​ penale,​​ me propozimin që​​ Aktgjykimi të anulohet dhe rasti të kthehet në rivendosje.​​ ​​ 

 

  • Më 24 shkurt 2021,​​ Gjykata Supreme,​​ përmes Aktgjykimit [Kml.​​ nr.​​ 2/2021],​​ duke iu referuar​​ nenit 149 të Ligjit nr. 05/l-087 për Kundërvajtje,​​ refuzoi​​ kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë si të palejuar.

 

  • Në një datë të pasaktësuar, parashtruesi i kërkesës i propozoi​​ Zyrës së​​ Kryeprokurorit të Shtetit​​ që të iniciojë​​ kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë.​​ 

 

  • Gjykata vëren​​ se nga dosja e lëndës,​​ nuk ka njohuri nëse Zyra e Kryeprokurorit të​​ Shtetit ka nxjerrë​​ ndonjë përgjigje në​​ lidhje me propozimin e parashtruesit të​​ kërkesës.

 

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ pretendon që vendimet e gjykatave të​​ rregullta​​ janë​​ nxjerrë në shkelje të të​​ drejtave dhe lirive themelore​​ të tij​​ të​​ garantuara me​​ nenet 24 [Barazia para Ligjit],​​ 31 [E drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon​​ se​​ shkelja​​ e neneve​​ të lartcekura​​ të Kushtetutës​​ ka ndodhur si pasojë e shpalljes së​​ fajësisë vetëm ndaj parashtruesit të​​ kërkesës dhe jo edhe ndaj të dëmtuarit.​​ 

 

  • Në këtë kontekst, parashtruesi i kërkesës​​ thekson:​​ Gjykata Themelore ka shpallur fajtor Fejzi Hajdarin por jo edhe Rinor Kurtaj, Gjykata​​ kundërvajtëse nuk kishte kompetencë​​ lëndore meqenëse ishte Fejzi Hajdari me lëndime trupore të rënda, operim dhe gjendje kome, shto kësaj ekspertiza e komunikacionit 2 sosh kishte shpallur fajtor 2 persona​​ dhe jo vetëm njërin Fejzi Hajdarin”.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës tutje thekson:​​ “Është shumë​​ e rëndësishme se Gjykata në​​ një proces të​​ rregullt nuk kishte kompetencë​​ meritore për të​​ vlerësuar një vepër penale e cila bije në​​ domenin e Krimeve të​​ Rënda dhe jo në​​ kundërvajtje, meqenëse Rinor Kurtaj kishte shkaktuar lëndime të​​ rënda trupore që​​ nga një veting të​​ sinqertë kjo vepër do të​​ mund të​​ përfshinte edhe cilësimin juridik shkaktimi i rrezikut të​​ përgjithshëm​​ [...].

 

  • Në këtë drejtim, parashtruesi i kërkesës thekson​​ se​​ “Gjykata, në çdo shkallë​​ gjykimi, duhet të marrë​​ në​​ shqyrtim dhe të​​ vendosë​​ në​​ lidhje me kompetencën e saj lëndore, përpara se të​​ gjykojë​​ çështjen që​​ i paraqitet për​​ shqyrtim. Ky detyrim i gjykatës për të​​ vepruar edhe kryesisht, është i lidhur drejtpërdrejt me zbatimin dhe respektimin e parimit të​​ një procesi të​​ rregullt ligjor, i sanksionuar me nenin 6 të​​ Konventës Evropiane të të Drejtave të​​ Njeriut. Nëse një gjykatë​​ nuk ka kompetencë​​ lëndore për të shqyrtuar çështjen, ajo nuk mund të​​ kryej asnjë veprim tjetër procedural në​​ lidhje me të”.

 

  • Parashtruesi i kërkesës pretendon se​​ [...] Gjykata e Apelit e Kosovës nuk ka vlerësuar​​ drejtë​​ dispozitat e KPRK-së, as​​ edhe Gjykata Themelore meqenëse kanë​​ heshtur parregullsitë e mosekzaminimit të​​ raportit mjekësor të​​ Fejzi Hajdarit, jo vetëm por edhe mendimin e ekspertit të​​ komunikacionit nuk e përfillën, shtrohet pyetja "Për​​ çka​​ shërben​​ atëherë caktimi i​​ ekspertit", në​​ një vendim arbitrar​​ gjyqtarja nuk do të​​ duhej të​​ ndërmerrte këtë veprim​​ procedural të​​ caktimit të​​ ekspertit, derisa ky i​​ fundit ka një prej detyrave të​​ përcaktuara me ligj në​​ nenin 136:"Duhet të​​ jetë​​ në​​ pyetje /fajësia ose pa/fajësia e të​​ pandehurit ose shkalla e dëmit të​​ shkaktuar me​​ vepër penale”.

 

  • Përgjatë pretendimeve të​​ tij, parashtruesi i kërkesës thekson:​​ “[...] karshi shkeljeve të rënda të​​ prezantuara një nga një konsideroj​​ se KPRK është aplikuar gabimisht​​ ...”.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ gjithashtu​​ pretendon se i është drejtuar edhe Zyrës së​​ Kryeprokurorit të Shtetit,​​ por që nuk ka marrë​​ përgjigje.​​ 

 

  • Në lidhje me këtë, parashtruesi i kërkesës thekson se “Kryefjala e gjithë kësaj mjegullnaje që​​ sado përpiqemi të​​ largojmë kujtesën është Sevdije Morina apo Prokurorja e instancës së​​ tretë, paramendoni si fillim i drejtohem me këtë​​ lutje, e njëjta hesht, i drejtohem me e-mail dhe urgjencë, e largon topin duke e dërguar në​​ Gjykatën Supreme dhe më​​ pas kur Gjykata Supreme e kthen tek ajo si kompetencë​​ ekskluzive,​​ Prokuroja i kalon afate kohore që​​ ligjërisht nuk do të​​ duhej të​​ kalonin [...]”.

  • Përfundimisht, parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata që (i) kërkesën e tij ta shpallë të pranueshme; dhe (ii) të konstatojë që​​ aktvendimi​​ i kontestuar​​ është nxjerrë në kundërshtim me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, duke e​​ shpallur të njëjtin të pavlefshëm dhe duke e kthyer çështjen në rivendosje.

 

Dispozitat relevante të Ligjit dhe Rregullores së punës

 

Ligji

 

Neni 49

(Afatet)

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor. Në të gjitha rastet e tjera, afati fillon të ecë në ditën kur vendimi ose akti është shpallur publikisht. Nëse kërkesa është e drejtuar kundër një ligji, atëherë afati fillon të ecë që nga dita kur ligji ka hyrë në fuqi”.

 

 

Rregullorja e punës​​ 

 

Rregulli 39​​ 

(Kriteret e pranueshmërisë)

 

“(1)​​ Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:​​ 

 

[…]

 

c) kërkesa parashtrohet brenda katër (4) muajsh nga dita kur vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit, dhe

[…].”

 

Pranueshmëria e​​ kërkesës​​ 

 

  • Gjykata së pari shqyrton nëse janë përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe Rregullore të punës. Në këtë drejtim, sipas paragrafit 1 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, Gjykata vendos vetëm për rastet e ngritura para Gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar. Ndërsa, sipas paragrafit 7 i të njëjtit​​ nen të Kushtetutës, individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet e pretenduara të të drejtave dhe lirive të tyre individuale të garantuara me Kushtetutë nga autoritetet publike, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

  • Gjykata më tej i referohet kritereve të pranueshmërisë, siç specifikohen më tej në Ligj. Në lidhje me këtë, sipas paragrafit 1 të nenit 47 (Kërkesa individuale), çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tij individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik. Sipas paragrafit 2 të të njëjtit nen, individi mund të ngre kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

  • Për sa i përket përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata fillimisht thekson se parashtruesi i kërkesës është palë e autorizuar, i cili konteston një akt të një autoriteti publik, përkatësisht Aktvendimin [Kml.​​ nr.​​ 2/2021]​​ e​​ Gjykatës Supreme të Kosovës,​​ të 24 shkurtit 2021,​​ pasi i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

  • Megjithatë, Gjykata po ashtu thekson se sipas nenit 49 (Afatet) të Ligjit, kërkesa duhet parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit të kërkesës i është dorëzuar vendimi gjyqësor. Kjo kërkesë është përcaktuar edhe përmes pikës (c) të paragrafit (1) të rregullit 39 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës, që përcakton se kërkesa parashtrohet brenda katër (4) muajve nga dita kur vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit të kërkesës.

 

  • Në këtë kontekst, në rrethanat e rastit konkret, Gjykata rikujton që parashtruesi i kërkesës e konteston aktvendimin [Kml.​​ nr.​​ 2/2021] të Gjykatës Supreme të Kosovës, të 24 shkurtit 2021.​​ Fletëkthesa e dorëzuar në Gjykatë nga Gjykata Themelore​​ ​​ vërteton që parashtruesi i kërkesës e ka pranuar aktin e kontestuar më​​ 4 mars 2021.​​ Parashtruesi i kërkesës e ka dorëzuar kërkesën e tij në Gjykatë më​​ 3 tetor 2022 më shumë se 4 (katër) muaj​​ pas pranimit të aktit të kontestuar. Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është dorëzuar pas afatit ligjor prej 4 (katër) muajve të përcaktuar me Ligj dhe Rregullore të punës, dhe rrjedhimisht është e papranueshme për shqyrtim.

 

  • Në rastet kur parashtruesi i kërkesës ka të drejtë që kopja e vendimit të plotfuqishëm të organeve gjyqësore vendase t’i dorëzohet në mënyrë automatike, qëllimit dhe synimit të nenit 49 të Ligjit më së miri do t’i shërbehej nëse afati katërmujor llogaritet nga data kur është dorëzuar kopja e atij vendimi (shih, ndër të tjera, rastin GJEDNJ-së​​ Worm kundër Austrisë, nr. 83/1996/702/894,​​ Aktgjykim i 29 gushtit 1997, paragrafi 33).

 

  • Gjykata rikujton se qëllimi i afatit ligjor prej 4 (katër) muajve, sipas nenit 49 të Ligjit dhe sipas rregullit 39 (1) (c) të Rregullores së punës, është që të promovojë siguri juridike, duke siguruar që rastet që kanë të bëjnë me çështje kushtetuese të trajtohen brenda një periudhe të arsyeshme dhe vendimet e mëparshme të mos jenë vazhdimisht të hapura për t'u kontestuar (shih, ndër të tjera, rastet e Gjykatës​​ KI48/21,​​ me parashtrues​​ Xhavit R. Sadrija, Aktvendimi për papranueshmëri, i 30 qershorit 2021, paragrafi 44; dhe​​ KI45/21, me parashtrues​​ Samedin Bytyqi, Aktvendim për papranueshmëri, i 20 majit 2021, paragrafi 35; shih gjithashtu, ndër të tjera, rastin e GJEDNJ-se​​ Mocanu dhe të tjerët kundër Rumanisë, nr. 10865/09,45886/07​​ dhe 32431/08, të 17 shtatorit 2014, paragrafi 258).

 

  • Si përfundim, nga arsyet e shtjelluara si më sipër, Gjykata konstaton se kërkesa nuk është dorëzuar brenda afatit ligjor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës dhe rrjedhimisht, Gjykata nuk mund të shqyrtojë meritat e rastit, përkatësisht, nëse përmes​​ aktvendimit të kontestuar janë shkelur të drejtat kushtetuese të parashtruesit të kërkesës.

 

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës,​​ në​​ nenin 20 e 49 të Ligjit dhe në pajtim me rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës, më​​ 25 janar 2023,​​ njëzëri

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë​​ aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë​​ aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky​​ aktvendim hyn në fuqi menjëherë.​​ 

 

 

 

 

 

Gjyqtari raportues     Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

 ​​ 

Radomir Laban ​​    ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​    Gresa Caka-Nimani

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

1

Parashtruesit:

Fejzi Hajdari

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale