KI206/18, Parashtrues: Fatos Deva, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit Ac. nr. 3464/2018 të 9 nëntorit 2018
KI206/18, Aktvendim i 14 qershor 2019, publikuar më 18 qershor 2019
Fjalët kyç: kërkesë individuale, qartazi e pabazuar,
Parashtruesi i kërkesës kishte lidhur një Marrëveshje mbi Fleksi Kredinë me një bankë, ku përfshihej si garanci edhe Aneks Marrëveshja mbi Pengun. Si pasojë se parashtruesi i kërkesës nuk i ishte përmbajtur marrëveshjes, banka (kredidhënësi) parashtroi Propozim për Përmbarim në gjykatën e shkallës së parë.
Gjykata Komunale në Gjakovë me Aktvendimin Ekz. nr. 18/12 lejoj përmbarimin dhe detyroi parashtruesin për pagesën e borxhit. Parashtruesi i kërkesës gjatë procedurave pranë gjykatave të rregullta ndër të tjera pretendoi se kontrata e pengut e lidhur mes tij dhe kredhidhënësit, nuk paraqet dokumenti përmbarimor.
Parashtruesi i kërkesës, pranë Gjykatës Kushtetuese në thelb pretendoi shkeljen e të drejtave të tij të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës për arsye se sipas tij gjykatat e rregullta kanë pranuar kundërligjshëm, Marrëveshjen për Pengun si dokument përmbarues, dhe sipas tij ajo kontratë nuk i plotëson kushtet për të qenë dokument përmbarues.
Gjykata Kushtetuese, duke i adresuar pretendimet e parashtruesit të kërkesës, konstatoi se ky i fundit dështoi të paraqesë prova, fakte dhe argumente që tregojnë se procedurat në gjykatat e rregullta kanë shkelur të drejtën e tij për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe njëkohësisht i sqaroi se është detyrë e gjykatave të rregullta t’i zgjidhin çështjet e interpretimit të rregullave të brendshme ligjore.
Fatos Deva
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar