Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit [Pzd. nr. 94/2017] të Gjykatës Supreme të Kosovës, të 13 nëntorit 2017

Nr. të lëndës KI 06/18

Parashtruesit: Shkumbin Mehmeti

Shkarko:

KI06/18, Parashtrues: Shkumbin Mehmeti, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Pzd. nr. 94/2017, të 13 nëntorit 2017

KI06/18 Aktvendim për papranueshmëri, miratuar më 16 janar 2019, publikuar më 27.02.2019

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë penale, e drejta për gjykim të drejtë, të drejtat e të akuzuarit, ratione materiae, kërkesë e papranueshme.

Parashtruesi i kërkesës pretendoi se gjykatat e rregullta, duke refuzuar kërkesën e tij për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit ia kanë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet: 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 33 [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit në Rastet Penale] dhe 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta) dhe nenet 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe 14 (Ndalimi i diskriminimit) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).

Gjykata pasi vlerësoi rastin në tërësi, erdhi në përfundim se edhe në rastet kur kërkesa për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit nuk është e suksesshme, neni 31 i Kushtetutës në dritën e interpretimit të nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nuk është i zbatueshëm. Prandaj, Gjykata konsideroi se parashtruesi i kërkesës nuk i kishte plotësuar kriteret për pranueshmëri, të përcaktuara me Kushtetutë, dhe siç parashihen me Ligj dhe me Rregullore të punës. Rrjedhimisht, Gjykata në këtë rast konkludoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës nuk është ratione materiae në pajtim me Kushtetutën, andaj si e tillë, kërkesa u deklarua e papranueshme.

Parashtruesit:

Shkumbin Mehmeti

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është ratione materiae jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale