Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

Nr. të lëndës KI26/24

Parashtruesit: Rrahim Ramadani

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më 30 maj 2024

Nr. ref.:RK 2436/24

 

 

 

 

VENDIM PËR REFUZIM TË KËRKESËS

 

 

rastin nr. KI26/24

 

 

Parashtrues

 

 

Rrahim Ramadani

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë së​​ aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzie​​ Istrefi-Peci, gjyqtare​​ 

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar​​ 

Enver Peci, gjyqtar​​ dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar

 

 

 

 

Parashtruesi i kërkesës​​ 

 

  • Kërkesa është parashtruar nga​​ Rrahim Ramadani,​​ nga Prishtina​​ (në tekstin e mëtejmë: parashtruesi i kërkesës).

 

Vendimi i kontestuar​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ nuk specifikon se cilin akt konkret të​​ autoritetit publik e konteston para Gjykatës Kushtetuese të​​ Republikës së​​ Kosovës (në​​ tekstin e mëtejmë: Gjykata).

​​ 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Parashtruesi​​ i kërkesës​​ në kërkesën e tij nuk saktëson se cila e drejtë e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta) i është shkelur.​​ 

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës,​​ në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale)​​ të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë:​​ Ligji), si dhe në rregullin​​ 25​​ (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve)​​ të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • Më​​ 2 shkurt 2024, parashtruesi i kërkesës dorëzoi kërkesën e tij në Gjykatë.

 

  • Më​​ 7 shkurt 2024, parashtruesi i kërkesës dorëzoi në​​ Gjykatë​​ kërkesë​​ për sqarim dhe njoftim rreth lëndës së​​ tij si dhe bashkëngjiti​​ dokumente shtesë​​ lidhur me rastin.

 

  • Më​​ 12 shkurt 2024, Kryetarja e Gjykatës përmes Vendimit [GJR. KI26/24] caktoi gjyqtarin​​ Enver Peci,​​ gjyqtar​​ raportues,​​ ndërkaq përmes Vendimit [Nr. KSH.​​ KI26/24]​​ caktoi​​ Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët: Gresa Caka-Nimani (kryesuese), Bajram Ljatifi dhe Remzije Istrefi-Peci (anëtarë).

 

  • Më​​ 16​​ shkurt 2024, Gjykata e njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin e kërkesës.​​ 

 

  • Më 22 shkurt 2024, Gjykata i kërkoi parashtruesit të kërkesës që të​​ njoftojë​​ Gjykatën se​​ (i) cilin vendim të autoritetit publik e konteston​​ para Gjykatës; (ii) të​​ specifikojë​​ se cilat të drejta dhe liri kushtetuese​​ pretendon​​ se​​ i​​ janë cenuar; si dhe (iii)​​ të dorëzojë​​ vendimin e fundit të kontestuar së bashku me vendimet tjera apo dokumentet e nevojshme që kanë të bëjnë me këtë kërkesë.

 

  • Më​​ 4 mars 2024, parashtruesi i kërkesës dorëzoi në Gjykatë​​ përgjigje​​ përmes së cilës theksoi​​ se kërkon kompensimin e diferencës në​​ pagë​​ si dhe bashkëngjiti disa dokumente.​​ Megjithatë, parashtruesi i kërkesës nuk specifikoi se cilin akt të​​ autoritetit publik e konteston dhe​​ as nuk saktësoi se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutë i janë cenuar.

 

  • Më 11 mars 2024, gjyqtari Jeton Bytyqi dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me ç’ rast filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • ​​ 30 prill​​ 2024, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e​​ gjyqtarit​​ raportues dhe njëzëri i rekomandoi Gjykatës që të refuzojë kërkesën me procedurë të shkurtër.​​ 

 

Përmbledhja e fakteve​​ 

 

  • Gjykata rikujton se më​​ 18 shtator 2014, parashtruesi​​ i kërkesës​​ për herë të parë​​ iu drejtua Gjykatës me kërkesë​​ për​​ vlerësimin e​​ kushtetutshmërisë​​ së​​ Aktvendimit [CA. nr. 2862/2014] të Gjykatës së Apelit​​ të Kosovës, kërkesë të cilën Gjykata e​​ shpalli​​ të papranueshme përmes​​ Aktvendimit​​ për Papranueshmëri në​​ rastin​​ KI141/14.​​ 

 

  • Më​​ 28 tetor 2015, parashtruesi​​ i kërkesës​​ për herë të dytë​​ parashtroi​​ kërkesë në Gjykatë,​​ për​​ vlerësimin e kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit [CML. nr. 6/2014] të Gjykatës Supreme të Kosovës, kërkesë të cilën Gjykata e​​ shpalli​​ të papranueshme përmes Aktvendimit​​ për Papranueshmëri në​​ ​​ rastin​​ KI129/15.​​ 

 

  • Më​​ 19 qershor 2017, parashtruesi​​ i kërkesës​​ për herë të tretë​​ parashtroi​​ kërkesë në Gjykatë,​​ për​​ vlerësimin e kushtetutshmërisë së​​ Aktvendimit​​ [CPP. nr.​​ 2/2017]​​ të Gjykatës Supreme, kërkesë​​ të cilën Gjykata e​​ shpalli​​ të papranueshme përmes Aktvendimit​​ për Papranueshmëri në​​ rastin KI70/17.​​ 

 

  • Më​​ 24 janar 2020, parashtruesi​​ i kërkesës​​ për herë të​​ katërt​​ parashtroi​​ kërkesë në Gjykatë,​​ për​​ vlerësimin e kushtetutshmërisë së​​ Aktvendimit [Rev. A.U. nr. 7/ 2019] të Gjykatës Supreme, kërkesë​​ të​​ cilën Gjykata e shpalli​​ të papranueshme​​ përmes Aktvendimit për​​ Papranueshmëri​​ në​​ rastin KI17/20.​​ 

 

  • Më​​ 8 janar 2021, parashtruesi​​ i kërkesës​​ për herë të​​ pestë​​ parashtroi​​ kërkesë në Gjykatë,​​ për​​ vlerësimin e kushtetutshmërisë së​​ Aktgjykimit​​ [AC-I-15-0211-Ao001]​​ të​​ Kolegjit të​​ Apelit të​​ Dhomës së​​ Posaçme​​ të Gjykatës Supreme, kërkesë​​ të​​ cilën​​ Gjykata​​ e refuzoi​​ me procedurë të shkurtër​​ përmes Vendimit për refuzim në​​ rastin KI03/21.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës, në rastin konkret,​​ i drejtohet Gjykatës për herë të​​ gjashtë.

 

  • Nga shkresat e lëndës rezulton se, në​​ një​​ datë​​ të​​ paspecifikuar, parashtruesi i kërkesës paraqiti ankesë​​ në​​ Gjykatën e Apelit kundër Aktvendimit [CN. nr. 94/2020] të​​ Gjykatës​​ së Apelit,​​ me të​​ cilin ishte hedhur poshtë​​ si i​​ palejueshëm propozimi i parashtruesit të​​ kërkesës​​ për përsëritjen e procedurës,​​ për shkak të​​ shkeljes së​​ dispozitave të​​ procedurës kontestimore.​​ 

 

  • Më 14 gusht 2023, Gjykata e Apelit,​​ përmes Aktvendimit [Ac. nr. 332/2022] refuzoi si të pathemeltë ankesën e parashtruesit të​​ kërkesës dhe vërtetoi Aktvendimin [CN. nr. 94/2020] e 10 qershorit 2021 të Gjykatës së Apelit.​​ Në arsyetimin e aktvendimit të saj, Gjykata e Apelit theksoi se aktvendimi i atakuar nuk ishte i përfshirë me shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore dhe as me zbatim të gabuar të së drejtës materiale. Në këtë drejtim, Gjykata e Apelit shtoi se në aktvendimin e atakuar ishin arsyetuar të gjitha faktet me peshë vendimtare për hedhjen poshtë si të palejuar të propozimit të parashtruesit të kërkesës për përsëritjen e procedurës, në përputhje me paragrafin 1 të nenit 68 të​​ LPP-së.​​ 

 

  • Nga shkresat e rastit rezulton se,​​ ​​ 5 dhjetor 2023, parashtruesi i kërkesës parashtroi ankesë​​ ​​ Zyrën e Prokurorit të​​ Shtetit kundër Njoftimit [KMLC. nr. 119/23]​​ ​​ Zyrës së​​ Prokurorit të​​ Shtetit​​ ​​ 2 nëntorit 2023. Në​​ lidhje me këtë​​ ankesë, më​​ 6​​ dhjetor 2023,​​ Zyra e Prokurorit të Shtetit,​​ përmes Njoftimit​​ [KMLC. nr. 119/23], njoftoi parashtruesin e kërkesës se nuk ka bazë ligjore për inicimin e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë.

 

  • Nga shkresat e rastit më​​ tutje rezulton se parashtruesi i kërkesës sërish ka dorëzuar në​​ Zyrën e Prokurorit të​​ Shtetit shkresë​​ përmes së​​ cilës ka kundërshtuar Njoftimin [KMLC. nr. 119/23] të​​ Zyrës së​​ Prokurorit të​​ Shtetit të​​ 28​​ dhjetorit​​ 2023, si dhe disa njoftime të​​ mëhershme, të​​ cilat parashtruesi i kërkesës nuk ia ka bashkëngjitur kërkesës së​​ tij para Gjykatës.​​ 

 

  • Më​​ 24 janar 2024, Zyra e Prokurorit të​​ Shtetit, përmes​​ Njoftimit​​ [KMLC. nr. 119/24],​​ lidhur me kërkesën e parashtruesit të​​ kërkesës,​​ njoftoi​​ të​​ njëjtin​​ se nuk mund të​​ iniciohet kërkesë​​ për mbrojte të​​ ligjshmërisë. Nga shkresa e lartcekur rezulton se parashtruesi i kërkesës pranë​​ Zyrës së​​ Prokurorit të​​ Shtetit ka dorëzuar shkresa të​​ tjera,​​ përmes të​​ cilave ka kundërshtuar Njoftimin [KMLC. nr. 119/23] e 28 dhjetorit 2023, si dhe njoftimet tjera​​ të​​ mëhershme.​​ Në​​ lidhje me këtë, përmes shkresës së​​ lartcekur të​​ Zyrës së​​ Prokurorit të​​ Shtetit u theksua se​​ Për shkak të sqarimit të këtij rasti, sipas kërkesës së palës kemi pranuar palën në takim me bashkëpunëtorin profesional të çështjes për të diskutuar rreth pretendimeve të paraqitura në shkresë, edhe përkundër asaj që edhe më parë e kemi njoftuar përmes shkresave zyrtare në lidhje me rastin”.​​ 

 

  • Më​​ 30 prill​​ 2024,​​ Kolegji shqyrtues e shqyrtoi raportin e propozuar nga​​ gjyqtari raportues dhe njëzëri i rekomandoi​​ Gjykatës ta refuzojë kërkesën me procedurë të shkurtër.

 

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës​​ para Gjykatës nuk specifikon aktin e autoritetit publik të cilin e konteston dhe as nuk qartëson saktësisht se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutë pretendon se i janë cenuar.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës i drejtohet Gjykatës me kërkesë​​ për njohjen e të​​ drejtës për kompensim të​​ diferencës në​​ pagë​​ për periudhën nga 1 tetori 2008 deri në​​ janar të​​ vitit 2020, duke përfshirë​​ kamatën ligjore.​​ 

 

  • Në​​ lidhje me këtë, parashtruesi i kërkesës thekson se me reformën e arsimit në vitin 2007, vendet për arsimtarë ishin zvogëluar nëpër shkolla​​ “Por Marrëveshja në mes Qeverisë dhe SBASHK-ut​​ ka qenë që të diplomuar-të kualifikuarit për vendet që kanë qenë në punë të sistemohen dikund ku ka mundësi. Ata të Komunës-Dak-ja​​ nuk më sistemoi askund. [...]”.​​ 

 

  • Tutje, parashtruesi i kërkesës shton se pas kërkesës pranë​​ KPMK-së, kjo e fundit vendosi që​​ ta kthejë​​ atë​​ në​​ vendin e mëparshëm të​​ punës ose në​​ ndonjë​​ vend ku i përgjigjet kualifikimi. Në​​ lidhje me këtë, parashtruesi i kërkesës thekson se Komuna e Prishtinës e sistemoi parashtruesin e kërkesës në​​ pozitën e punës ‘bibliotekist’ për kohë​​ të​​ caktuar, dhe se pavarësisht kërkesave të​​ tij,​​ nuk e kthyen​​ më​​ në​​ vendin e mëparshëm të​​ punës. Parashtruesi i kërkesës shton se,​​ në​​ këtë​​ pozitë,​​ paga kishte qenë​​ më​​ e ulët për 200 euro dhe se:​​ “Diferencën e pagës e kam lyp nga DKA-ja nga Gjykata e deri sot asgjë. Ja vendimi i Gjykatës Cp. Nr. 27818/19 ku thotë se e ka marrë diferencën ku nuk është e vërtetë se unë kam marrë 13 paga sa kam qenë i papunë 3750 euro. A për diferencë ​​ asnjë cent. Sikurse​​ Gjykata Themelore​​ ashtu​​ ka thënë Gjykata e Apelit me nr. 2022:009306 që e kam marrë me datën 22.9.2023.”​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës tutje shton:​​ “Nenet nuk po i ceku se nuk po kam durim ti shikoj dhe ti analizoj, ju duhet ti shikoni pasi jeni institucion që e doni të drejtën njerëzore dhe ligjore të cilat janë të përafërta në mes veti [...].​​ 

 

  • Përveç kësaj, parashtruesi i kërkesës gjithashtu thekson se nuk e ka ditur pagën e bibliotekistit, përkatësisht se ajo​​ është​​ ​​ e vogël se e mësimdhënësit, për arsye se në​​ kontratën e punës nuk ka qenë​​ e specifikuar.​​ 

 

  • Në​​ fund, parashtruesi i kërkesës shton se:​​ “Sipas vendimit të Gjykatës Themelore në lëndën E nr.2433/11 që thotë se unë kam marrë diferencë nuk është e VëRTET, por është gënjeshtër e kulluar, por unë sipas kësaj lënde dhe sipas vendimit të KPMK kam marrë 13 paga që kam mbetur​​ jashtë sistemit të punës kam marrë 3750 euro nga i pari 1.9.2007 deri me 1.10.2008 kur më kanë kthye në punë Komuna sipas vendimit të KPMK të 2008 ku ky vendim nuk është zbatuar në tërësi. Kurse për diferencë nuk kam marrë asnjë cent. Prandaj,​​ po kërkoj diferencën së​​ bashku me kamatë​​ ligjore nga 1.10.2008-31.1.2020. I kam shterrë të gjitha mjetet juridike pastaj jam paraqitur në Kushtetuese si p.sh. Gjykatës Supreme për përsëritje të procedurës përmes së Apelit, Prokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial. Ju keni mundësi të më ndihmoni”.

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së​​ kërkesës

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse kërkesa i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe me Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë:​​ 

 

“1.​​ Gjykata​​ Kushtetuese​​ vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

 

[…]​​ 

 

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

  • Gjykata, po ashtu i referohet neneve 47 (Kërkesa individuale)​​ dhe​​ 48​​ (Saktësimi i kërkesës)​​ të Ligjit, të​​ cilët​​ përcaktojnë:

 

Neni 47

(Kërkesa individuale)

 

"1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tij individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.​​ 

 

2. Individi mund të ngrejë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj".​​ 

 

Neni 48

(Saktësimi i kërkesës)

 

 

 

Parashtruesi​​ i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe​​ liri​​ pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestojë”.

 

  • Në​​ kontekst të​​ dispozitave të​​ lartcekura, Gjykata thekson se bazuar në​​ paragrafin 7 të​​ nenit 113 të​​ Kushtetutës, paragrafin 1 të​​ nenit 47 dhe nenin 48 të​​ Ligjit, parashtruesit e kërkesave duhet të​​ specifikojnë​​ aktin​​ konkret të​​ autoritetit publik që​​ kontestohet dhe gjithashtu janë​​ të​​ detyruar që​​ të​​ qartësojnë saktësisht se cilat të​​ drejta dhe liri pretendojnë se u janë cenuar.​​ 

 

  • Në rastet kur kërkesa nuk i përmbush kriteret kushtetuese dhe ligjore të​​ pranueshmërisë, Ligji dhe Rregullorja e punës përcaktojnë procedurën që duhet ndjekur nga Gjykata në mënyrë që parashtruesit​​ të​​ kërkesës​​ t’i jepet mundësi për të kompletuar dhe plotësuar kërkesën e tij.​​ 

 

  • Në​​ lidhje me këtë, Gjykata,​​ përmes shkresës së​​ 22 shkurtit 2024,​​ kishte kërkuar nga parashtruesi​​ i kërkesës​​ që​​ të​​ njoftojë Gjykatën se​​ (i) cilin vendim të autoritetit publik e konteston​​ para Gjykatës; (ii) të​​ specifikojë​​ se cilat të drejta dhe liri kushtetuese​​ pretendon​​ se​​ i​​ janë cenuar; si dhe (iii)​​ të dorëzojë​​ vendimin e fundit të kontestuar së bashku me vendimet tjera apo dokumentet e nevojshme që kanë të bëjnë me këtë kërkesë.

 

  • Në​​ vijim të​​ kërkesës së​​ Gjykatës, parashtruesi i kërkesës,​​ më​​ 4 mars 2024,​​ ​​ përmes përgjigjes së dorëzuar në Gjykatë, theksoi​​ se kërkon kompensimin e diferencës në​​ pagë​​ si dhe bashkëngjiti disa dokumente shtesë.​​ Megjithatë, parashtruesi i kërkesës nuk specifikoi se cilin akt të​​ autoritetit publik e konteston dhe​​ as nuk saktësoi se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutë i janë cenuar dhe se si kishte ardhur deri tek shkelja e tyre.​​ 

 

  • Në këtë aspekt, dhe duke marrë parasysh atë që u cek më lartë, Gjykata në bazë të Rregullores së saj të punës, mund të refuzojë kërkesën me procedurë të shkurtër.

 

  • Në dritë të këtyre fakteve, Gjykata i referohet pikës (a) të paragrafit 2 të rregullit 54 ​​ (Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës)​​ të Rregullores së punës, i cili parasheh:

 

“[...]​​ 

 

(2)​​ Gjykata mund të​​ vendosë ta refuzojë një kërkesë me procedurë të shkurtër në qoftë se:​​ 

(a) kërkesa është jo e plotë ose e paqartë, përkundër kërkesës ose kërkesave nga Gjykata ndaj palës që ta plotësojë ose të qartësojë kërkesën;​​ 

 

[...]”.

 

 

  • Gjykata rikujton se parashtruesi i kërkesës në​​ kërkesën​​ e tij fillestare dhe​​ në​​ përgjigjen e 4 marsit 2024,​​ përmend disa vendime të​​ gjykatave të​​ rregullta, mirëpo​​ nuk specifikon se cilin​​ e konteston para Gjykatës dhe as nuk saktëson se​​ cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutë i janë cenuar,​​ siç kërkohet me nenin 48 të Ligjit.​​ Për më tepër, në përgjigjen e 4 marsit 2024, parashtruesi i kërkesës thekson:​​ Pasi mi keni kërkuar disa dokumente dhe po ua dërgoj, dhe njëherit po ju tregoj​​ nuk po kërkoj​​ tjetër vetëm diferencën prej 1.10.2008 e deri me 31.1.2020 pasi që më takon diferenca në mes bibliotekistit dhe profesorit”.

 

  • Në lidhje me këtë, Gjykata rithekson se​​ barra për të ndërtuar, sqaruar dhe plotësuar kërkesën bie mbi​​ parashtruesit​​ e kërkesës, të cilët kanë interes të drejtpërdrejtë në mënyrë që pohimet dhe pretendimet e tyre të adresohen në mënyrë efektive nga Gjykata. Në​​ rastet​​ kur parashtruesit e kërkesës nuk i përgjigjen kërkesës së Gjykatës për qartësimin dhe plotësimin e kërkesës, Gjykata i deklaron këto kërkesa si të paqarta dhe jo të plota, dhe si rezultat nuk i shqyrton pretendimet e parashtruesit të kërkesës​​ (shih, rastet e​​ Gjykatës,​​ KI13/23, parashtruese​​ Marigona​​ Đorđević-Jakaj, Vendim​​ për refuzim të​​ kërkesës​​ i​​ 29 gushtit 2023,​​ paragrafi​​ 22;​​ KI08/22, parashtrues​​ Bajram Santuri, Vendim​​ për​​ refuzim të​​ ​​ kërkesës,​​ i 6 korrikut 2022, paragrafi 38; dhe​​ KI101/21, parashtrues​​ 'N.T.SH. Morina B,​​ Vendim për refuzim të kërkesës,​​ i 8 shtatorit 2021, paragrafi 36).

 

  • Si përfundim,​​ Gjykata,​​ në bazë të nenit 48 të Ligjit dhe​​ pikën (a) të paragrafit 2 të rregullit 54 ​​ (Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës)​​ të Rregullores së punës​​ konstaton​​ se kërkesa​​ është​​ e paplotë dhe e paqartë​​ dhe duhet të​​ refuzohet me procedurë të shkurtër.

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, në nenin 48​​ të Ligjit dhe rregullin​​ 54​​ (2)​​ (a)​​ të Rregullores së punës, në seancën e mbajtur më​​ 30 prill​​ 2024, njëzëri

 

VENDOS

 

  • TË REFUZOJË kërkesën me procedurë të shkurtër;

 

  • T'UA KUMTOJË këtë vendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË këtë vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin

20.4 të Ligjit;

 

  • Ky vendim hyn në​​ fuqi në​​ ditën e shpalljes në​​ Gazetën Zyrtare të​​ Republikës së​​ Kosovës,​​ ​​ pajtim me paragrafin 5 të​​ nenit 20 të​​ Ligjit.

 

 

 

Gjyqtari raportues ​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

Enver Peci​​ ​​    ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ ​​ Gresa Caka-Nimani

 

 

 

Parashtruesit:

Rrahim Ramadani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile