KI72/19, Parashtrues: Amir Hamza, Vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimeve ose akteve të paspecifikuara të autoriteteve publike
KI72/19, Vendim për refuzim të kërkesës, i 25 shtatorit 2019, publikuar më …
Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kërkesë e paplotësuar, vendim për refuzim
Parashtruesi i kërkesës nuk kishte kontestuar asnjë akt konkret të ndonjë autoriteti publik dhe nuk kishte qartësuar saktësisht se cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutë pretendonte se i ishin cenuar nëpërmjet ndonjë akti të një autoriteti publik. Ai i ishte drejtuar Gjykatës me një shkresë, duke pretenduar se ai në ndërmarrjen në të cilën ka punuar ishte ofenduar nga kolegët e tij të punës, dhe se për këtë drejtuesit e ndërmarrjes nuk kishin ndërmarrë asgjë.
Marrë parasysh faktin se kërkesa e parashtruesit nuk ishte e kompletuar, Gjykata i kërkoi parashtruesit të kërkesës që të plotësojë kërkesën e tij, duke: a) specifikuar aktet e autoriteteve publike të cilat i konteston; b) qartësuar saktësisht pretendimet e tij për shkelje të të drejtave të garantuara me Kushtetutë; dhe c) dorëzuar kopjet e dokumenteve dhe informatave të tjera që mbështesin pretendimet e tij. Parashtruesi i kërkesës iu përgjigj kërkesës së Gjykatës por pas afatit të përcaktuar nga Gjykata, ku prapë nuk qartësoi dhe plotësoi kërkesën e tij.
Andaj, Gjykata konsideroi se kërkesa e parashtruesit nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të moskompletimit të saj me dokumentacion mbështetës, ashtu siç kërkohet me nenin 22.4 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 32 (2) (e) (h) dhe 35 (5) të Rregullores së punës së Gjykatës, prandaj vendosi që kërkesa të refuzohet me procedurë të shkurtër. Gjykata gjithashtu refuzoi kërkesën e parashtruesit për moszbulim të identitetit.
Amir Hamza
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Vendim për refuzim të kërkesës