Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar

Nr. të lëndës KI136/23

Parashtruesit: Kamer Kameri

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

Prishtinë, më 23​​ shtator 2024

Nr. Ref.: RK 2526/24

 

 

 

 

 

 

 

 

 

VENDIM PËR REFUZIM TË KËRKESËS

 

 

rastin nr. KI136/23

 

Parashtrues​​ 

 

 

Kamer Kameri​​ 

 

Vlerësim i​​ kushtetutshmërisë së​​ aktit të paspecifikuar

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e​​ përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar,

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

Enver Peci, gjyqtar dhe

Jeton Bytyqi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi i kërkesës

 

  • Kërkesa​​ është parashtruar nga​​ Kamer Kameri, me​​ vendbanim​​ në​​ Prishtinë​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ parashtruesi i​​ kërkesës).

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës​​ nuk e ka specifikuar aktin e autoritetit publik​​ ​​ cilin e konteston.

 

Objekti i çështjes​​ 

 

  • Objekt i çështjes së kërkesës është vlerësimi i​​ kushtetutshmërisë së​​ aktit​​ ​​ paspecifikuar.​​ 

 

  • Parashtruesi i​​ kërkesës nuk i ka specifikuar të​​ drejtat kushtetuese të​​ cilat pretendon se i janë​​ shkelur.​​ 

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe në rregullin 25​​ [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

 

  • ​​ 7 korrik 2023, Rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Nr. 01/2023, u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyri në​​ fuqi 15 ditë pas publikimit të​​ saj. Rrjedhimisht,​​ gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese i referohet dispozitave të Rregullores së lartcekur. Lidhur me këtë, konform​​ rregullit 78 (Dispozitat kalimtare) të Rregullores së punës Nr.01/2023, përjashtimisht, dispozita të caktuara të Rregullores së punës Nr. 01/2018, do të vazhdojnë të zbatohen në lëndët e regjistruara në Gjykatë përpara shfuqizimit të saj, vetëm nëse dhe për aq sa janë më të favorshme për palët.

 

Procedura në Gjykatën Kushtetuese

 

  • ​​ 15 qershor​​ 2023, kërkesa​​ u dorëzua​​ në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë Gjykata).​​ 

 

  • Më 27 qershor​​ 2023, Kryetarja​​ e Gjykatës me Vendimin​​ GJR.​​ KI136/23​​ caktoi gjyqtarin​​ Safet Hoxha,​​ gjyqtar raportues​​ dhe me Vendimin​​ KSH.​​ KI136/23​​ caktoi anëtarët e Kolegjit shqyrtues,​​ ​​ përbërë nga gjyqtarët:​​ Radomir Laban​​ (kryesues),​​ Remzije​​ Istrefi-​​ Peci​​ dhe​​ Enver Peci​​ (anëtarë).

 

  • Më 3 korrik​​ 2023, Gjykata njoftoi​​ parashtruesin​​ e kërkesës për regjistrimin e kërkesës, dhe i kërkoi sqarime shtesë, përkatësisht që​​ të: (i)​​ plotësonte formularin e kërkesës; (ii)​​ të​​ specifikonte cilin akt të​​ autoritetit publik e konteston​​ dhe; (iii)​​ të​​ cekte të​​ drejtat dhe liritë​​ të​​ cilat pretendon se i janë​​ shkelur.

 

  • Më 7 gusht​​ 2023​​ dhe 22 gusht 2024, parashtruesi i kërkesës dorëzoi në Gjykatë​​ dokumente shtesë, mirëpo nuk e plotësoi dhe qartësoi​​ kërkesën​​ e tij.

​​ 

  • Më 11 mars 2024, gjyqtari Jeton Bytyqi dha betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, me​​ ç’​​ rast​​ filloi mandati i tij në Gjykatë.

 

  • ​​ 4 shtator​​ 2024,​​ Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e gjyqtarit​​ raportues​​ dhe​​ njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës​​ vendimin për refuzimin​​ e kërkesës.​​ 

 

 

 

Përmbledhja e fakteve

 

  • Parashtruesi i kërkesës ka qenë​​ i punësuar në​​ termocentralin “Kosova A” në​​ Obiliq.

 

  • ​​ vitin 1995, parashtruesi i kërkesës e fitoi të​​ drejtën e pensionit invalidor​​ për shkak të​​ lëndimeve të​​ rënda fizike që​​ i kishte pësuar në ​​​​ vendin e punës, duke i shkaktuar paaftësi të​​ përhershme.​​ 

 

  • Institucioni i Avokatit të​​ Popullit lëshoi një​​ opinion ligjor nr.​​ 25/2016 lidhur me zbatimin e Aktgjykimit të​​ Gjykatës Evropiane për të​​ Drejtat e Njeriut në​​ rastin​​ Grudić​​ kundër Serbisë,​​ nr.​​ 31925/08. Në​​ këtë​​ opinion theksohej si në​​ vijim:​​ 

 

Avokati i Popullit i Republikës së​​ Kosovës më​​ 15 shkurt 2016 lidhur me zbatimin e Aktgjykimit të​​ Gjykatës Evropiane të​​ të​​ Drejtave të​​ Njeriut (GJEDNJ), për rastin Grudić​​ kundër Serbisë, me numër 31925/08 (2012).​​ 

 

“Në​​ deklaratën hyrëse të​​ këtij Opinioni, Avokati i Popullit i Republikës së​​ Kosovës shpreh shqetësimin e tij për mospërmbushjen e obligimeve të​​ Republikës së​​ Serbisë​​ ndaj pensionistëve të​​ Kosovës, sipas aktgjykimit të​​ GJEDNJ-së, në​​ vitin 2012, për rastin Grudić​​ kundër Serbisë.​​ Aktgjykimi i GJEDNJ-së​​ ​​ rastin Grudić​​ kundër Serbisë,​​ është​​ aktgjykim parimor, me të​​ cilin Serbia​​ është​​ e obliguar t’i kompensojë​​ ​​ mënyrë​​ ​​ njëjtë, sipas aktgjykimit të​​ lartpërmendur, pensionet kontributpaguese, pensionet invalidore të​​ punës dhe​​ pensionet​​ familjare, për qytetarët e Kosovës, të​​ cilët i kanë​​ gëzuar këto pensione deri në​​ vitin 1999, kur edhe janë​​ ndërprerë​​ nga Serbia në​​ mënyrë​​ arbitrare”.

​​          

Pretendimet e parashtruesit të kërkesës

 

  • Parashtruesi i kërkesës thekson se ishte i punësuar në​​ termocentralin “Kosova A” në​​ Obiliq. Në​​ fitin 1995, për shkak të​​ lëndimeve të​​ rënda fizike që​​ i kishte pësuar në​​ vendin e punës, e fitoi të​​ drejtën e pensionit invalidor.​​ Parashtruesi i kërkesës thekson se që​​ nga viti 1998 e deri më​​ tash, asnjëherë​​ nuk e mori pensionin​​ që i takonte.

 

  • Parashtruesi i kërkesës thekson se Gjykata Evropiane për të​​ Drejtat e Njeriut vendosi në​​ favor të​​ pensionistëve shqiptar që​​ ishin të​​ punësuar në​​ kohën e ish-Jugosllavisë, dhe detyroi shtetin e Republikës së​​ Serbisë​​ ​​ t’i kompensojë​​ ata.​​ Parashtruesi i kërkesës ia ka bashkëngjitur kërkesës së tij një opinion të institucionit të Avokatit të Popullit, në të cilin shkruhet si në vijim:​​ 

 

Aktgjykimi i GJEDNJ-së​​ në​​ rastin Grudić​​ kundër Serbisë,​​ është​​ aktgjykim parimor, me të​​ cilin Serbia​​ është​​ e obliguar t’i kompensojë​​ në​​ mënyrë​​ të​​ njëjtë, sipas aktgjykimit të​​ lartpërmendur, pensionet kontributpaguese, pensionet invalidore të​​ punës dhe pensionet familjare, për qytetarët e Kosovës, të​​ cilët i kanë​​ gëzuar këto pensione deri në​​ vitin 1999, kur edhe janë​​ ndërprerë​​ nga Serbia në​​ mënyrë​​ arbitrare”.

 

  • Parashtruesi i kërkesës thekson se Qeveria e Republikës së​​ Kosovës duhet të​​ bëjë​​ pagesën e pensioneve​​ ose të​​ ushtrojë​​ presion ndaj Republikës së​​ Serbisë​​ për pagesën e tyre.​​ Parashtruesi i​​ kërkesës​​ kërkon​​ nga Gjykata​​ ​​ ​​ marrë​​ vendim​​ për​​ realizimin e pensioneve​​ ​​ tij,​​ ​​ cilat nuk i kishte​​ përfituar​​ nga viti 1998 e tutje.

 

 

 

 

Vlerësimi​​ i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari vlerëson nëse parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara në Kushtetutë dhe të parashikuara më tej në Ligj dhe në Rregullore të punës.​​ 

 

  • Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafëve 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni​​ dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në lidhje me nenet 46, 47, 48 të Ligjit.

 

Neni 113

[Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]

“1. Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

7. Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

[...]

 

Neni 46​​ 

[Lejueshmëria]​​ 

Gjykata Kushtetuese pranon dhe procedon kërkesën e ngritur sipas nenit 113, paragrafi 7 të Kushtetutës, nëse konstaton se janë plotësuar të gjitha kushtet e përcaktuara ligjore.

Neni 47

[Kërkesa individuale]

“1. Çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tija individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik.

2. Individi mund ta ngritë kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.

 

Neni 48

[Saktësimi i kërkesës]

“Parashtruesi i kërkesës ka për detyrë që në kërkesën e tij të qartësoj saktësisht se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë cenuar dhe cili është akti konkret i autoritetit publik të cilin parashtruesi dëshiron ta kontestoj”.

 

  • Gjykata,​​ po ashtu, i referohet rregullave 25,​​ 54 dhe 74 të Rregullores ​​ së punës.

 

Rregulli​​ 25​​ 

[Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve]

[...]

(e) mbrojtjen juridike të​​ kërkuar;​​ 

(f) përmbledhjen e shkurtër të​​ fakteve;​​ 

(g) arsyetimin rreth pranueshmërisë dhe meritave të​​ kërkesës; dhe​​ 

(h) informacionet dhe dokumentacionin mbështetës.

 

Rregulli 54​​ 

[Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës]

(1) Gjykata mund të hedhë poshtë një kërkesë kur Gjykata përcakton se pretendimi:​​ 

(a) nuk është më në​​ mënyrë aktive i diskutueshëm;​​ ose

(b) nuk përfaqëson një kontest.

(2) Gjykata mund të​​ vendosë​​ ta refuzojë​​ një​​ kërkesë​​ me procedurë​​ ​​ shkurtër​​ ​​ qoftë​​ se:​​ 

(a)​​ kërkesa​​ është jo e plotë ose e paqartë,​​ përkundër​​ kërkesës​​ ose​​ kërkesave​​ nga Gjykata ndaj​​ palës​​ ​​ ta​​ plotësojë​​ ose të​​ qartësojë​​ kërkesën;

[...]

 

Rregulli 74​​ 

[Kërkesa në pajtim me paragrafin 7 të nenit 113 të Kushtetutës dhe me nenet 46,​​ 47,​​ 48,​​ 49 dhe 50 të Ligjit]

 ​​​​ [...]

​​ (2)​​ Kërkesa​​ e parashtruar sipas​​ këtij​​ rregulli duhet të​​ qartësojë​​ saktësisht​​ se cilat të​​ drejta dhe liri pretendohet se​​ janë​​ shkelur dhe se cili​​ është​​ akti konkret i autoritetit publik i cili​​ kontestohet.

 

  • Parashtruesi i kërkesës thekson se kishte punuar në​​ termocentralin “Kosova A” në​​ Obiliq më​​ shumë​​ se 22 vite. Në​​ vendin e punës kishte pësuar lëndime të​​ rënda fizike. Në​​ vitin 1995 iu kishte njohur e drejta për pension invalidor të​​ kategorisë​​ ​​ parë, të​​ cilën e mori deri në​​ vitin 1998 kur​​ iu ndërpre për shkak të​​ fillimit të​​ luftës në​​ Kosovë. Parashtruesi i kërkesës thekson se, që​​ nga viti 2000​​ kishte​​ parashtruar kërkesa te institucionet​​ shtetërore​​ ​​ mënyrë​​ ​​ ​​ bënin presion te​​ Serbia​​ për​​ kthimin e fondeve pensionale.

 

  • Gjykata e njoftoi parashtruesin e kërkesës për regjistrimin e kërkesës dhe i kërkoi që​​ ta plotësonte formularin e kërkesës; të​​ specifikonte aktin e autoritetit publik që​​ e konteston dhe të​​ cekte të​​ drejtat dhe liritë​​ e njeriut që​​ pretendon se i janë​​ shkelur.​​ 

 

  • Parashtruesi i kërkesës dorëzoi përsëri​​ shkresa​​ ​​ Gjykatë​​ mirëpo nuk e plotësoi dhe qartësoi kërkesën e tij.​​ Parashtruesi i kërkesës nuk ka bashkangjitur ndonjë akt të autoritetit publik të cilin e konteston.

​​ 

  • Gjykata thekson se, rregulli 54 (2) (a) i Rregullores së​​ punës​​ parasheh​​ ​​ Gjykata mund të​​ vendosë​​ ta refuzojë​​ një​​ kërkesë​​ me procedurë​​ ​​ shkurtër në​​ qoftë​​ se kërkesa​​ është​​ jo e plotë​​ ose e paqartë, përkundër kërkesës nga Gjykata ndaj palës që​​ ta plotësoje ose qartësojë​​ kërkesën. Në​​ rastin ​​ konkret, Gjykata vlerëson se kërkesa e parashtruesit të​​ kërkesës​​ është​​ jo e plotë​​ dhe e paqartë, përkundër kërkesës së​​ Gjykatës ndaj parashtruesit të​​ kërkesës për ta plotësuar dhe qartësuar kërkesën e tij.

 

  • Gjykata​​ rithekson​​ se barra për ta plotësuar dhe qartësuar kërkesën​​ bie mbi parashtruesit e kërkesave, të​​ cilët kanë​​ interes juridik për t’i ngritur pretendimet e tyre. Në​​ rastet kur parashtruesit e kërkesave nuk i përgjigjen kërkesës së​​ Gjykatës për qartësimin dhe plotësimin e kërkesës, Gjykata i shpall këto kërkesa si të​​ paqarta dhe jo të​​ plota​​ dhe i refuzon me procedurë​​ të​​ shkurtër (shih, rastet e Gjykatës​​ KI01/23,​​ parashtrues Amir Hamza, Vendim​​ për​​ refuzim​​ ​​ kërkesës​​ i 14 dhjetorit 2023, paragrafi 42;​​ KI90/20,​​ parashtrues Arben Boletini, Vendim​​ për​​ refuzimin e​​ kërkesës​​ i 9 dhjetorit 2020, paragrafi 25).

 

  • Gjykata konstaton se kërkesa e parashtruesit të​​ kërkesës​​ është​​ jo e plotë​​ dhe e paqartë, dhe rrjedhimisht kërkesa​​ refuzohet me procedurë të shkurtër në përputhje​​ me​​ rregullin 54​​ (2)​​ (a)​​ ​​ Rregullores së​​ punës.​​ 

 

 

 

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me​​ paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113​​ të Kushtetutës, me nenet​​ 20 dhe 47.1 të Ligjit dhe me rregullin 54 (2)​​ (a)​​ të Rregullores së punës,​​ më​​ 4 shtator 2024, njëzëri

 

VENDOS​​ 

 

  • TË​​ REFUZOJ kërkesën;

 

  • T’UA KUMTOJË këtë​​ vendim​​ palëve dhe, në pajtim me​​ paragrafin 4 të ​​ nenit 20​​ të Ligjit, ta publikojë në Gazetën Zyrtare;

 

  • Ky​​ vendim​​ hyn në fuqi​​ ​​ ditën​​ e shpalljes​​ ​​ Gazetën​​ Zyrtare​​ ​​ Republikës​​ ​​ Kosovës,​​ ​​ pajtim me paragrafin 5​​ ​​ nenit 20​​ ​​ Ligjit.

 

 

Gjyqtari raportues ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese​​ 

 

 

 

Safet Hoxha ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​  ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ Gresa Caka-Nimani

1

Parashtruesit:

Kamer Kameri

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për refuzim të kërkesës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile