Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, ARJ-UZVP.nr.95/2019, të 29 korrikut 2019

Nr. të lëndës KI 06/20

Parashtruesit: Migjen Selmani

Shkarko:

KI06/20, Parashtrues: Migjen Selmani, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, ARJ-UZVP.nr.95/2019, të 29 korrikut 2019

KI06/20, Aktvendim për papranueshmëri, i 13 majit 2020, publikuar më 27 maj 2020

Fjalët kyç: kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, kërkesë  e paafatshme 

Parashtruesi i kërkesës, para Gjykatës Kushtetuese, kontestoi Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, ARJ-UZVP.nr.95/2019, përmes të cilit u refuzua si e pabazuar kërkesa e parashtruesit për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor kundër Aktgjykimit A.A.nr.30/2018 të Gjykatës së Apelit të Kosovës, të 18 marsit 2019.

Kërkesa e parashtruesit kishte të bënte me kërkesën që ai së bashku me disa të punësuar të tjerë, që ishin në të njëjtën pozitë dhe në të njëjtin institucion me parashtruesin e kërkesës (si Ekspert i Anti-korrupsionit në Departamentin Special Anti-korrupsion, në kuadër të Prokurorisë Speciale të Republikë së Kosovës), u janë drejtuar Ministrisë së Administratës Publike duke kërkuar përfshirjen e tyre në sistemin e pagave, përkatësisht  rritjen e pagës në lartësi prej 30 % në bazë të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 02/151, të 6 janarit 2011. Kërkesa e tyre ishte refuzuar me arsyetimin se këta të fundit nuk mund të shfrytëzojnë të drejtën për rritje të pagës pasi që nuk janë të përfshirë në mënyrë taksative në Vendimin nr. 02/151,  të  Qeverisë së Republikës së Kosovës, të 6 janarit 2011.

Parashtruesi i kërkesës pretendon se me vendimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat e mbrojtura me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenin 49 [E Drejta e Punës dhe e Ushtrimit të Profesionit] dhe nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore], të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në thelb, parashtruesi i kërkesës, para Gjykatës, pretendon se gjykatat e rregullta kanë bërë vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.

Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit ishte e papranueshme, sepse nuk ishte parashtruar brenda afatit ligjor të paraparë me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c), të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Migjen Selmani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative