KI175/18 Parashtruese: Fllanza Kadiu, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Rev. nr. 181/2018 të 13 qershorit 2018
KI175/18, aktvendim për papranueshmëri i 22 janarit 2020, publikuar më 21 shkurt 2020
Fjalët kyç: kërkesë individuale, vlerësim i kushtetutshmërisë së aktvendimit të kontestuar të Gjykatës Supreme, e paafatshme
Kërkesa bazohet në nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr. 03/L-121 dhe rregullin 32 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
Më 15 korrik 2017, parashtruesja e kërkesës kishte plotësuar kushtin e moshës për dalje në pension, dhe në pajtim me këtë, punëdhënësi i saj i atëhershëm inicioi procedurën e pensionimit të parashtrueses së kërkesës. Parashtruesja e kërkesës më pas parashtroi kërkesë te punëdhënësi për pagesën e tri pagave mujore në emër të përcjelljes në pension, tri paga mujore si shpërblim jubilar. Punëdhënësi e refuzoi këtë kërkesë të parashtrueses. Parashtruesja e kërkesës e pakënaqur me këtë proces, përkatësisht me mospagesën e pensioneve jubilare, filloi procedurën gjyqësore lidhur me këtë çështje.
Pas kësaj, në lidhje me ankesën e parashtrueses së kërkesës, kjo çështje kaloi nëpër të gjitha fazat e procedurës së ankesës, duke përfunduar me aktvendimin Rev. nr. 181/2018 e Gjykatës Supreme të Kosovës, të 13 qershorit 2018, e cila iu dorëzua parashtrueses më 13 qershor 2018.
Parashtruesja e dorëzoi kërkesën në Gjykatë, duke u ankuar se në rastin e saj nuk kishte pasur gjykim të drejtë dhe të paanshëm dhe se ajo nuk kishte gëzuar trajtim të barabartë, i cili, sipas fjalëve të saj, ishte reflektuar në moslejimin e pagesës së pagave jubilare dhe pensioneve të cilat kërkohen me Ligjin e punës. Sipas fjalëve të parashtrueses së kërkesës, në arsyetimin e aktgjykimit të Gjykatës Supreme ka mangësi sepse nuk janë zbatuar dispozitat e Ligjit të punës, përkatësisht marrëveshjes kolektive.
Gjykata konsideron se parashtruesja e kërkesës e ka ndërtuar rastin e saj në baza të ligjshmërisë, përkatësisht në vërtetimin e fakteve në lidhje me zbatimin e Ligjit të punës, Marrëveshjen Kolektive nga Gjykata Supreme, e cila e kishte refuzuar kërkesën e saj për pagesën e pagave jubilare dhe pensioneve, prandaj Gjykata thekson që fakti i thjeshtë që parashtruesja e kërkesës nuk ishte e kënaqur me rezultatin e Aktvendimit të Gjykatës Supreme ose përmendja e dispozitave të Kushtetutës nuk është e mjaftueshme për të ndërtuar një pretendim për shkelje kushtetuese. Kur pretendohen shkelje të tilla të Kushtetutës, parashtruesi i kërkesës duhet të sigurojë pretendime të arsyetuara dhe argumente bindëse.
Në këtë drejtim, në pajtim me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës, kërkesa është qartazi e pabazuar, mbi baza kushtetuese dhe, prandaj, e papranueshme.
Fllanza Kadiu
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Administrative