Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, PML. nr. 247/2017, të 6 shkurtit 2018

Nr. të lëndës KI 95/18

Parashtruesit: Nexhmedin Mazrek

Shkarko:

KI95/18 Parashtrues: Nexhmedin Mazrek, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, PML. nr. 247/2017, të 6 shkurtit 2018

 KI95 / 18, Aktvendim për papranueshmëri i 27 majit 2019, publikuar më 20 gusht 2019

Fjalët kyç: kërkesë individuale, vlerësim i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të kontestuar të Gjykatës Supreme, e parakohshme.

Kërkesa bazohet në nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 dhe rregullin 32 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

Me rastin e përcaktimit të gjendjes faktike në terren në procedurën kontestimore pranë Gjykatës Themelore në Prizren, parashtruesi i kërkesës dhe disa persona të tjerë të cilët ishin palë në këtë kontest, morën pjesë në përleshjen fizike në të cilën disa persona pësuan lëndime të rënda dhe të lehta trupore, ndërsa një person e humbi jetën për shkak të lëndimeve të cilat ishin pasojë e kësaj përleshje.

Pas kësaj, Zyra e Prokurorisë Themelore në Prizren, ngriti aktakuzë kundër parashtruesit dhe disa personave të tjerë për pjesëmarrje në përleshje fizike, duke shkaktuar lëndime të rënda dhe të lehta fizike dhe vdekje.

Kundër parashtruesit të kërkesës u zhvillua procedura penale pranë gjykatave të rregullta për veprën penale të shkaktimit të lëndimeve të rënda dhe të lehta trupore dhe vdekjes.

Procedura penale e lartpërmendur kundër parashtruesit të kërkesës përfundoi me aktgjykimin e Gjykatës Supreme, me të cilin refuzoi si të pabazuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë të parashtruesit dhe e vërtetoi aktgjykimin e shkallës së parë dhe të shkallës së dytë, me të cilët parashtruesi i kërkesës ishte shpallur fajtor.

Parashtruesi në kërkesën e tij deklaron që Gjykata Themelore në Prizren, me rastin e  vërtetimit të gjendjes faktike në procedurën kontestimore midis parashtruesit të kërkesës dhe palëve të treta, ishte i detyruar të sigurojë praninë e policisë me qëllim që të parandalojë përleshjen e mundshme fizike dhe, rrjedhimisht, parashtruesin e kërkesës për të kryer veprën penale për të cilën ishte dënuar dhe, rrjedhimisht, erdhi deri te shkelja e të drejtave të parashtruesit të kërkesës të garantuara me nenet 24, 29, 30, 31, 32 dhe 33 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjykata konsideron se parashtruesi i kërkesës nuk ka specifikuar faktet që tregojnë se në procedurat pranë gjykatave të rregullta ka pasur shkelje të të drejtave të tij të garantuara me Kushtetutë për barazi para ligjit, gjykim të drejtë dhe të paanshëm, mbrojtje gjyqësore të të drejtave dhe mbrojtje të pronës.

Prandaj, kërkesa e parashtruesit është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe duhet të deklarohet e papranueshme në pajtim me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Nexhmedin Mazrek

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale