Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme PA-II.nr.5/2021, të 15 korrikut 2021

Nr. të lëndës KI09/22

Parashtruesit: Zef dhe Pal Gruda

Shkarko:
llogo_gjkk_png_2

 

Prishtinë, më​​ 9 dhjetor 2022

Nr.ref.: RK 2090/22

 

 

 

 

AKTVENDIM PËR PAPRANUESHMËRI

 

në

 

rastin​​ nr.​​ KI09/22

 

Parashtrues

 

Zef dhe Pal Gruda

 

 

Vlerësim i kushtetutshmërisë​​ 

​​ Aktgjykimit​​ të Gjykatës Supreme​​ PA-II.nr.5/2021, të​​ 15 korrikut​​ 2021

 

 

 

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

 

e përbërë nga:

 

Gresa Caka-Nimani, kryetare

Bajram Ljatifi, zëvendëskryetar

Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, gjyqtare

Safet Hoxha, gjyqtar

Radomir Laban, gjyqtar

Remzie​​ Istrefi-Peci, gjyqtare dhe

Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

 

 

Parashtruesi​​ i​​ kërkesës

 

  • Kërkesa është parashtruar nga​​ Zef dhe Pal Gruda nga Prizreni​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ parashtruesit e​​ kërkesës).

 

Vendimi i kontestuar

 

  • Parashtruesit​​ e​​ kërkesës​​ e​​ kontestojnë​​ kushtetutshmërinë e​​ Aktgjykimit​​ [PA-II.nr.5/2021]​​ ​​ Gjykatës Supreme të Kosovës të​​ 15 korrikut​​ 2021​​ (në tekstin e mëtejmë:​​ Gjykata Supreme)​​ në lidhje me Aktgjykimin [APS.nr.43/2020] të 26 shkurtit 2021 të Gjykatës së Apelit – Departamenti Special ( në tekstin e mëtejmë: Gjykata e Apelit).

 

  • Parashtruesit e kërkesës Aktgjykimin [PA-II.nr.5/2021] të​​ 15 korrikut​​ 2021 të Gjykatës​​ Supreme, e kanë pranuar më​​ 17 shtator​​ 2021.

 

 

Objekti i çështjes

 

  • Objekt i çështjes është vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit​​ ​​ lartcekur të​​ Gjykatës Supreme,​​ me të​​ cilin parashtruesi i​​ kërkesës pretendon shkeljen e të drejtave të garantuara me​​ nenet 30 [ Të Drejtat e të Akuzuarit],​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta) , si dhe nenin​​ 1 të protokollit shtesë dhe​​ 6 [E drejta për një proces të rregullt gjyqësor]​​ ​​ Konventës​​ Evropiane për​​ të Drejtat e Njeriut​​ (në​​ tekstin e mëtejmë:​​ KEDNJ).

 

Baza juridike​​ 

 

  • Kërkesa bazohet në paragrafët​​ 1​​ dhe​​ 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara]​​ në lidhje me nenin 21.4 të Kushtetutës,​​ nenin​​ 22​​ [Procedimi i kërkesës]​​ dhe 47 [Kërkesat​​ individuale]​​ të Ligjit​​ për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121​​ (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe​​ në​​ rregullin​​ 32​​ [Parashtrimi​​ i​​ kërkesave dhe​​ përgjigjeve] të Rregullores së​​ punës së Gjykatës Kushtetuese (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e​​ punës).

 

Procedura​​ ​​ Gjykatën Kushtetuese​​ 

 

 

  • Më​​ 20 janar 2022,​​ parashtruesit e kërkesës dorëzuan​​ kërkesën​​ në postë, e cila​​ ​​ në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata)​​ arriti dhe u regjistrua më 25 janar 2022.

 

  • Më​​ 3 shkurt 2022, Kryetarja e Gjykatës​​ caktoi​​ gjyqtarin Safet Hoxha​​ gjyqtar​​ raportues​​ dhe Kolegjin shqyrtues, të përbërë nga gjyqtarët:​​ Selvete Gërxhaliu Krasniqi​​ (kryesuese),​​ Remzie Istrefi Peci​​ ​​ dhe​​ Nexhmi Rexhepi​​ (anëtarë).

 

  • ​​ 4 mars 2022,​​ Gjykata​​ e​​ njoftoi parashtruesit​​ e kërkesës​​ për regjistrimin e kërkesës.​​ Të njëjtën ditë,​​ një kopje e kërkesës iu dërgua​​ Gjykatës Supreme.​​ 

 

  • Më​​ 4 mars 2022, Gjykata e njoftoi për regjistrimin e kërkesës Gjykatën Themelore​​ në Prizren (në tekstin e mëtejmë: Gjykata Themelore)​​ dhe kërkoi nga ajo që të sjellë fletkthesën që dëshmon se kur parashtruesit e​​ kërkesës e ka​​ pranuar aktgjykimin e kontestuar të Gjykatës Supreme.

 

  • Më 25 mars 2022, parashtruesi i kërkesës dorëzoi në Gjykatë dokumente shtesë.

 

  • Më 13 qershor 2022, përfaqësuesi i parashtruesve të kërkesës dorëzoi në Gjykatë një shkresë së bashku me autorizimet për përfaqësim, dhe kërkoi nga Gjykata që ti bashkojë kërkesat e parashtruara nga parashtruesit e kërkesës para gjykatës, përkatësisht me kërkesën KI16/21.

 

  • ​​ 16 nëntor​​ 2022, Kolegji shqyrtues e shqyrtoi raportin e gjyqtarit​​ raportues​​ dhe njëzëri​​ i rekomandoi Gjykatës në përbërje të plotë që ta deklarojë kërkesën të papranueshme.

 

Përmbledhja e fakteve

 

 

  • Bazuar në shkresat e lëndës,​​ parashtruesit e kërkesës janë viktima të fajdeve të cilët kishin marrë para në formë të fajdesh nga disa persona ​​ për të cilët ankohen se Gjykatat nuk kanë vendosur në mënyrë meritore.

 

  • Më 24 maj 2019, Gjykata Themelore​​ përmes aktgjykimit [PKR.nr.76/2018] i kishte liruar nga akuza të akuzuarit si në vijim: Tune Kqira për veprën penale krimi i organizuar nga neni 274par.3 te Kodit Penal te Kosovës ( në tekstin e mëtejmë:KPK), lidhur me veprën penale detyrimi nga neni 267 par.2 e lidhur me nenin 23 te KPK-së, dhe veprën penale fajdeja nga neni 343 par.3 te KPRK-se, te akuzuarit Gjon Kqira dhe Marjan Kqira i ka liruar nga akuza për veprën penale krimi i organizuar nga neni 274 par.1 te KPK-se, lidhur me veprën penale detyrimi nga neni 267 par.2 te KPK-se, dhe veprën penale fajdeja nga neni 343 par.3 te KPRK lidhur me nenin 23 te KPK, te akuzuarit Kastriot Kqira, Benson Buza, Gjekson Kqira i ka liruar nga akuza për veprën penale krimi i organizuar nga neni 274 par. 1 te KPK, po ashtu te akuzuarit Tune Kqira, Kastriot Kqira, Benson Buza, Marjan Kqira dhe Gjon Kqira i ka liruar nga akuza për veprën penale shperlarje e parave nga neni 308 lidhur me nenin 31 te KPRK e lidhur me nenin 32 par.1 dhe 2 nënpar.2.1 të ligjit nr.03/L-96 për parandalimin e shpërlarjes së parave dhe mundësimin e terrorizmit. Ndërsa i ka shpallur fajtorë dhe iu ka shqiptuar dënimet si ne vijim: Te akuzuarin Kastriot Kqira për veprën penale detyrimi nga nenin 267 par.2 te KPRK dhe fajdeja nga neni 343 par.3 te KPRK-se, dhe i ka shqiptuar dënimin me burgim ne kohëzgjatje prej 3 (tri) vitesh ne te cilin i ka llogaritur edhe kohen e kaluar ne masën paraburgimit nga data 28.05.2015 gjer me date 11.10.2015, si dhe për veprën penale mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve nga nenin 374 par. 1 te KPRK-se, e qe e ka shpallur fajtor i ka shqiptuar dënim me gjobe ne lartësi prej 1.500 (njëmijepesëqind) €. Tune Kqira për veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm nga nenin 300 par.3 lidhur me par.2 lidhur me nenin 32 e nenin 31 te KPRK-se, i ka shqiptuar dënim me burgim ne kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 3 (tre) muaj dhe i ka llogaritur kohen e kaluar ne paraburgim nga data 28.05.2015 gjer me date 29.08.2017 dhe​​ për​​ veprën​​ penale mbajtja ne​​ pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te​​ armëve​​ nga nenin 374 par. 1 te KPRK-se, e ka shpallur fajtor i ka shqiptuar​​ dënim​​ me gjobe ne​​ lartësi​​ prej 1.500 (njëmijepesëqind) €. Gjon Kqira​​ për​​ veprën​​ penale​​ organizimi​​ i skemave piramidale dhe bixhozit te​​ paligjshëm​​ nga nenin 300 par.3 lidhur me par.2 e lidhur me neni 31 te KPRK-se, i ka shqiptuar​​ dënim​​ me burgim ne​​ kohëzgjatje​​ prej 2 (dy) vite e 5 (pese) muaj dhe i ka llogaritur kohen e kaluar . ne paraburgim nga data 25.05.2015 e gjere me date 11.10.2017, dhe​​ për​​ veprën​​ penale mbajtja ne​​ pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve nga neni 374 par.1 te KPRK-se, e ka shpallur fajtor i ka shqiptuar​​ dënim​​ me gjobe ne​​ lartësi​​ prej 1.500 (njëmijepesëqind) €. Marjan Kqira​​ për​​ veprën​​ penale mbajtja ne​​ pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve nga nenin 374 par. 1 te KPRK-se, e ka shpallur fajtor i ka shqiptuar​​ dënim​​ me gjobe ne​​ lartësi​​ prej 1.500 (njëmijepesëqind) €. Benson Buza​​ për​​ veprën​​ penale detyrimi nga nenin 267 par.2 te KPK:­​​ se dhe fajdeja nga nenin 343 par.3 te KPRK-se, dhe i ka shqiptuar​​ dënim me burgim​​ ne​​ kohëzgjatje​​ prej 2 (dy) vite e 5 (pese) muaj ne te cilin i ka llogaritur edhe kohen e kaluar ne paraburgimin nga data 28.05.2015 e gjer me date 03.10.2015, si dhe​​ për​​ veprën​​ penale mbajtja ne​​ pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve nga nenin 374 par. 1 te KPRK-se, e ka shpallur fajtor i ka shqiptuar​​ dënim​​ me gjobe ne​​ lartësi​​ prej 1.500 (njëmijepesëqind) € , te cilin e ka obliguar qe ne afat prej 15​​ ditësh​​ ta​​ paguaj​​ gjobën​​ ne te​​ kundërtën​​ dënimi​​ do ti​​ zëvendësohet​​ ne​​ dënim​​ me burgim ku do ti llogaritet​​ për çdo 20 euro te​​ gjobës​​ me​​ një​​ dite burgimi. Besfort Omaj​​ për​​ veprën​​ penale detyrimi nga nenin 267 par.2 te KPK-se,​​ për​​ te​​ cilën​​ i ka shqiptuar​​ dënim​​ me burgim ne​​ kohëzgjatje​​ prej 2 (dy) vite e 5 (pese) muaj te cilit i ka llogaritur edhe kohen e kaluar ne paraburgim​​ përkatësisht​​ ​​ arrest​​ shtëpiak​​ nga data 28.05 2015 gjer me date 30.06.2017. Gjekson Kqira​​ për​​ veprën​​ penale fajdeja nga neni 343 par. 1 te KPRK-se, i ka shqiptuar​​ dënim​​ me burgim ne​​ kohëzgjatje​​ prej 8 (tete) muajve dhe​​ dënim​​ me gjobe ne​​ lartësi​​ prej 1000 (njëmijë) €, ne​​ këtë​​ dënim​​ i ka llogaritur edhe kohen e kaluar ne paraburgim nga data 28.05.2015 gjer me date26.01.2016.​​ Gëzim​​ Kqira​​ për​​ veprën​​ penale fajdeja nga nenin 343 par. 1 te KPRK-se, i ka shqiptuar​​ dënimin​​ me burgim ne​​ kohëzgjatje​​ prej 6 (gjashte) muajve dhe​​ dënimin​​ me gjobe ne​​ lartësi​​ prej 1000 (njëmijë) €, ne​​ dënim​​ i ka llogaritur edhe kohen e kaluar ne paraburgim nga data 11.10.2015 e gjer me date 09.02.2016.​​ Dënimin me burgim me pëlqimin e të akuzuarit e ka zëvendësuar në dënim me gjobë në lartësi prej 3.000 (tremijë) €, qe te akuzuarin e ka detyruar qe këtë shumë ta paguaj në afat prej 15 ditësh, e në rast se i akuzuari nuk e paguan dënimin me gjobë atëherë të njëjtit do ti zëvendësohet dënimi me gjobë në dënim me burgim​​ duke i llogaritur për çdo 20 euro të gjobës me një ditë burgim.​​ Gjykata e shkalles se pare, po ashtu ka urdhëruar shfuqizimin e aktvendimit te datës 11.02.2016, vendimet dhe urdhëresat e konfiskimit te pasurisë se pa luajtshme dhe te luajtshme duke urdhëruar kthimin e këtyre sendeve tek te akuzuarit qe ju kane sekuestruar te përshkruar si ne dispozitiv, ndërsa ka urdhëruar konfiskimin e armeve ndaj te akuzuarve Tune, Marjan, Kastriot, Gjon Kqira dhe Benson Buza. Te dëmtuarit i ka udhëzuar që kërkesat pasurore juridike ti realizojnë ne procedure kontestimore. I ka obliguar secilin te akuzuar veç e veç që të paguajnë shumen prej 2.000 (dymijë) €, ne emër te paushallit gjyqësor - si shpenzime te procedurës penale dhe po ashtu se cilin veç e veç të paguaj shpenzimet prej 50 €, ne emër te shpenzimeve te procedurës penale për fondin për kompensimin e viktimave te krimit.

 

  • Në një datë të pasaktësuar, Prokuroria e shtetit parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore.

 

  • Më 4 maj 2020, Gjykata e Apelit përmes aktgjykimit [APS.nr.06/2019] aprovon ankesën e Prokurorisë dhe sipas detyrës zyrtare e ndryshon pjesërisht aktgjykimin e ankimuar ne pjesën liruese ashtu qe i shpall fajtor të akuzuarit: Tune Kqira, Kastriot Kqira, Gjon Kqira, Marijan Kqira, Benson Buza, Gjekson Kqira,​​ Gëzim​​ Kqira,​​ për​​ veprën​​ penale detyrimi nga nenin 328 par.2 lidhur me​​ par.1​​ te KPRK-se dhe​​ për​​ veprën penale fajdeja nga neni 343 par.3 lidhur me par.1​​ e lidhur me nenin 31 te KPRK-se, duke i gjykuar si: Tune Kqira me​​ dënim​​ burgimi ne​​ kohëzgjatje​​ prej 5 (pese) vite dhe​​ dënim me gjobë​​ ne shume prej 20.000 (njëzetmijë) €, Kastriot Kqira me​​ dënim​​ burgimi ne​​ kohëzgjatje​​ prej 5 (pese) vite dhe​​ dënim​​ me gjobe ne shume prej 20.000 (njëzetmijë) €, Gjon Kqira me​​ dënim​​ burgimi ne​​ kohëzgjatje​​ prej 3 (tri) vjet e 6 (gjashte) muaj dhe​​ dënim​​ me gjobe ne shumen prej 10.000 (dhjetëmijë) €, Marijan Kqira me​​ dënim​​ burgimi ne​​ kohëzgjatje​​ prej 3 (tri) vite dhe​​ dënim​​ me gjobe ne shume prej 5.000 (pesëmijë) €, Benson Buza me​​ dënim​​ burgimi ne​​ kohëzgjatje​​ prej 5 (pese) vite dhe​​ dënim​​ me gjobe ne shume prej 20.000 (njëzetmijë) €, Gjekson Kqira me​​ dënim​​ burgimi ne​​ kohëzgjatje​​ prej 3 (tri) vite dhe​​ dënim​​ me gjobe ne shume prej 5.000 (pesëmijë) €, dhe​​ Gëzim​​ Kqira​​ me​​ dënim burgim​​ ne​​ kohëzgjatje​​ prej 3 (tri) vite dhe​​ dënim​​ me gjobe ne shume prej 5.000 (pesëmijë) euro.​​ Me aprovimin e ankesës se Prokurorisë e ndryshon pjesërisht aktgjykimin e shkalles se pare, vetëm sa i përket vendimit mbi dënimin, ashtu qe te akuzuarit Besfort Omaj për veprën penale detyrimi nga nenin 267 par.2 te KPK-se, e gjykon me dënim burgimi ne kohëzgjatje prej 5 (pese) vite, ne te cilin dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar ne paraburgim. Tune Kqira për veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm nga neni 300 par.3 lidhur me , par.2 te KPRK-se, e gjykon me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 8 (tete) muaj. Gjon Kqira për veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe​​ bixhozit te paligjshëm nga nenin 300 par.3 lidhur me par.2 te KPRK-se, e gjykon me dënim me burgim ne kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 8 (tete) muaj. Ndërsa te akuzuarit: Tune Kqira, Gjon Kqira, Benson Buza, Marijan Kqira dhe Kastriot Kqira, për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga nenin 374 par.2 te KPRK-se, për te cilën janë shpallur fajtor e ndryshon aktgjykimin, ashtu qe secilit te akuzuar iu shqipton dënimin me gjobe ne shumen prej nga 5.000 (pesëmijë) €. Në mbështetje te nenit 80 te KPRK-së, te akuzuarve ju shqiptua​​ dënimi unik si ne vijim: Tune Kqira me dënim unik burgimi ne kohëzgjatje prej 7 (shtate) vite, dhe dënim me gjobe ne shume prej 25.000 (njëzetepesëmijë) €, ne këtë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar ne paraburgim, Kastriot Kqira me dënim unik burgimi ne kohëzgjatje prej 5 (Pese) vite, dhe dënim me gjobe ne shume prej 25.000 (njëzetepesëmijë) €, ne këtë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar ne paraburgim. Gjon Kqira me dënim unik burgimi ne kohëzgjatje prej 5 (pese) vite e 6 (gjashte) muaj, dhe dënim me gjobe ne shume prej 15.000 (pesëmbëdhjetëmijë) €, ne këtë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar ne paraburgim. Marjan Kqira me dënim unik burgimi ne kohëzgjatje prej 3 (tri) vite, dhe dënim me gjobe ne shume prej 10.000 (dhjetëmijë) €, ne këtë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar ne paraburgim. Benson Buza me dënim unik burgimi ne kohëzgjatje prej 5 (Pese) vite, dhe dënim me gjobë ne shume prej 25.000 (njëzetepesëmijë) €, në këtë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar ne paraburgim. Gjykata e Apelit , e anulon aktgjykimin e shkalles se pare dhe çështjen e kthen ne rigjykim dhe rivendosje vetëm sa i përket veprës penale shpëlarjes se parave si ne piken II te diapozitivit dhe pjesës se konfiskimit te pasurisë. Mbetet ne fuqi aktvendimi i datës 11.02.2016 dhe urdhëresat për sekuestrimin e​​ pasurisë mbesin edhe me tutje në​​ fuqi.​​ Po ashtu, Gjykata e Apelit të akuzuarve: Tune Kqira, Kastriot Kqira, Gjon Kqira Benson​​ Buza dhe Besfort Omaj, u caktoi​​ masën e paraburgimit e cila mase do t'iu llogaritet nga data e arrestimit, por jo me gjate se dënimet e shqiptuara me aktgjykimin.​​ 

 

  • Në një datë të pasaktësuar të akuzuarit kishin paraqitur​​ ankesë​​ në Gjykatën Supreme.

 

  • Më 8​​ nëntor​​ 2020, Gjykata Supreme përmes Aktvendimit [PA-II.nr.2/2020] me miratimin e ankesave te mbrojtësve të të akuzuarve Tune Kqira, Gjon Kqira, Marjan Kqira dhe Gëzim Kqira, e sipas detyrës zyrtare ne raport me te akuzuarit Kastriot Kqira, Benson Buza, Gjekson Kqira dhe Besfort Omaj, e ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës se Apelit APS.nr.6/2019 te datës 4 maj 2020, dhe çështjen ia ka kthyer ne rivendosje kësaj gjykate. Ankesa e te akuzuarit Besfort Omaj, e shpalli jo lëndore. Ndaj te akuzuarve Tune Kqira, Kastriot Kqira, Gjon Kqira, Benson Buza dhe Besfort Omaj, vazhdohet paraburgimi i caktuar me aktvendimin APS.nr.06/2019 te datës 4 majit 2020.

 

  • Më 26 shkurt 2021, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [APS.nr.43/2020] në procedurën e rivendosjes e kishte ndryshuar pjesërisht aktgjykimin e Gjykatës Themelore ne Prizren PKR.nr.76/2018 te 24 majit 2019, ashtu që të akuzuarit: Tune Kqira, Gjon Kqira, Marjan Kqira,​​ Benson Buza, Gjekson Kqira, Gëzim Kqira, i ka shpallur fajtor për veprën penale fajdeja nga neni 343 par.3 lidhur me par.1 si në pikat 1/1, 1/3 , 1/4, 1/8,1/9, 1/11, 1/12, 1/13, e 1/14 në bashkim me veprën penale detyrimi nga neni 340 par.2 lidhur me par.1 si ne pikat 1/1, 1/2, 1/3, 1/4, 1/5, 1/6, 1/7 e 1/9, në bashkëkryerje nga neni 31 e lidhur me nenin 81 në vazhdimësi te KPRK, ashtu qe gjykata i caktoi dënimet për veprën penale fajdeja nga neni 343 par.3 lidhur me par.1 si ne pikat e lartcekura. Te akuzuarit: Tune Kqira, dënim burgim ne kohëzgjatje prej 4 (katër) vite dhe dënim me gjobe ne shume prej 10.000 (dhjetëmijë) €, Kastriot Kqira, dënim burgimi ne kohëzgjatja prej 4 (katër) vite dhe me gjobe ne lartësi prej 10.000 (dhjetëmijë) €, Gjon Kqira,​​ dënim​​ burgimi ne​​ kohëzgjatja​​ prej 2 (dy) vite dhe me gjobe ne​​ lartësi prej 3.000 (tremijë) €, Marjan Kqira,​​ dënim​​ burgimi ne​​ kohëzgjatja​​ prej 2 (dy) vite dhe me gjobe ne​​ lartësi​​ prej 3.000 (tremijë) €, Benson Buza,​​ dënim​​ burgimi ne​​ kohëzgjatja​​ prej 3 (tri) vite dhe me gjobe ne​​ lartësi​​ prej 10.000 (dhjetëmijë) €, Gjekson Kqira,​​ dënim​​ burgimi ne​​ kohëzgjatje​​ prej 2 (dy) vite dhe me gjobe ne​​ lartësi​​ prej 3.000 (tremijë) €,​​ Gëzim​​ Kqira,​​ dënim​​ burgimi ne​​ kohëzgjatje​​ prej 2 (dy) vite dhe me gjobe ne​​ lartësi​​ prej 3.000 (tremijë) €. Për veprën penale detyrimi nga neni 340 par.2 lidhur me par. 1 te KPRK-se, si ne pikat e lartcekura: Te akuzuarit: Tune Kqira, dënim burgimi ne kohëzgjatje prej 2 (dy) vite dhe dënim me gjobe ne shume prej 10.000 (dhjetëmijë) €, Kastriot Kqira, dënim burgimi ne kohëzgjatje prej 2 (dy) vite dhe me gjobe ne lartësi prej 10.000 (dhjeternije) €, Gjon Kqira, dënim burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite dhe me gjobe ne lartësi prej 5.000 (pesëmijë) €, Marjan Kqira, dënim burgimi ne kohëzgjatja prej 2 (dy) vite dhe me gjobe ne lartësi prej 2.000 (dy mijë) €, Benson Buza, dënim burgimi ne kohëzgjatje prej 3 (tri) vite dhe me gjobe ne lartësi prej 10.000 (dhjetëmijë) €, Gjekson Kqira, dënim burgimi ne kohëzgjatje prej 2 (dy) vite dhe me gjobe ne lartësi prej 2.000 (dy mijë) €, dhe Gëzim Kqira, dënim burgimi ne kohëzgjatje prej 2 (dy) vite dhe me gjobe ne lartësi prej 2.000 (dy mijë) €.​​ Me aprovimin e ankesës se Prokurorisë e ndryshon pjesërisht aktgjykimin e shkalles se pare, vetëm sa i përket vendimit mbi dënimin, ashtu qe te akuzuarit Besfort Omaj për veprën penale detyrimi nga nenin 267 par.2 te KPK-se, e gjykon me dënim burgimi ne kohëzgjatje prej 5 (pese) vite, ne te cilin dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar ne paraburgim. Tune Kqira për veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm nga nenin 300 par.3 lidhur me par.2 te KPRK-se, e gjykon me dënim me burgim ne kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 8 (tete) muaj. Gjon Kqira​​ për​​ veprën​​ penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te​​ paligjshëm​​ nga nenin 300 par.3 lidhur me par.2 te KPRK-se, e gjykon me​​ dënim​​ me burgim ne​​ kohëzgjatje​​ prej 2 (dy) vite e 8 (tete) muaj.​​ Ndërsa te akuzuarit Tune Kqira, Gjon Kqira, Benson Buza, Marijan Kqira dhe Kastriot Kqira,​​ për​​ veprën​​ penale mbajtja ne​​ pronësi, kontroll​​ ose posedim te paautorizuar te armeve nga nenin 374 par.2 te KPRK-se,​​ për​​ te​​ cilën​​ janë​​ shpallur fajtor e ndryshon aktgjykimin, ashtu qe secilit te akuzuar iu shqipton​​ dënimin​​ me gjobe ne shumen prej nga 5.000 (pesëmijë) €.​​ Në mbështetje të nenit 80 te KPRK-se, te akuzuarve iu shqipton dënimin unik me burgim: Tune Kqira dënim unik me burgim ne kohëzgjatje prej 7 (shtate) vitesh dhe dënim me​​ gjobë në shumë​​ prej 25.000 (njëzetepesëmijë) €, Kastriot Kqira, dënim unik me burgim​​ në kohëzgjatje prej 5 (Pese) vitesh dhe dënim me gjobe ne lartësi prej 25.000 (njëzetepesëmijë) €, Gjon Kqira, dënim unik me burgim ne kohëzgjatje prej 5 (pese) vite e 6 (gjashte) muaj dhe me gjobe ne lartësi prej 15.000 (pesëmbëdhjetëmijë) €, Marjan Kqira, dënim unik me burgim ne kohëzgjatje prej 3 (tri) vite dhe dënim me gjobe ne lartësi prej 10.000 (dhjetëmijë) €, Benson Buza, dënim burgimi ne kohëzgjatje prej 5 (Pese) vite dhe dënim me gjobe ne lartësi prej 25.000 (njëzetepesëmijë) €, Gjekson Kqira, dënim unik me burgim ne kohëzgjatje prej 3 (tri) vite dhe dënim me gjobe ne lartësi prej 5.000 (pesëmijë) €, Gëzim Kqira, dënim unik me burgim ne kohëzgjatje prej 3 (tri) vite dhe me gjobe ne lartësi prej 3.000 (tremijë) €. Ne rast se te akuzuarit nuk i paguajnë dënimet me gjobe ne afat prej 3 muajsh, dënimet me gjobe ndaj secilit te akuzuar do te zëvendësohen me dënim me burgim ku secilit te akuzuar për dënimin e shqiptuar do ti llogaritet për një dite burgim me 20 € te gjobës. I ka obliguar te akuzuarit qe ne emër te shpenzimeve te procedurës penale te paguajnë secili veç e veç shumen prej 2.000 (dymijë) €, si dhe ne emër te kompensimit te​​ viktimave krimit secili veç e veç​​ shumen prej 50 €. Vendimi lidhur me​​ dënimin​​ plotësues​​ për​​ konfiskimin mbetet i pandryshuar. Të​​ dëmtuarit​​ për​​ realizimin e​​ kërkesës​​ pasurore-juridike​​ janë​​ udhëzuar​​ ne kontest civil.​​ Janë​​ refuzuar si te pabazuara ankesat e​​ mbrojtësve të​​ akuzuarve.

 

  • Në një datë të pasaktësuar, përfaqësuesit e të akuzuarve Tunë Kqira, Gjon, Marjan, Gëzim Kqira, i akuzuari Besfort Omaj, kishin parashtruar ankesë në Gjykatën Supreme kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit [APS.nr.43/2020] të 26 shkurtit 2021, për shkak te shkeljeve esenciale te dispozitave te procedurës penale, shkeljes se ligjit penal, vërtetimit te gabuar ose jo te plote te gjendjes faktike dhe për shkak te vendimit mbi sanksioni penal, me propozim qe ankesa te aprovohet si e bazuar, aktgjykimi i ankimuar të ndryshohet dhe te shpallen të pafajshëm ose lënda te kthehet ne rigjykim, dhe t’iu ndërpritet masa e paraburgimit.

 

  • Ankesë po ashtu kishin parashtruar edhe parashtruesit ​​ e kërkesës përmes​​ përfaqësuesve​​ ligjor të tyre,​​ ​​ për shkak te vendimit për kërkesën pasurore-juridike, me propozim qe aktgjykimi i atakuar te ndryshohet sa i përket kërkesës pasurore juridike, duke e gjykuar kërkesën pasurore juridike për shumat e cekura ne piken 1, 2, 3, 4 dhe 5 te aktgjykimit, apo lidhur me këto baza atakuese aktgjykimi te anulohet dhe çështja ti kthehet gjykatës së shkalles së parë në rivendosje.

 

  • Më 28 prill 2021, Prokurori i Shtetit përmes shkresës PPA-III-nr.8/2021 kishte propozuar që të refuzohen si te pabazuara ankesat e paraqitura nga mbrojtësit e te akuzuarve dhe përfaqësuesve të autorizuar te palëve te dëmtuara.

 

  • Më 15 korrik 2021, Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit [PA-II.nr.5/2021] ​​ vendosi si në vijim:​​ (i) Me aprovimin e pjesshëm te ankesave te mbrojtësve të të akuzuarve: Tune Kqira, Gjon Kqira, Marjan Kqira, Gëzim Kqira, e sipas detyrës zyrtare edhe ne raport me te akuzuarit: Kastriot Kqira, Benson Buza dhe Gjekson Kqira, ndryshohet aktgjykimi i Gjykatës se Apelit te Kosovës - Departamenti Special APS.nr.4312020 i datës 26.02.2021, përkitazi me disa pika te dispozitivit te aktgjykimit​​ për​​ veprën​​ penale te fajdes nga neni 343 par.3 lidhur me par.1 te KPRK dhe​​ veprës​​ penale detyrimi nga neni 340 par.2 lidhur me par. 1 te KPRK,​​ për të​​ cilat pika ne pajtim me nenin 364 pika 1.3 te KPPK, te akuzuarit lirohen nga akuza sepse, nuk ka prova se i kanë ndërmarrë veprimet inkriminuese;​​ (ii) me aprovimin e ankesave të mbrojtësve të akuzuarve: Tune Kqira, Gjon Kqira, Marjan Kqira, Gëzim Kqira dhe sipas detyrës zyrtare edhe ne raport me te akuzuarit: Kastriot Kqira, Benson Buza dhe Gjekson Kqira sipas detyrës zyrtare aktgjykimi i lartcekur ndryshohet edhe sa i përket vendimit mbi dënimin, ashtu që të akuzuarve iu caktoi dënimet si ne vijim: Për veprën penale fajdeja nga neni 343 par.3 lidhur me par.1 te KPRK: -Tune Kqira, sipas pikës 1.9 dispozitivit, dënim me burgim ne kohëzgjatje prej 2 (dy) vite dhe dënim me gjobe ne shume prej 5.000 (pesëmijë) €, - Kastriot Kqira, sipas pikave 1.3,14,1.9 te dispozitivit dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite dhe dënim me gjobe ne shume prej 5.000 (pesëmijë) €, - Gjon Kqira, sipas pikave 1.11 dhe 1.12 te dispozitivit, dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti dhe dënimin me gjobe ne shume prej 1.500 (njëmijepesëqind) €, - Marjan Kqira, sipas pikës 1.9 te dispozitivit, dënimin me burgim ne kohëzgjatje prej 1 (një) viti dhe dënim me gjobe ne shumen prej 1.500 (njëmijepesëqind) €, -Benson Buza, sipas pikave 1.1 dhe 1.10 te dispozitivit, dënim me burgim ne kohëzgjatje prej 2 (dy) vite dhe dënim me gjobe ne shume prej 5.000 (pesëmijë) €, - Gjekson Kqira, sipas pikave 1.8 dhe 1.14 te dispozitivit, dënimin me burgim ne kohëzgjatje prej 1 (një) viti dhe dënim me gjobe ne shumen prej 1.500 (njëmijepesëqind) €, - Gëzim Kqira, sipas pikave 1.3 te dispozitivit, ​​ dënimin me burgim ne kohëzgjatje prej 1 (një) viti dhe dënim me gjobe ne shumen prej 1.500 (njëmijepesëqind) € . Për veprën penale detyrimi nga neni 340 par.2 lidhur me par. 1 te KPRK:​​ të akuzuarit: -Tune Kqira, sipas pikave 1.7,1.9 te dispozitivit ,dënim me burgim ne kohëzgjatje prej 1 (një) viti dhe dënim me gjobe ne shume prej 5.000 (pesëmijë) €, - Kastriot Kqira, sipas pikave 1.2,1.3,1.4,1.5,1.6,1.7, te dispozitivit​​ dënim​​ me burgim ne​​ kohëzgjatje​​ prej 2 (dy) vite dhe​​ dënim​​ me gjobe ne shume prej 5.000 (pesëmijë) E, - Gjon Kqira, sipas pikave 1.7,1.9, te dispozitivit ,dënimin​​ me burgim ne​​ kohëzgjatje​​ prej 1 (një) viti dhe me gjobe ne shume prej 2.500 (dymijepesëqind) E, - Marjan Kqira, sipas pikave 1.71.1.9, te dispozitivit ,dënimin​​ me burgim ne​​ kohëzgjatje​​ prej 1 (një) viti dhe me gjobe ne shume prej 1.000 (njëmijë) E, - Benson Buza sipas​​ pikës​​ 1.2, te dispozitivit,​​ dënimin​​ me burgim ne​​ kohëzgjatje prej 2 (dy) vite dhe me gjobe ne shume prej 5.000 (pese mije) E, - Gjekson Kqira, sipas​​ pikës​​ 1.7, te dispozitivit ,​​ dënimin​​ me burgim ne​​ kohëzgjatje​​ prej 1 (një) viti dhe me gjobe ne shume prej 1.000 (njëmijë) E, -​​ Gëzim​​ Kqira, sipas​​ pikës​​ 1.7, te dispozitivit,​​ dënimin​​ me burgim ne​​ kohëzgjatje​​ prej 1 (një) viti dhe me gjobe ne shume prej 1.000 (njëmijë) E, 3. Te akuzuarve Tune Kqira e Gjon Kqira​​ për​​ veprën​​ penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te​​ paligjshëm​​ nga nenin 300 par.3 lidhur me par.2 te KPRK-se​​ dhe​​ veprën penale mbajtja ne​​ pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve nga nenin 374 par.2 te KPRK-se​​ dënimet​​ e shqiptuara secilit me burgim ne​​ kohëzgjatje​​ prej nga 2 (dy) vite e 8 (tete)muaj dhe me gjobe ne shume prej nga 5000€, dhe​​ te akuzuarve Benson Buza, Marijan Kqira dhe Kastriot Kqira​​ dënimet​​ e shqiptuara me gjobe​​ secilit​​ ne​​ shumen​​ prej nga 5.000 (pesëmijë) E,​​ për​​ veprën​​ penale mbajtja ne​​ pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve nga nenin 374 par.2 te KPRK-se, ua merr si te​​ vërtetuara. Kurse ne​​ mbështetje​​ te nenit 80 te Kodit Penal te​​ Republikës​​ se​​ Kosovës, te akuzuarit i gjykon me​​ dënim​​ unik me burgim si ne vijim: -Tune Kqira, me​​ dënim​​ unik me burgim ne​​ kohëzgjatje​​ prej 5 (Pese) vite dhe​​ dënim​​ me gjobe ne shumen prej 15.000 (pesëmbëdhjetëmijë) E, ne​​ këtë​​ dënim​​ i llogaritet edhe koha e kaluar ne paraburgim dhe arrest​​ shtëpiak​​ nga data 28.05.2015 deri me date 29.08.2017; - Kastriot Kqira, me​​ dënim​​ unik me burgim ne​​ kohëzgjatje​​ prej 4 (katër) vite 6 (gjashte) muaj dhe​​ dënim​​ me gjobe ne shumen prej 15.000 (pesëmbëdhjetëmijë) E, ne​​ këtë​​ dënim​​ i llogaritet edhe koha e kaluar ne paraburgim dhe arrest​​ shtëpiak​​ nga data 28.05.2015 deri me​​ datën​​ 11.10.2017; - Gjon Kqira, me​​ dënim​​ unik me burgim ne​​ kohëzgjatje​​ prej 4 (katër) vite dhe​​ dënim​​ me gjobe ne shumen prej 10.500 (dhjetëmijepesëqind) E, ne​​ këtë​​ dënim​​ i llogaritet edhe koha e kaluar ne paraburgim dhe arrest​​ shtëpiak​​ nga data 28.05.2015 deri me date 11.10.2017;​​ Marjan Kqira, me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti e 8 (tetë) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej 7.500 (shtatë mijë e pesëqind) Euro, në dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar ne paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data28.05.2015 deri me date 12.06.2015 si dhe nga data 24.07.2015 e deri me date 11.10.2017; - Benson Buza, me dënim unik me burgim ne kohëzgjatje prej 3' (tri) vite 6 (gjashte) muaj dhe dënim me gjobe ne shumen prej 15.000 (pesëmbëdhjetëmijë) €, ne këtë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar ne paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 28.05.2015 deri me datën 03.10.2017; - Gjekson Kqira, me dënim unik me burgim ne kohëzgjatje prej 1 (një) viti e 8 (tete) muaj dhe dënim me gjobe ne shumen prej 2.500 (dymijepesëqind) €, ne këtë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar ne paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 28.05.2015 deri me date 26.01.2016; - Gëzim Kqira, dënimi unik me burgim ne kohëzgjatje prej 1 (një) viti e 8 (tete) muaj dhe dënim me gjobe ne shumen prej 2.500 (dymijepesëqind) €, ne dënim i llogaritet edhe koha e kaluar ne paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 10.11.2015 deri me date 02.09.2016. Ne rast se te akuzuarit nuk i paguajnë dënimet me gjobe ne afat prej 3 (tre) muajsh, dënimet me gjobe ndaj : secilit te akuzuar do te zëvendësohen me dënim me burgim, ku secilit te akuzuar do ti llogaritet për 9do 20 €,te gjobës me një dite burgim; (iii) Ankesat e mbrojtësve te akuzuarve Tune Kqira, Gjon Kqira, Marjan Kqira, Gëzim Kqira, ne pjesët tjera refuzohen si te pabazuara; dhe (iv) ankesa e përfaqësuesve te autorizuar te palëve​​ të​​ dëmtuara​​ Pal e Zef Gruda, dhe ajo e te akuzuarit Besfort Omaj hudhen si te palejuara.

 

 

Pretendimet e​​ parashtruesit​​ të kërkesës

 

  • Parashtruesit e kërkesës pretendojnë​​ se me​​ Aktgjykimin​​ e​​ kontestuar​​ të​​ Gjykatës Supreme​​ i janë shkelur​​ ​​ drejtat​​ e tyre​​ të​​ garantuara me​​ nenet​​ 30 [ Të Drejtat e të Akuzuarit] dhe​​ 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]​​ të Kushtetutës,​​ si dhe​​ nenin​​ 1 të protokollit shtesë [Mbrojtja e Pronës] dhe​​ 6 [E drejta për një proces të rregullt gjyqësor]​​ të KEDNJ-së.​​ 

 

  • Duke iu referuar pretendimit për shkelje të nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6​​ të KEDNJ-së, parashtruesit e kërkesës pretendojnë​​ se​​ “​​ aktgjykimi i atakuar është tërësisht i paqartë dhe i pa kuptueshëm edhe për vetë profesionistet e fushës dhe lërë më për qytetarët e thjeshtë. Misioni dhe mbrojtja e të drejtës nuk nënkupton vetëm që në publik të lihet përshtypja se po bëhet drejtësi, por që gjykatat duhet të garantojnë dhe të bindin se drejtësia është bërë.​​ Në rastin konkret Gjykata ka dështuar të provojë​​ dhe të mbrojë një garancion të tillë, pasi që aktgjykimi i atakuar nuk është i kuptueshëm dhe është tejet konfuz.”

 

  • Tutje​​ parashtruesit e kërkesës pretendojë se iu është shkelë parimi i barazisë së armëve për arsye se asnjëra nga ankesat e të akuzuarve drejtuar Gjykatës Supreme, nuk iu është dorëzuar këtyre si palë e dëmtuar për të dhënë përgjigje.​​ Parashtruesit e kërkesës theksojnë se “parimi i barazisë se armeve kërkon qe secilës pale ti jepet një mundësi e arsyeshme për te paraqitur rastin e saj, nen kushtet qe nuk e vendosin atë ne një pozite te pafavorshme vis - a - vis një pale tjetër. Edhe pse nuk ka asnjë përkufizim shterues se cilat janë kërkesat minimale te " barazisë se armeve" duhet te këtë garanci adekuate procedurale te përshtatshme për natyrën e rastit dhe qe korrespondon me atë qe është ne pyetje ndërmjet palëve. Këtu mund te përfshihen mundësitë për të paraqitur fakte.

 

  • Parashtruesit ​​ e kërkesës pretendojnë se gjykatat e rregullta kanë aplikuar dispozitat ligjore në mënyrë të gabuar dhe arbitrare, dhe këtë iu kanë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së. Lidhur me këtë parashtruesit e kërkesës theksojnë se “aktgjykimi i atakuar me këtë kërkesë nuk ka marr parasysh pretendimet e tona ankimore, te cilat Gjykata Supreme e Kosovës do te duhej te i kishte parasysh. Nuk me është gjykuar kërkesa pasurore juridike. Jemi udhëzua ne kontest civil. Me këtë veprim arbitrare, me aplikim te krejtësisht te njëanëshe KPPRK, çka për pasoj ka pesë njëanshmërinë dhe shkeljen e te drejtave tona njerëzore e ne veçanti edhe ato pronësore. Te akuzuarit janë privilegjuar ndërsa te drejtat tona janë shkelur e bashke me to edhe gradacionet kushtetuese. Siç do te shiheni nga gjendja ne shkresa, kjo çështje ka zgjatur shume, jemi keqtrajtuar dhe kemi pas shpenzime edhe procedurale me angazhim te avokateve e te tjera, por edhe pse i kemi kërkuar shpenzimet, Gjykatat, e edhe Gjykata Supreme nuk na ka gjykuar dhe nuk ka dhënë asnjë arsyetim. Kur janë shpallur fajtor kryesit e krimeve qe ishin objekt i shqyrtimit edhe ne Gjykatën Supreme, janë cekur shumat monetare sa na kane marr, zhvatur, posaçërisht për një pjese te shumave materiale është cekur saktësisht dhe decidivisht shumat e zhvatura. Pse te udhëzoheshim ne kontest civil, te nga shkaktohen përplasje ne seri me këta persona, tani te zgjate procedura me decenie, e kur dihet afiniteti opstruktiv te kryesve te krimeve qe janë gjykuar. Andaj, me na janë shkelur te drejtat tona nga neni 1. i Protokollit shtese te Konventës Evropiane.

 

  • Tutje parashtruesit e kërkesës theksojnë se “Aktgjykimi i Gjykatës supreme është një konfuzion dhe rrëmuje, i pa qarte, i pa arsyetuar ne mase te duhet e posaçërisht me mangësi te arsyetimeve lidhur me ankesat tona. Ne fazën e fundme edhe PSRK na ka bere lëshime nga se edhe pse nuk kane kaluar pretendimet akuzuese, nuk ka paraqitur ankese. Ankese ne procedurën e me hershme ka paraqitur sa i përket kërkesës pasurore juridike, por ato pretendime ankimore Gjykata e apelit i ka injoruar. Andaj, edhe mangësia e arsyetimit te ankesës se PSRK dhe ankesave tone tere këtë procedure penale nga aspekti i palëve te dëmtuara e bene kundër kushtetuese, për çka lusim Gjykatën Kushtetuese qe te aprovoj këtë kërkesë - ankese kushtetuese”.

 

  • Në fund parashtruesit e kërkesës nga Gjykata kërkojnë që: (i) të deklarojë kërkesën e pranueshme; (ii) të konstatojë se ka pasur shkelje të neneve 30 dhe 31 të Kushtetutës dhe 1 te protokollit shtesë dhe 6 të KEDNJ-së; (iii) të shpallë të pavlefshëm Aktgjykimin [PA-II.nr.5/2021] të 15 korrikut 2021 të Gjykatës Supreme dhe aktgjykimet tjera të gjykatave të rregullta.

 

 

 

 

Dispozitat relevante të​​ Kushtetutës​​ Ligjit dhe Rregullores së punës

 

Kushtetuta​​ e Republikës së Kosovës

 

Neni 31

[E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]

 

“1. Çdokujt i garantohet mbrojtje e barabartë e të drejtave në procedurë para gjykatave, organeve të tjera shtetërore dhe bartësve të kompetencave publike.

2. Çdokush gëzon të drejtën për shqyrtim publik të drejtë dhe të paanshëm lidhur me vendimet për të drejtat dhe obligimet ose për cilëndo akuzë penale që ngrihet kundër saj/tij brenda një afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj.”

[...]

 

Neni 30​​ 

[Të Drejtat e të Akuzuarit]

 

Çdokush që akuzohet për vepër penale, gëzon të drejtat minimale në vijim: (1) të njoftohet menjëherë në gjuhën që kupton, për natyrën dhe shkakun e akuzës kundër saj/tij; (2) të njoftohet për të drejtat e tij/saj sipas ligjit; (3) të ketë kohë, mundësi dhe mjete të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e vet; (4) të ketë ndihmën pa pagesë të një përkthyesi, kur nuk flet ose nuk kupton gjuhën në të cilën zhvillohet gjykimi; (5) të ketë ndihmën e një mbrojtësi që e zgjedh, të komunikojë lirisht me të dhe, nëse nuk ka mjete të mjaftueshme, t’i sigurohet mbrojtja falas; (6) të mos shtrëngohet për të dëshmuar kundër vetvetes ose për të pranuar fajësinë e vet.

 

 

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

 

Neni 6

(E drejta për një proces të rregullt)

 

1. Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.​​ 

(...)

 

NENI 1​​ 

Mbrojtja e pronës

 

Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë së tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçse për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare.

 ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​ ​​​​ (...)

 

KODI Nr. 04/L-123 I PROCEDURES PENALE

 

Neni 381

Personat e autorizuar për të paraqitur ankesë kundër aktgjykimit

 

3. I dëmtuari mund të ushtrojë ankesë ndaj aktgjykimit vetëm për vendimin e gjykatës lidhur me sanksionet penale për veprat penale kundër jetës dhe trupit, kundër integritetit seksual, kundër sigurisë së trafikut publik dhe për shpenzimet e procedurës penale.

 

 

Ligji​​ për Gjykatën Kushtetuese

 

Neni 49

(Afatet)

 

“Kërkesa parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit i është dorëzuar vendimi gjyqësor. Në të gjitha rastet e tjera, afati fillon të ecë në ditën kur vendimi ose akti është shpallur publikisht. Nëse kërkesa është e drejtuar kundër një ligji, atëherë afati fillon të ecë që nga dita kur ligji ka hyrë në fuqi.”

 

Rregullorja e punës​​ 

 

Rregulli 39​​ 

(Kriteret e pranueshmërisë)

 

“(1)​​ Gjykata mund ta konsiderojë një kërkesë të pranueshme nëse:​​ 

 

[…]

 

c) kërkesa parashtrohet brenda katër (4) muajsh nga dita kur vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit, dhe

[…].”

 

Vlerësimi i pranueshmërisë së kërkesës

 

  • Gjykata së pari shqyrton nëse janë përmbushur kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe Rregullore të punës. Në këtë drejtim, sipas paragrafit 1 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, Gjykata vendos vetëm për rastet e ngritura para Gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar. Ndërsa, sipas paragrafit 7 i të njëjtin nen të Kushtetutës, individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet e pretenduara të të drejtave dhe lirive të tyre individuale të garantuara me Kushtetutë nga autoritet publike, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

  • Gjykata më tej i referohet kritereve të pranueshmërisë, siç specifikohen në Ligj. Në lidhje me këtë, sipas paragrafit 1 të nenit 47 (Kërkesa individuale), çdo individ ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike në rast se pretendon se të drejtat dhe liritë e tij individuale të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga ndonjë autoritet publik. Sipas paragrafit 2 të të njëjtit nen, individi mund të ngre kërkesën në fjalë vetëm pasi që të ketë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.​​ 

 

  • Për sa i përket përmbushjes së këtyre kritereve, Gjykata fillimisht thekson se parashtruesit e​​ kërkesës​​ janë palë të​​ autorizuara, të cilët kontestojnë​​ një akt të një autoriteti publik, përkatësisht Aktgjykimin [PA-II.nr.5/2021] e 15 korrikut 2021 të Gjykatës Supreme, pasi i kanë​​ shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.

 

  • Megjithatë, Gjykata po ashtu thekson se sipas nenit​​ 49​​ (Afatet) të Ligjit, kërkesa duhet parashtrohet brenda afatit prej katër (4) muajve. Afati fillon të ecë që nga dita kur parashtruesit të kërkesës i është dorëzuar vendimi gjyqësor.​​ Kjo kërkesë është përcaktuar edhe​​ përmes pikës (c) të paragrafit (1) të rregullit 39 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës, që përcakton se kërkesa parashtrohet brenda katër (4) muajve nga dita kur vendimi i mjetit të fundit efektiv juridik i është dorëzuar parashtruesit të kërkesës.​​ 

 

  • Në këtë kontekst, në rrethanat e rastit konkret, Gjykata rikujton që parashtruesi i kërkesës e konteston Aktgjykimin [PA-II.nr.5/2021] të​​ 15 korrikut 2021​​ të Gjykatës​​ Supreme. Fletëkthesa e dorëzuar në Gjykatë nga Gjykata​​ Themelore, vërteton që parashtruesit e​​ kërkesës e kanë​​ pranuar aktin e kontestuar më​​ 17 shtator 2021. Parashtruesit e​​ kërkesës e kanë dorëzuar kërkesën e tyre​​ ​​ postë më 20 janar 2022 e cila në​​ Gjykatë​​ ka​​ arritur​​ ​​ 25 janar 2022, më shumë se​​ 4 muaj​​ pas pranimit të aktit të kontestuar. Rrjedhimisht, Gjykata konstaton se kërkesa e parashtruesve​​ të kërkesës është dorëzuar pas afatit ligjor prej 4 (katër) muajve të përcaktuar me Ligj dhe Rregullore të punës, dhe rrjedhimisht është e papranueshme për shqyrtim.

 

  • Në rastet kur parashtruesi i kërkesës ka të drejtë që kopja e vendimit të plotfuqishëm të organeve gjyqësore vendase t’i dorëzohet në mënyrë automatike, qëllimit dhe synimit të nenit 49 të Ligjit më së miri do t’i shërbehej nëse afati katërmujor llogaritet nga data kur është dorëzuar kopja e atij vendimi (shih, ndër të tjera, rastin GJEDNJ-së Worm kundër Austrisë, nr. 83/1996/702/894, aktgjykim i 29 gushtit 1997, paragrafi 33).

 

  • Gjykata rikujton se qëllimi i afatit ligjor prej 4 (katër) muajve, sipas nenit 49 të Ligjit dhe sipas rregullit 39 (1) (c) të Rregullores së punës, është që të promovojë siguri juridike, duke siguruar që rastet që kanë të bëjnë me çështje kushtetuese të trajtohen brenda një periudhe të arsyeshme dhe vendimet e mëparshme të mos jenë vazhdimisht të hapura për t'u kontestuar (shih, ndër të tjera, rastet e Gjykatës KI48/21, me parashtrues Xhavit R. Sadrija, Aktvendimi për papranueshmëri, i 30 qershorit 2021, paragrafi 44; dhe KI45/21, me parashtrues Samedin Bytyqi, Aktvendim për papranueshmëri, i 20 majit 2021, paragrafi 35; shih gjithashtu, ndër të tjera, rastin e GJEDNJ-se Mocanu dhe të tjerët kundër Rumanisë, nr. 10865/09,45886/07 dhe 32431/08, të 17 shtatorit 2014, paragrafi 258).​​ 

 

  • Si përfundim, nga arsyet e shtjelluara si më sipër, Gjykata konstaton se kërkesa nuk është dorëzuar brenda afatit ligjor të përcaktuar me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (c) të Rregullores së punës dhe rrjedhimisht, Gjykata nuk mund të shqyrtojë meritat e rastit, përkatësisht, nëse përmes Aktgjykimit të kontestuar janë shkelur të drejtat kushtetuese të​​ parashtruesve​​ të kërkesës.

 

 

 

PËR KËTO ARSYE

 

Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, të neneve, 49 të Ligjit dhe në pajtim me rregullat 39 (1) (c) të Rregullores së punës, më​​ 16 nëntor 2022,​​ njëzëri

 

VENDOS

 

  • TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;

 

  • T'UA KUMTOJË​​ këtë Aktvendim palëve;

 

  • TË PUBLIKOJË​​ këtë Aktvendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

 

  • Ky Aktvendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

Gjyqtari raportues ​​ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

 

 

 

Safet Hoxha  ​​​​  Gresa Caka-Nimani

1

Parashtruesit:

Zef dhe Pal Gruda

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale